PERPLASJA/ Nishani padit Erion Veliajn: Unë nuk jam hajdut, po terrorizon gjyqtarët. I përgjigjet kryebashkiaku: Je bërë lodër në duart e biznesmenit të Familjes

12 Maj 2016, 18:28Politika TEMA

Përballja mes presidentit Bujar Nishani dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj përfundon në gjykatë. Presidenti Nishani doli si rrallëherë në një konferencë për mediat për të folur për dy çështje dhe që të dyja këto çështje lidheshin me një emër të vetëm; Erjon Veliajn.

Shqetësimi i parë i presidentit lidhej me një deklaratë të kryebashkiakut të Tiranës, në të cilën, sipas kreut të shtetit akuzohej si “hajdut”.

“Unë besoj që shqiptarët nuk mund të kenë në zyrën e Presidentit të Republikës një hajdut. Drejtësia duhet ose të vërtetojë akuzat dhe identifikojë Presidentin si hajdut dhe ta dënojë  atë në bazë të krimit, ose përdhosësin e shtetit shqiptar përmes shpifjes ta dërgojë të përballet me ligjin. Kjo është një rrugë pa kthim”, u shpreh Nishani.

Shqetësimi i dytë i Nishanit lidhej me atë që e quajti “sulm terrorizues ndaj gjyqtarëve”.

“Çështja e dytë është sulmi i dhunshëm i djeshëm, organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe qytetarë dhe individë të tjerë me pushtet ndaj Gjykatës së Apelit Administrativ. Sulmi i dhunshëm qartazi terrorizues ndaj gjyqtarëve në ushtrim të detyrës dhe funksioneve të tyre kushtetuese që e dënojmë me ashpërsinë më të madhe. Sulm ishte i organizuar, instrumentalizuar politikisht ndaj një pushtetit të pavarur kushtetues”, u shpreh ai.

Erion Veliaj i përgjigjet Nishanit: Je bërë lodër në duart e biznesmenit të Familjes

Erion Veliaj ka reaguar me anë të një deklaratë të shpërndarë nga Bashkia e Tiranës, pas konferencës së Bujar Nishani.

Veliaj thotë se Nishani është kthyer në një lodër të biznesmenit të Familjes Berisha.

Bashkia e Tiranës vëren me keqardhje se, prapë sot, Bujar Nishani nuk bëri asgjë tjetër veçse konfirmoi edhe një herë, për çudinë e askujt, se është një kryelodër në duart e njërit prej biznesmenëve të Familjes, duke humbur kështu legjitimitetin e të qenit përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar!

A e dëgjuat Presidentin e lodrave që, përmes të gjitha atyre që tha, pranoi se është thjesht një lodër në duart e interesave të zymta që mbajnë peng Reformën në Drejtësi dhe vetë këtë çështje publike, ku qartësisht drejtësia e molepsur me biznesin ka nxjerrë surratin e saj?!

Si mund të shqetësohet Presidenti për një grup njerëzish që protestojnë ndaj lodrave dhe t’u bashkohet atyre duke ngjitur kodrën e duke sulmuar lodrat, pa u shqetesuar fare për një grup gjykatësish që e kanë bërë lodër në dyert e tyre interesin publik?!

Si mund të dalë Presidenti hapur kundër një parku lojërash për fëmijë në emër të luftës kundër betonit dhe nga ana tjetër mbështet po kaq hapur një lojë të shpifur korrupsioni, në një gjykatë që vendos a do kemi park për fëmijët apo një mal të rrezikshëm betoni ngjitur me Digën e Liqenit?!

Si mundet kreu i Sigurisë Kombëtare, që është kaq i vëmendshëm ndaj fjalëve sepse i prekërkan kostumin institucional, të cilin në fakt nuk e veshi dot kurrë, dhe të mos e çajë kokën fare të thotë një fjalë për raportin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili e thotë qartë se ky mal betoni që duan të ndërtojnë me ngulm Saliu, Luli, Bujari dhe soji e sorrollopi i tyre, kërcënon sigurinë e digës?!

Kujt duan t’ia tregojnë këta baronë provincialë pavarësinë e gjykatave dhe se nuk u bëka protestë në duart e gjykatave nga Kryetari i Bashkisë apo qytetarët?!

Këto pallavra nuk mund t’i hanë shqiptarët që kanë parë me qindra e mijëra raste protestash të guvernatorëve e kryebashkiakëve amerikanë në sheshet e Gjykatave të Amerikës, nga Gjykata Kushtetuese e SHBA te Gjykatat e Shteteve të atij vendi, apo protestat e kryebashkiakëve në qytete europiane, përballë gjykatash shumë serioze, e jo përballë çetash që as nuk e fshehin se kanë qëllim të shkelin ligjin!

Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë si janë ndarë kampet në vend. Në njërin krah, ata që hiqen se kanë hallin e pemëve të liqenit, por mbrojnë aktivisht betonin e 17 katëshit, dhe në anën tjetër qytetarët që duan një qytet të jetueshëm, të drejtë, me parqe e kënde lojrash e ata që punojnë për ta bërë këtë realitet të mundshëm.

Nesër kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i drejtohet qytetarëve për shpalljen e hapur të aleancës mes presidentit dhe korrupsionit në çështjen e malit të betonit, që gjykata kërkon ta legjitimojë duke shkelur ligjin”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

 

27 komente në “PERPLASJA/ Nishani padit Erion Veliajn: Unë nuk jam hajdut, po terrorizon gjyqtarët. I përgjigjet kryebashkiaku: Je bërë lodër në duart e biznesmenit të Familjes”

  1. ariff says:

    Vazhdo keshtu antikapati i Saliut .Kjo eshte me e mira qe di te besh .

    1. Koqo says:

      Po ky Bujari shkoi si Bujar kunder Bashkise te parku, apo shkoi si President I vendit. Nese shkoi si qytetar, duhet gjobitur se ka shkelur rregullat. Shfajesohet nese shkoi si president, se helbete sakatlleku duhet ti falet dhe ndihmohet I ziu.

  2. korçari says:

    O Bujar po mbeshtetja juaj per 5 qytetaret e parkut te femijeve ishte e ligjshme apo jo o kapter

  3. Lumi Vlores says:

    Ky nuk e ha turpim me buke!!E ha shqeto fare!!Pa buke.E gelltit pa e shoqeruar me asgje!!Sakati i Presidences Bujar Ulok Shvejk Nishani do te mbahet mend ne Historine Boterore,si i vetmi President ne Planet qe padit ne Gjykatat e tij,nje Kryetar Bashkie!!Gjykatesi i shkrete nuk do dije c’fare vendimi te marre,sepse mjafton ti hedhe nje sy murit te zyres se tij dhe do shikoje varur,foton e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise!!Do shikoje foton e Paditesit,Shkeleqesise se tij,Presidentit te Republikes,Bujar Ulok Idiot Shvejk Nishani!!Ky eshte rekord Guiness.Rast unik dhe i paperseritshem ne Historine e njerezimit!!

  4. Alban Dega says:

    BUJAR NISHANI JO HAJDUT… ESHTE KRYHAJDUTI I SHQIPERISE

    – Pasi e vodhi Presidencen po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Se pari, Mafia politike qe e zgjodhi Bujar Nishani President te Shqiperise e beri me vota te vjedhura e te trafikuara.
    Se dyti, Bujar BNishani i ka vjedhur Shqiperise postin e Presidentit te shtetit shqiptart duke vepruar ne cdo hap si President i Partise Demorkatike te Shqiperise dhe jo si President i Republiks se Shqiperise.
    Se treti, Bujar Nishani ka shperdoruar postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise duke e kthyer Presidencen ne nje strehe per militante dhe fanatike te Partise Demokratike te Shqiperise.
    Se katerti, sot Bujar Nishani doli hapur kunder Kushtetetues se Republikes se Shqiperise duke u hequr shtetasve te saj, qytetareve te drejten per te protestuar kunder Mafias se sterkorruptuar te drejtesise ne Shqiperise qe eshte kthyer ne nje kancer me qindra metastaza, ne nje kuceder me qindra koke qe po mbnan peng te asotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
    Se pesti, Bujar Nishani jo vetem orvatet tu heq kete te drejte por protesten paqesore ku nuk u shkel nje fije bari e nuk u demtua as nje krah fluture por edhe rolin dhe funksionin e avoaktit te hajduteve dhe kusareve ne drejtesi qe e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig , ku edhe vete Nishani ka konaket e tij te trasheguar nga gradat, ofiqet dhe shperblimet e pushtuesve turq per familjen e gruas se tij dhe sherbimet e saj ndaj Portes se Larte.
    Bujar Nishani nuk eshte hajdut… Me qendrimet dhe veprimet e tij ai eshte kthyer ne kryehajdutin e Shqiperise pasi u ka vjedhur dhe po perpiqet te legalizoje me deklarata prej Goodfatheri i Mafias politike shqiptare demokracine, te drejten e shprehjes se lire dhe te drejten e protestes paqesore.
    Me rolin e tij prej protektori e tutori te Mafias kusare e vrastere te krye mafiozit Sali Berisha, me mbrojtjen e Shkerdheneve e Argitave, te Gjin Gjoneve dhe Adriatik Llalleve, te Zagarnjoreve e togave te zeza te bera zift nga kusaria dhe vrastaria, te Fullaneve e Ulajve….
    Bujar Nishani eshte thjsht hajdut. Bujar Nishanio eshte kryehajduti i Shqiperise.
    Deklaratat e tij te sotme jane nje klithme e nje kryehajduti per tu dhene kuraje e nxjerre nga paniku Mafian politike te Berishes dhe Bashes perballe uraganit te Reformes se Drejtesise qe do tu jepte fund hajnise masive, kusarise, banditizmit dhe vrastarise masive te saj dhe vete Nishanit si nje ushtar mjeran i saj.
    Cila eshte zgjidhja!?
    Kuvendi i Shqiperise me procedure urgjente te shkarkoje nga detyra Bujar Nishani per shkelje flagrante te Kushtetutes dhe rrenim te demokracise shqiptare!.
    Pasi e vodhi Presidencen po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine!
    Mision i pamundur si per Nishanin edhe per Berishen!

    .

  5. Dora says:

    Nishani eshte diskretituar jashte zakonisht ne syte e popullit shqiptar dhe padite e tij jane si pacavure, ku nuk ka Pike serioziteti.

  6. aqif tahipi says:

    Kjo situate eshte per te qare dhe per te qeshur. Duhet me qene totalisht budall qe te mos kuptosh se konflikti i interesit ketu eshte ne shkalle siperore.Shtrohet pyetja se si nje trupe gjyhuese do mund te gjykoje me paanshmeri nje ceshtje ku eshte i perfshire komandanti i gjithe gjyqtareve ?? Me sa po shihet shqupsat po bejne cdo perpjekje qe te shmangin cmontimin e gjyqesorit qe ju sherben atyre si zagare besnike. PS duhet te mos shfokusohet nga zhurmat dhe pellitjet e te korruptuarve dhe vrasesve te 21 janarit .

  7. sonar389 says:

    E para here qe degjoj qe ne ndonje vend te botes i pari i republikes te hedhe ne gjyq te parin e kryeqytetit! Vetem ne Albanistan!

  8. Ky shkerdhat kapterr ,eshte jo vetem hajdut ,sepse kta jane nji bande e bazuar mbi vjedhjen ,
    por ky eshte nji antishqiptare ,nji kriminel nji shkerdhate qe gjykates i jepet rasti per ta rrasur Brenda kte
    qelbs antishqiptare qe i sherben serbit Berisha me gjithe banden e tij .
    Gjykatat jane pjesa me e kriminalizuar e atij vendi , qe kann mbeshtetur e korruptuar gjithe kkriminelet ne ate vend ,
    dhe ka cuar ne degjerim te pallatit te drejtesise mbushur me cao hajvane ushkare te shpellartit ,
    qe ky kurv pa mustaqe i mbeshtet kunder shtetit Shqiptare .

  9. bato says:

    Antipatike qe te dy, ushtare te padroneve te vet. nuk e kam lexuar cka thene lali Eri por po i ka thene hajdut duhet ta provoje edhe ne gjykate. Sa per protesten e djeshme eshte komlet nje skenar i dale boje. Gener 2 merr leje pasi ka paguar “gjoben” te lali Eri/Edi, dhe bejne sikur merziten nga vendimi i pritshem i gjykater duke share presidentin. Nishani gjithashtu “merzitet” dhe ve KLD te leshoje nje deklarate per sulm ndaj gjyqesorit. Ndertimi kryhet, leket ndahen dhe liqeni thahet. e thjeshte puna…

  10. ODISEJA says:

    Nishani ne burg

    1. Devolliu says:

      O Nishansakati i Sali KRIMINELIT; unë devolliu po ta them me gojën plot: Ti je një LEGEN, një KUKULL e Sali Sërbit, Je TURPI i Shqipërisë.

  11. mokja says:

    Lereni kete hale se mban ere……….

  12. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    KESHTU ESHTE KUR POPULLI KUNGULL VOTON NJE RRUGAC PER KRYEBASHKIAK

  13. Era says:

    Ec aty Erion. Ke mbeshtetjen e popullit. Do thosha qe duhet te Dalesh ne nje emission dhe te tregosh projektin monstrouz me detaje. Tregoja popullit se cffare katastrofe urbane do jete ndertimi aty.

  14. PO,PO says:

    BUJAR NISHANI……. , NJE KLLOUN ME VLERA PER CIRKUN SHQIPTAR , POR QE NUK IA DINE VLERAT,SA ESHTE GJALLE… !

  15. Kris says:

    Nuk eshte president! Eshte Bujar Nishani! Servil dhe sherbetor i Berishes! Thote Bujari-presidenti i republikes? Jo eshte minister i Berishes! Nuk ka te grejte ta padise Erionin! Nuk mund te gjykoje Gjykata Presidentin qe pretendon Nishani!

  16. Treviso says:

    Shqiptaret e dine se ne zyren e presidences kane nje merhum dhe nje lolo qe nuk e ka perfaqsuar ndonjehere popullin dhe nuk ka per ta perfaqsuar.
    Merhumi dhe lolo te mos flasi ne emer te popullit, se nuk eshte i zgjedhur nga populli por eshte zgjedhur nga nje bade kriminelesh dhe mafjozesh.
    Ekam per turp qe ky malukat qendron ne zyren e presidences. Presidenca nuk ka pasur njeri si ky malukat pergjithe kohen qe eshte formuar shteti shqiptar.Ky malukat eshte zgjedhur nga bandat vetem per te mbrojtur interesin e tyre.
    Ibej thirrje qytetareve te Tiranes dhe i gjithe popullit qe te protestojne per largimin e malukatit nga presidenca. Largimi i malukatit nga presidenca do te thote aprovimi i reformes se drejtesise.
    Pershendes Erjon Velian qe po lufton koken e korrupsionit.

  17. Shoku Rrok i Druve says:

    Ah, kur s’na e nderruan si ne maternitete cope per cope kapterr makarona Nishanin, kete sakat ne tru e kudo me Presidenten e Kroacise znj. e nderuar Kolinda Grabar Kitaroviçin. Do te kishim shpetuar. Shkuan kot edhe lutjet e disahershme ne kishen e Shna Ndojit ne Laç: Zot, o zot, na e hiq qafe kete ndyrsire, kellire e gjalle, kete vemje te pashembullt (ah, sikur te me hedhe ne gjyq, s’do te marre fare avokat mbrojtes, se do te kem 3 milione e ca shqiptare, perjashtuar kryebanditin e Perbindshin Sali Berisha) dhe na sill ketu bukuroshen qe ia ka fale te gjitha i madhi Zot, znj. e nderuar Kolinda Grabar Kitaroviçin. S’ka faj Nishani se s’i rrine vetem nja 3-4 dite para shatervanit shurres te tij ne presidence, nja 10-15 mije vete, veç kur t’i ngreje duart perpjete, ose te dale me bustin e Enver Hoxhes ne kurriz.

  18. indrit says:

    Mundcte dali kunder parkut te femijeve sakohe ky park ngrihet ne nje ambient te mbrojtur natyror, sa kohe ju do te ndertoni parqe me kosto maramendese, sa kohe qellimi i vetem perse ndertohet parku eshte krijimi i nje ambienti betoni per sfond te pranueshem per ndertimet qe pregatisni te garda.
    Mund te dali kur ndertoni jo per femijet( se ka plot lagje ky ka me shume femije qe jane per ibret pa parqe.
    Historine e betonit e fillove me hyrjen betoneske qe ste eci dhe e mbarove si taliban duke nxjerre si mburoje femijet.talibanet grumbulloj e femije e gra prane fortifikimeve ushtarake duke njohhur sensibilitetin e perendimit ndaj tyre.
    Shembyjt qe ti demostron per parqe jane spekulative..30 min jashte NY je ne zona gjahu…25 min jashte DC je ne apalashe vargmale ne mijra km te paprekura dhe te pabetonizuara…keshtu qe shembujt e tu jane per njrez qe se kane kaluar kufirin…
    Ajo qe sndodh exhte te hedhesh nje akuze kaq te rende per presidentin dhe te mos e mbrosh dot.
    Ker deJova per vilen ne park te presidentit thashe turp ti vije Nishanit…duke menduar se ti di cflet…kur mora vesh se ishte fjala per presidencen thashe turp per Veliaj dhe ate qe e rrit(Ramen).
    Ti arrogant i pacipe, i pa nder dhe i korruptuar deri ne palce..kush guxon te firmos nje kontrate per blerje vile pak dite para sgjechjeve si jotshoqe…justifikuar me rrogen e te shoqit si ish shites fiqsh…pavarsisht se e anullove…(pasi te shqyen mediat).
    Ne fillim kishim problem xhaketat e vjetra te komunisteve. Por ata thjesht na nxehnin me evokimin e te shkuares.se shum3 nga ta ishin te ndershem( Agolli, pellumbi, ) , por, ju te Rishperberjes jeni pa din e imam, . Ngado vjedhje dhe kurveri. Pyet ate kolonelen e rilindjes me sa milion doli nga doganat(spiropali

  19. indrit says:

    Tani do te na mbushesh mendjen se nje stadium si shkop golfi eshte nje forme me e pershateteshme pe qytetin tone.
    Ke nje gjyq me presidentin. Gjykatat jane te trembura. Veshture se do sakrifikoje njeri te ardhmen per presidentin. Mbroje ate qe the kunder,ose vetedeklarohu si i pafytyre dhe shpifes ashtu sikurse beresi jot (Rama) , Oinolio. Beresi ne te gjithe sensin e fhales.

  20. Emer says:

    President me karagjoz se ky, edhe po kerkosh me lupe, zor se do te gjesh. Me te ardhur turp nga kllouni ne krye te shtetit!

  21. Isuf isufi says:

    Ky ish mustaqe mu.., qe e mban veten per president te shqiptareve eshte nga soji me bastard i pellove te ish shkolles se bashkuar “enver satrap hoxha”. Ky pede….. ishte kandidat per anetar i partise te punes dhe me miqesi e mbajten si pedagog. Ishte dhe eshte nje pleher e vertete, i pabese dhe pa karakter. Ky qelbak tundte dybekun kunder nesh kur rrezuam statujen e qoftelargut dhe me bashkeqenat e tjere komuniste dolen te vendosnin gelqerorin. Ky, bode, jozefina, spahia, sali penicilina, dylber arbnori, meksi e mostra te tjere moren ne dore pushtetin qe ju erdhi si bekim nga shurrosja frikacake e ramis alise. Keto qenie pa tru dhe pike kulture u vetevendosen mbi shtatoret e shembura prej zemerimit te nje populli-turme. Keta delirante kokebosh vrane dhe shpresen e fundit te shqiptareve per nje shtet dinjitoz e te qyteteruar. Fundi i tyre do jete i njejte si i pasardhesve te tyre, nga po ai popull turme qe egersohet vetem kur thika ju prek kocken…Lemoi thepin dybekut Nishan se nuk eshte preshi i atij dylberit te Lushnjes, mbase kaq ke pare ne ish shkollen e bashkuar…

  22. i huaji says:

    ky president pasi ra ne bllofet e partive e ka degradu kete post si askush me pare,kjo tregon niveli i ulte e tij per kete pozit

  23. indrit says:

    Komdntoj pa sharje, pa fyerje dhe si publikoni.
    Ju publikoninvetem disa gojendyre…per ti thene shqiptareve ha kush eshte e djathta.
    Perfundimusht ,ju te temes censuroni edhe komenret politikisht.

    Gazete ne pak….
    Und te ishe bere gazetar kur te rriteshe Mero…

  24. Tahir Gashi says:

    Nishani-lek plepi- Flamur Noka-sali Berisha -jozefina-agim Doci- Greta koci etj etj !!!!!! Yje te pashuar te nje populli qe po shkon drejt zhdukjes per dite e me shume! Me ne fitojne te tane! Ta bejme Shqiperine si Pakistani!

  25. indrit says:

    Kjo gazete eshte gere derashnenti i kuq i rilindasve. Mero ?! Del gje per ty?! Ka dire te lire Edi me shkruajtesit e oborrit thone?! I sigurt qe se publikon. Kot e ke , te gjithe te njohin. Do usge berd gazetar i mire jur te rrireshe…sa keq….!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje