Të martën PD paralajmëroi “fakte tronditëse” për lidhjet e drejtuesve të policisë me drogën.
Një ditë më pas, të mërkurën në mesditë Arben Ristani i PD-së, duke lexuar disa emra drejtuesish policie që sipas tij janë të lidhur me trafikun e drogës, përmendi edhe emrin Kastriot Skënderi.
“Ish-drejtori i kufirit në Vlorë, Kastriot Skënderi, i cili u kap në 2015-n në zonën e Kakomesë me një kamion me 1 ton kanabis sativa” – janë fjalët e Ristanit të transmetuara me zë dhe figurë në ekran.
Por Kastriot Skënderi nuk ka qenë asnjëherë “drejtor i kufirit në Vlorë”.
Rasti për të cilin flet Ristani ka të bëjë me një ndalim të 11 nëntorit 2015 kur u arrestua shtetasi Robert Myrdar Muftari, pasi në datën 10 nëntor në fshatin Radhimë te zona e njohur si Viroi u gjet i braktisur dhe u sekuestrua një furgon tip Benz me targë AA 619 AJ dhe një mjet lundrues gomone ku ishin 6 çanta me 808 kg Canabis.
Shef kufiri në policinë e Vlorës kur ka ndodhur ky episod ka qenë Agron Baliaj nga Tropoja, jo Kastriot Skënderi.
I njoftuar për ngatërresën nga gazetarë të kronikës, Ristani ka pranuar në disa shkëmbime mesazhesh që informacioni që ka dhënë në TV nuk është i saktë.
DITA i posedon mesazhet e tij.
Pas kësaj në sajtin zyrtar të PD-së, deklarata e lexuar nga Ristani ka ndryshuar: E ka bërë Kastriot Skënderin nga “drejtor kufiri në Vlorë”, në “drejtor qarku në Gjirokastër”.
Pra sipas leximit të ri të deklaratës së Ristanit “drejtori i Qarkut Gjirokastër u kap në 2015-n në zonën e Kakomesë me një kamion me 1 ton kanabis sativa”.
Duke bërë edhe gabimet e radhës: Kakomenë nuk e ka Gjirokastra por Vlora, por edhe sikur ta kishte, Skënderi nuk ka qenë as drejtor i qarkut Gjirokastër në nëntor 2015 kur ka ndodhur episodi i cituar nga Ristani.
Sikur të mos mjaftojë, ironike është që ndërkohë që PD nëpërmjet Ristanit e ka futur tek “bashkëpunëtorët e Tahirit në lidhjet me trafikantët”, në polici e dinë të gjithë që Skënderi – i cili ka gradën drejtues – dhe Ministri Tahiri nuk kanë patur marrëdhënie të mira.
Fërkimet mes tyre kanë qenë edhe shkaku i largimit të Skënderit nga posti i drejtorit të Qarkut të Vlorës që në korrikun e vitit 2014.
I kontaktuar nga DITA, vetë Skënderi thotë se ka kërkuar në rrugë jozyrtare nga PD që të korrigjojë ngatërresën e emrit, funksioneve dhe të tërheqi deklaratën që e ngarkon pa asnjë arsye me një episod të rëndë.
Por deri tani, nuk ka reagime, veç ndryshimit të tekstit të lexuar nga Ristani nga versioni TV në versionin online.
“Funksionet që kam patur në polici gjatë këtyre viteve dhe periudhat mund të verifikohen shumë lehtë. Edhe z.Ristani e di që ka bërë një ngatërresë. Pres korrigjimin e deklaratës, sic më është premtuar nga kontaktet që pata pas transmetimit në TV. Nëse jo, do më duhet ti drejtohem gjykatës për pastrimin e emrit tim nga diçka me të cilën nuk kam asnjë lidhje” – thotë Skënderi.
He mo dhe ju! Nuk ka faj Ristua! Kane faj pilafi & rakia veresie! ?
PO E MENDONI TE KOLLAJSHME QE TE JESH SAROSH NUK MBAN MEND AS BABEN DHE E NGRATERON ME GJITONIN
So mos te ngaterrohet nje pijanec ordiner?
Sa rren ky gjithe diten bashke me partine e tij, si mund ti mbaj mend te gjitha. Shyqyr qe mban mend edhe kaq