Patozi sulmon Veliajn: Ky çeguevarist i vogël politik, s'ka për t'u bërë kurrë kryeministër

12 Maj 2016, 16:05Politika TEMA

Deputeti demokrat Astrit Patozi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka komentuar edhe protestën e djeshme para Gjykatës Administrative të Apelit, lidhur me vendimin për ndërtimet te liqeni.

Patozi thotë se kolegët e tij të majtë janë keqpërdorur nga një “çeguevarist i vogël politik”, duke iu referuar kështu Erion Veliajt, për të cilin thotë se s’ka për t’u bërë kurrë kryeministër i Shqipërisë.

“Ndërkohë, kam edhe edhe një vërejtje për kolegët që morën pjesë në atë shfrim mizor dufesh politike. Nuk e kam zakon të merrem me asnjeri personalisht. Por ju nuk duhet të ishin aty. Sepse deputetët nuk mund të keqpërdoren nga një çeguevarist i vogël politik edhe sikur t’u besohet gazetave që thonë se mund të bëhet një ditë kryeministër, sepse as kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

Edhe nëse ju ka marrë në telefon Edi Rama, ju përsëri nuk duhet të shkonit aty. Se kryeministri duhet ta dijë se ju, se mazhoranca pra, nuk mund të jeni kurrësesi edhe qeveria edhe gjykata, edhe policia edhe prokuroria, edhe parlamenti, edhe shoqëria civile. Ajo kohë ka marrë fund, ndonëse ju po përpiqeni ta risillni duke na kujtuar lincimet mizore dhe publike të 45-ës. Mos mendoni kurrë se pushteti të jep automatikisht monopolin e të drejtës dhe të vërtetës absolute”, tha Patozi.

3 komente në “Patozi sulmon Veliajn: Ky çeguevarist i vogël politik, s’ka për t’u bërë kurrë kryeministër”

  1. Hysni Dajaku says:

    Edhe njeriu me I keq kur flet drejt eshte I mire.

  2. ariff says:

    Filluan te tremben SHKEMBINJTE dhe kjo eshte lajm i mire per Erionin .

  3. Po ky plehr zagari ballsiti qe luante me miellin e gjermanit ,
    qe s’e llogarit kush per te gjalle ,
    per cilin e mban veten ky ? per ata fallxhoret Guru te shpellave !

    ERIONI DO BEHET JO VETEM KRYEMINISTER NQS VAZHDON KTE RRUGE QE KA NISUR
    TE NDERTOJE DHE DOJE SHQIPERINE E KUJDESET PER JETEN E QYTETARIT SHQIPTARE uo fisi kriminelit !

    Eshte qeharake per ate Parlament ,qe mban brneda tij kta kriminele ,rrugace qe kujttojn se do vazhdojne te mbajne Peng Shqiperine
    edhe ne te ardhmen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje