Pasuria, Tom Doshi merret në pyetje dy orë në Prokurori

4 Maj 2016, 16:15Kronika TEMA

Tom Doshi është marrë në pyetje për më se dy orë në Prokurorinë e Përgjithshme diten e sotme.

Ai ka dhënë shpjegime në zyrën e prokurores Anila Leka e cila po heton pasurinë e deputetit.

I shoqëruar nga avokati i tij, Doshi fillimisht është njohur me akt­ekspertimin që prokuroria ka kryer mbi të ardhurat dhe pasurinë që deputeti disponon.

Më pas Doshi është pyetur nëse ka deklarime apo sqarime në lidhje me akt­ekspertimin.

Në vazhdim të seancës, Doshi me gjithë avokatin kanë dhënë shpjegime verbale dhe kanë dorëzuar disa dokumente justifikuese për shumat monetare dhe pasuritë në emër të Tom Doshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje