Edhe Turqia pa viza! Përdori "refugjatët" në këmbim të liberalizimit

4 Maj 2016, 14:29Bota TEMA

Komisioni Europian i dha mbështetjen e tij marrëveshjes së lëvizjes së lirë me Turqinë, pasi Ankaraja kërcënoi të tërhiqej nga pakti i emigracionit. Në propozimin e paraqitur me këtë rast, krahu ekzekutiv i bllokut parashikon heqjen e vizave për turqit deri në fund të muajit qershor.

Lajmin e konfirmoi përmes një postimi në “Twitter”, Komisionerja europiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager. “Komisioni Europian propozoi sot heqjen e kufizimit të vizave për qytetarët e Turqisë”, shkroi ajo në rrjetin social.

Që të hyjë në fuqi, marrëveshja duhet të marrë dritën jeshile të qeverive të BE-së dhe të Parlamentit Europian. Në momentin që aprovimi sigurohet, shtetasit turq do të kenë mundësinë e lëvizjes në 26 vendet e zonës së “Schengen”-it, me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës, që kanë rregullat e veta për vizat.

Pakti u jep mundësinë turqve të hyjnë në shtetet e “Schengen”-it për 90 ditë me vizë turistike, ose për 180 ditë nëse bëhet fjalë për çështje biznesi. Nuk është ende e qartë, nëse do të kenë mundësinë e aplikimit për punë pa vizë në një vend të BE-së, shkruan TCH.

Turqia miratoi të hënën një projektligj, që u lejon greko-qipriotëve lëvizjen e lirë drejt saj, por u kujdes për çdo rast të sqaronte se, kjo nuk nënkupton njohjen e Qipros si shtet sovran. Deri në fund të prillit, Turqia nuk kishte përmbushur veçse gjysmën e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave.

4 komente në “Edhe Turqia pa viza! Përdori “refugjatët” në këmbim të liberalizimit”

  1. hahahaha says:

    U ka njohur te drejten “greko” qiprijoteve te vizitojn Turqine e thene troc u ka njohur te drejten turqeve ortodokse te vizitojn Atdheun e tyre te dikurshem

  2. undefined says:

    Kaq e pati dhe evropa, shkeli turku smbiu bar…..


    Evropa e deshperuar u nxitua , kur dihet se 2-3 milione siriane do vijne, por tani qe do zbarkojne miliona sunite, si do tja beje, pse smjaftonin ata shqiptare…..

  3. maximus says:

    kjo eshte goditja perfundimtare e evropes, po race per tu lejuar te futen ne evrope jane keta parazite, race m’e e poshter s’mund te gjesh, prit tani kur te dale ndonje Hitler i ri qe ta pastroje evropen nga keto mbetje mesjetaresh., evropa e leshit , pak presion u beri ai erdogani me refugjatet siriane, direkt hapen dyert, kurse ne na sorollaten me vite gjoja s’kishim plotesuar kushtet., anglezi nuk eshte budalla qe do te dale nga evropa.,

  4. Rita says:

    Maximus ,gaboheni ne komentin tuaj ! Hitleri ishte aleat me Turkine e Gjermania e sotme demokrate do te kishte bere antare te BE Turkine me kohe por refuzimi ishte nga shume vende te tjere !!! Ju kane mbetur ne kujtese Janiceret me callma e shpata ne duar !!! Por ajo kohe eshte e vdekur e shkuar ,,si koha e Napoleonit ,e Hitlerit te vertete e atyreve pasardhes qe e imituan ne menyre perfekte ,madje dhe e tejkaluan ne ngjashmeri te komunnisteve europjan !!! Sot Turkia eshte nje shtet modern ,i fuqishem ushtarakisht e ekonomikisht !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje