Tahiri - opozitës: Ndajeni mendjen, ose reformën ose parlamentin

12 Maj 2016, 13:16Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri thirrje opozitës të ndalë sulmet dhe t’i drejtohet prokurorisë për çdo akuzë që ngre.

Duke folur nga seanca plenare, në një replikë më ish-kryeministrin Berisha, ministri Tahiri tha se sa herë policia godet krimin, nga opozita hedh baltë mbi uniformat blu.

“Llumi i akuzave duhet të marrë fund. Sot policia po bën histori suksesi, me luftën kundër krimit, korrupsionit.

Policinë  e Shtetit e sulmoni sa herë bën sukses, kjo bën që t’i dilni në krah botës së krimit. Dilni mbi politikën dhe interesin partiak, dhe mbështeteni policinë për atë që bën. Hajdeni të korrigjojmë bashkë edhe problemet nëse ka, por ky është interesi i shqiptarëve”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai shtoi se demokratët po mbronjnë ata që ju kanë blerë zyrat dhe shtëpitë.

Në fund, ministri e mbylli me një apel që e ka përsëritur disa herë në Parlament.

“Hajde dhe votoni reformën në drejtësi, pse vini këtu dhe bëni debat. Ky është guri i provës, dhe lërini pretekstet. Nëse nuk doni ta votoni, thuajeni hapur.

Ky parlamanet nuk ka legjitimitet nëse nuk voton reformën në drejtësi, sepse e duan 99.99 % e shqiptarëve. Veç atyre që kanë një problem apo frikë nga reforma në drejtësi. 

Hajde dalim mbi interesat e ngushta dhe hajde mbështesim Policinë e Shtetit të bëj atë që është mësuar të bëj. Të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin, paligjshmërinë në çdo cep të Shqipërisë.

Por ndajeni mendjen: o reformën o parlamentin, një nga këto të dyja”, theksoi Tahiri.

2 komente në “Tahiri – opozitës: Ndajeni mendjen, ose reformën ose parlamentin”

  1. MINISTRI BRENDSHEM I SHQYPNISE
    I LUTET KRYEKRIMINELIT DHE ANTISHQIPTARIT ME TE MADHE NE HISTORINE E SHQIPERISE
    TE NDALOJ SULMET NDAJ POLICISE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    O SHQIPERI O E MJERA TI
    PERSE TE MBIU KJO RRACE QENESH ANADOLLI NE SHTEPI !!!

    hik mer bythqim , ti qeke vertet njime sharlatanet e pd-se

  2. mirel says:

    Problemi eshte se nuk jia ka qefi te ndajne mendjen. Dhe nga parlamenti ti nuk i nxjerr dot
    Jane te zgjedhur apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje