Dje ishte dita e katërt që vijojnë përpjekjet për fikjen e zjarrit gjigand që ka përfshirë Albertën në Kanada.
Zjarri ka shkaktuar dëme që përllogariten në më shumë se 2 miliardë dollarë kanadezë.
88 mijë rezidentë u evakuuan ndërkohë që dhjetra ndërtesa janë shkrumbuar.
Sipas autoriteteve 1600 ndërtesa janë shkatërruar totalisht dhe 19 mijë të tjera janë të kërcënuara nga zjarri.