Gazeta “Dita” nuk i ka pritur mirë deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.
Ajo ka bërë një editorial, ku shkruan se ambasadorët po bëhen mbrojtës të një opozite të inkriminuar.
Ja çfarë shkruan ajo:
“Pse kështu bëjnë fëmijët e mirë, të zgjuar, të fortë, inteligjentë, të dashur etj etj”, u themi shpesh kalamajve, me shpresë se do vihen në sedër dhe do ndryshojnë sjelljen.
Farsa e negociatave për reformën në drejtësi mes ambasadorëve Lu-Vlahutin dhe PD, sot shkoi drejt estradës pikërisht me këtë çelës leximi. Sa më shumë vickla hodhën deputetët e opozitës, aq më shumë lajka u bënte ambasadori amerikan Donald Lu.
Si tek “Lulëkuqet mbi mure”, jetimët e PD-së (Berisha nuk kishte ardhur në takim) bërtisnin, “nuk na hahet! Doni të na burgosni shokët! Shporru!”, teksa kujdestari Lu përpiqej t’i kandiste që të këndonin këngën e Reformës.
Por Lu nuk e humbi toruan. I lajkatoi e çfarë nuk u tha: PD-ja ka përmbysur komunizmin; pavarësoi Kosovën; futi Shqipërinë në NATO; pse kështu bëjnë djemtë e mirë?
Por megjithë broçkullat që këputi, (PD-në e themeloi ‘komunizmi’, PD bëri të pamundurën për ta sabotuar Kosovën dhe luftën e saj, në NATO Shqipëria kishte premisa për t’u anëtarësuar që në vitet 1995-96 por e dimë se ç’ndodhi), Lu e Vlahutin morën vetëm naze dhe refuzim.
A ishte ky një mësim i mirë për ambasadorë që bëhen rrogozë të një opozite sa destruktive, aq dhe fajtore dhe e inkriminuar në të gjitha ato krime që reforma hipotetike e drejtësisë premton të luftojë? Apo kështu ishte loja që në fillim? Këtë nuk e dimë.
Por zoti Lu mund ta provojë sërish me ledha në ndonjë mbledhje tjetër, mbase i kandis deputetët shumë prej të cilëve duhet të ishin shënjestër e një reforme të vërtetë në drejtësi. Ndoshta duke propozuar një nen, jo të drojtur si ai me numër 25, por të troçtë dhe të drejtpërdrejtë: Ndalohet hetimi i deputetëve dhe ministrave të djeshëm, të sotëm dhe të ardhshëm të PD-së në jetë të jetëve.
Vetëm kështu zoti Lu mund të arrijë sukses.
Ndërkohë, e ftojmë të jetë edhe më fantazist në lajkat ndaj PD-së: Për shembull, ambasadori duhet ta dijë se Berisha mori pjesë në Lidhjen e Lezhës kundër osmanëve, organizoi Lidhjen e Prizrenit, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, udhëhoqi luftën antifashiste dhe hedhjen e diversantëve njëherësh…
Provoje z.Lu, s’ke ç’të humbasësh…”
Mendim te shprehura drejte.
Me pelqen…
Lu Lu Berisha Apo Donald Berisha?
Moren fund dhe kinezerit e Donald Lu-se,ku avokat Ngjela kishte varur shpresa te medha.
Un di nje emer Prokurori qe eshte fiks po fiks ama per politikan tipik Shqipetare te koruptuar ai quhet Kim Iong 2-shi vetem ai jua con shuren pika pika
Eh ci bo sala imperialismit amerikon. Perpara shoku sali
Vallahi bilahi , koq Trapa s’duhet me ken ky popll !
Perse po i rruhet Lu-se per Drejtesine ne ShQYPnie ?
Shiiiifeniii mer koqol-ista veprat ,xhestikulationin , shifeni si o tu ja Lujt Luja – Ramons ,
cere t’Flirtume si me paq ra per her t’par ne te But ?
Po Afrojn pushimet loool , dhe bota ka fillu pergatitjet ,
ka mor limen m’dor me e mpref ,me e bo me maj veglen;
ndersa ROMINA ka fillu me ndryshu ngjyrn e bikinit eeeee ..
jo po ,po i rruhet qiftit te dashurum per Shqyptart !!!
Je ne Metro Ti-re !
undefined