Osman Stafa: Udhëzimi i fundit i Bashës, luftë bërrylash e prerje kokash në PD

12 Maj 2016, 18:23Politika TEMA
Osman Stafa: Udhëzimi i fundit i Bashës, luftë bërrylash e

Osman Stafa

Kryetari i PD-së Durrës: Ja ku ndryshojnë ngjalat e Portoromanos me ato të Gjirit të Lalzit

Kryetari I Partisë demokratike, dega Durrës, ka shumë rezerva për mënyrën se sip o drejtohet Partia Demokratike.

Në një intervistë për TemA TV, ai flet për disa prej problemeve që po mbajnë peng Partinë Demokratike.

Osman Stafa thotë se sekretari i përgjithshëm dhe ai organizativ i PD-së kanë dy vite që nuk shkelin nëpër degët e kësaj partie, ndërsa thekson se ata i vijnë anës Durrësit për të shijuar peshkun e freskët  në Portoromano, pse jo dhe “ngjala”.

Ai ironizon me këtë shprehje e bërë e famshme katër vite më parë në takimin Rama-Meta në Gjirin e Lalzit, ku darka ishte shtruar me ngjala.

Osman Stafa sqaron se ku ndryshpjnë ngjalat e ghjirit të Lalzit me ato të Portoromanos, ndërsa flet me detaje për kritikat që ai ka për grupin që rrethon Bashën në PD.

Osman Stafa flet edhe për dualitetin Basha- Berisah dhe gjtihcka përfaqëson ish-kryetari Berisha në PD.

Referuar udhëzimit të kryetarit Basha për zgjedhjet të reja në disa degë të PD-së, Stafa e sheh të pavënd pasi përzgjehdja është bërë selektive.

Sa për përgjegjësitë në humbjen e zgjedhjve vendore, Stafa thotë se kishte mbajtur përgjegjësitë e tij pas qershorit 2005 dhe kishte kërkuar dorëheqje, edhe pse puna e degës së PD-së kishte rezultuar e shkëlqyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje