Ky është heroi më i ri i Kosovës, që me fjalimin e tij çmontoi pretendimet serbe për mos pranimin e Kosovës në UEFA

3 Maj 2016, 16:18Rajoni TEMA

Alasdair Bell, zyrtari ligjor i UEFA-së, është njeriu, i cili me fjalimin e tij arsyetoi se pse do të duhet të votohet Kosova për pranim në UEFA, përkundër Statutit që nuk pranon vendet që nuk janë anëtare të OKB-së.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet.

Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët.

Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo” – ka thënë britaniku Bell në fjalimin e tij para votimit për Kosovën.

10 komente në “Ky është heroi më i ri i Kosovës, që me fjalimin e tij çmontoi pretendimet serbe për mos pranimin e Kosovës në UEFA”

  1. Arturi says:

    Faleminderit z. BELL! ? ? ?

    1. Haaaaa says:

      Krahasoni gjyqtaret tane me kerte anglezin Bell,qe arrin te binde 28 shtete per te votruar PRO KOSOVES!
      Ndersa gjyqtaret tane duan te BINDIN VIKTIMEN,qe te pranoje kriminelin se eshte i pa fajshem!

  2. Dheu says:

    Iu lumte. Kjo eshte zgjuarsi. Faleminderime.

  3. demo says:

    Ec Kosove me syte nga Evropa dhe Amerika,se ti do behesh Evrope para Hajdutistanit!Berisha hajdut,Nano hajdut,Rama hajdut,Ilir Meta flori i kulluar me ze e figure.Brezi i ri jane 99 ca digitale,Ketu eshte pa shprese Republika hajdutistanit.Te pakten te na perfaqesoje Kosova,qe sot furnizon tre ekipe kombetare.

    1. albani says:

      demo
      ashtu qofte,por klasen politike nje mut e kane dhe ata me nder,por shyqyr zotit ve dore Amerika dhe na shpeton nga keta horra.
      I FALEMI NDERIT TE BRITANIKUT BELL.

  4. mrekulli says:

    nje dore e fuqishme po nderhyn nga lart (nuk e di nese esht Zoti apo USA) po kaq gjera te mira po ndodhin per popullin tone duke na mbeshtet vende te fuqishme mu athere kur ska shanc me u bo gjo po ndodhin ca mrekulli . ça po presim me ne shqiptaret per me zhvillu dhe me ec nalt e mo nalt se kjo mbeshtetje nga jasht ska me vazhdu perher

  5. Pelasgian says:

    Por dicka te cudit . Pse gjithmon duhet te na mbrojne te HUAJT ???? A do nxjerr Shqiperia e Dardania intelektual qe te dijne te mbrojne te drejtat e vendit te tyre apo jo ?

    1. Lloji says:

      Veshtire te thuhet, e kane mendjen tek thaset me euro…te rinjte nuk lexojne ato pak intelektual qe kemi nuk adoptohen dot me shoqerine bashkkohore, me pak fjale jemi dritshkurter dhe se horizonti yne nuk e kalon pragun e shpise.

  6. Alien says:

    Te nderuare . Superfuqite e medha shkaterrojne shtete por edhe bashkojne shtete . Te gjitha keto per interesa te tyre personale . Historia shkruane . Shqiptaret duhet ti vene re ketyre shrimeve dhe te nxjerrin mesime . Nje nga popujte me te vjeter ne kete planet te lodhure dhe te plakure . Bashkohuni me njeri tjetrin , investoni te edukimi dhe jo te droga dhe hajdutelleku , atehere nuk munde te kete pecarje por vetem superfuqi dhe nuk mund te dukesh si lypesare per lirine qe ta ka falure zoti .

  7. Q.S says:

    Trimi madh me shoke shume. Flm Mr Bell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje