Nobelisti Orhan Pamuk i del kundër Erdoganit

4 Maj 2016, 13:04Bota TEMA

Nobelisti i letërsisë turke, Orhan Pamuk ka mbështetur një shkrimtar i cili u paraqit sot para gjykatës me akuzën për fyerje ndaj presidentit Erdogan, i cili i ka shtuar së tepërmi ndjekjet penale ndaj rasteve të tilla, që prej emërimit të tij në krye të shtetit, raportoi agjencia turke e lajmeve, Dogan.

Murat Belge, 73 vjeç, rrezikon të dënohet deri në katër vite burg për një botim të publikuar nga e përditshmja “Taraf” në shtatorin e vitit 2015 në të cilën ai aludonte se presidenti turk kishte rindezur verën e kaluar konfliktin kurd për qëllime elektorale.

“Ky proces përkon me Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo e fundit ka shënuar një hap prapa në Turqi nën drejtimin e Erdoganit”, shprehen të alarmuara disa OJQ.

“Unë shkruaj prej 40 apo 50 vitesh. Është hera e parë që po përballem me një pretendim për fyerje”, u shpreh me keqardhje Belge, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

”Jam bërë anëtar i një prej rretheve më të frekuentuara në Turqi. Grupimi i personave që ofendojnë Erdoganin”, ironizoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje