VIDEO/ Rama për Tv5Monde: Pas reformës në drejtësi, gati për t’iu bashkuar BE

13 Maj 2016, 12:14Politika TEMA

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, kriza e emigrantëve dhe frankofonia, ishin disa prej çështjeve për të cilat foli kryeministri Edi Rama në një intervistë për Tv5Monde.

“Shpresojmë që me reformën në drejtësi në këtë moment në Parlament, do të mund të prezantojmë kandidaturën tonë serioze për anëtarësim, në fund të këtij viti”, deklaroi Rama për Tv5Monde. Pas 10 vitesh reforma, kryeministri e konsideron Shqipërinë gati për t’u bërë pjesë e BE.

“Mendoj se kemi nevojë për një Europë më të fortë, që të jetë një bashkim shtetesh dhe njerëzish. Një Europë më të fortë politikisht, në çështjet e sigurisë, inteligjencës, në shërbime dhe gjithashtu edhe ekonomikisht”, ka deklaruar Rama.

“Është i nevojshëm integrimin i vendeve të Ballkanit për më shumë siguri, për një mbrojtje të përbashkët”, thekson ndër të tjera shefi i qeverisë.

Sa i përket shqetësimit të krizës së emigrantëve në Europë, Edi Rama e konsideron Shqipërinë si, “jo të prekur drejtpërdrejt, por më shumë moralisht e psikologjikisht.

“BE nuk ka dhënë një përgjigje europiane për këtë krizë”, ka thënë Rama për Tv5Monde. Sa i përket frankofonisë, sipas kryeministrit ajo qëndron në zemër të këtij vendi dhe që prej 1991 e ka vendosur gjuhën frënge si gjuhë të dytë të detyrueshme.

“Frankofonia është një ndër burimet e mrekullueshme të kulturës dhe civilizimit tonë. Është një instrument i pazëvendësueshëm për të patur akses ndaj botës”, nënvizon kryeministri shqiptar.

1 komente në “VIDEO/ Rama për Tv5Monde: Pas reformës në drejtësi, gati për t’iu bashkuar BE”

  1. patrioti says:

    qare na duhet reforma mo Edi po tjua qime
    nenen ketyre demokrateve se nuk po na lene
    me punuar fare duke na denoncuar çdo dite
    neper gazeta e televizione
    duhet ti heqim qafe tu mbyllim gojen
    Saliun duhet ta fusesh ne burg
    popullit qija nene mu ne gop
    rrofte shoku Edi dhe Koqo rrfte P.P.SH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje