Grabitësit hyjnë në shtëpi me automatik dhe përleshen me të zotët, policia i kap në flagrancë

2 Maj 2016, 20:57Kronika TEMA

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy grabitës, të cilët kanë hyrë në një shtëpi për ta vjedhur, por janë përleshur me të zotët e saj.

“Më datë 02.05.2016, nga ana e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me forcat e policisë të Komisariatit Kuçovë, u bë arrestim në flagrancë i shtetasve Ismet Kumria, 50 vjeç, banues në Kuçovë, Artur Polovina, 43 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i shtetasve Ismet Kumria dhe Artur Polovina u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin më armë (automatik) banesën e shtetasit F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë.

Në momentin kur autoret kanë hyrë në oborrin e banesës janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë shtetasi F.Sh dhe djali i tij shtetasi A.Sh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas një nga autorët shtetasi Ismet Kumria ka qëlluar me armë, si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve”, bën me dije policia.

1 komente në “Grabitësit hyjnë në shtëpi me automatik dhe përleshen me të zotët, policia i kap në flagrancë”

  1. tfgs1 says:

    fara e keqe sunite nuk behen rob kurre,keshtu ka per te vazhduar edhe per shume dekada grabit,vri,perdhuno……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje