Mister shkaqet e vrasjes së Shpëtim Shalës në Durrës

9 Maj 2016, 09:11Kronika TEMA

Arsyeja e ekzekutimit të 38 vjeçarit me breshëri automatiku në zonën e plazhit në Durrës mbeten ende të paqarta.

Pavarësisht se ka shoqëruar 15 persona, policia ende nuk e ka të qartë se përse u ekzekutua babai i tre fëmijëve, Shpëtim Shala.

Atentati ka qenë i mirëmenduar.

Viktima ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, tip Volfswagen “Golf 5” me targa AA 086 HJ kur u qëllua me breshëri automatiku.

Vrasësi përdori një Scorpions me silenciator.

Shpëtim Shala u qëllua me 6 plumba në kokë të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur 10 gëzhoja të armës.

Shpëtim Shala ishte banor i qytetit të Durrësit, por jetonte me qira.

Atentati është i paramenduar pasi dyshohet se viktima është ndjekur prej kohësh nga vrasësit dhe i është bërë pritë vetëm ditën e djeshme, raporton Lapsi.

Pak para se të qëllohej për vdekje, Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll me shokët e tij në zonën e plazhit.

Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar si autorë të vrasjes, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi.

Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh, pasi në një operacion policor në lokalin e tij pranë plazhit Iliria blutë sekuestruan një sasi cannabis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje