Ben Blushi: Shqipëria e Ramës, më e keqe edhe se ajo e Berishës. Prej 3 vitesh Rama po lyen me bojë gërmadhat e Sali Berishës

12 Maj 2016, 15:15Politika TEMA

Deputeti socialist Ben Blushi ka vijuar sulmet ndaj qeverisë së kryeministrit Rama duke thënë se Shqipëria sot është edhe më keq se gjatë kohës që qeverisej nga Sali Berisha.

“Rama po bojatis gërmadhat që la pas Berisha”, është shprehur Blushi duke thënë se vendi po drejtohet nga të paaftët.

Fjala e Blushit

Ky Parlament jo vetëm nuk e mbron, por e shantazhin, e masakron interesin publik të qytetarëve shqiptarë. Ka një koncept të pranueshëm nga të gjithë se çfarë është interes publik. A e mbron interesin publik, a po merr sot ndonjë vendim për të mbrojtur interesin publik të shqiptarëve sa i takon pronës, jetës, arsimit dhe shëndetësisë? Të gjitha të drejta themelore. Për të kuptuar çfarë është interesi publik dhe për të thënë si mbrohet apo si sabotohet ai po jap një rast dhe ky nuk ka ndodhur shekullin e kaluar, por para një jave.

Një grua me tre fëmijë po shkonte për të parë burrin e saj në burg. Shteti me dashje i kishte cenuar mundësinë për tu mbrojtur nga rruga. Aksident jo nga pakujdesia, por nga sabotimi i interesit publik. Vdiqën dy fëmijë. Do tua them edhe pse u fut ai në burg. A foli njeri për këta dy fëmijë që humbën jetën? Po për një familje që u shkatërrua? Askush nga këta. Aq më pak ai, që duhet të fliste më shumë, Kryeministri i Shqipërisë. Po çështja është kush e hoqi trafikndarësen? Një interes privat. Ato 10 metra kangjella të hequra masakruan dy fëmijë dhe një familje që nuk do ta marrë më kurrë jetën.

Kush e dëmtoi interesin publik? Ua them unë kush e dëmtoi. Interesi privat. Nevoja e qeverisë për të mbrojtur interesin privat para interesit publik shkaktoi dy viktima, një tre vjeç, një pesë vjeç dhe bashkë me ata edhe prindërit e tyre. Po pse ishin hequr ato 10 metra ndarëse trafiku? Ishte pakujdesi? Nuk kishte para? Ishte borxhi shumë i lartë dhe nuk e rregullonin dot rrugën? Jo. Ishin hequr për ti shërbyer një karburanti privat. Kë mbrojti në këtë rast qeveria? Karburantin privat. A keni parë prej 10 ditësh që ka ndodhur aksidenti të shkojë shteti atje dhe të rivendosë kangjellën që hoqi për të mbrojtur një karburant privat? Jo. Shikoni me çfarë llogjesh merren.

Do tu them edhe tjetrën, pse përfundoi kjo familje në burg? Sepse babai i këtyre vajzave që shteti nuk i mbrojti, por i çoi në humbje jete, ky kishte ndërtuar një çati në tokën e tij. Nuk kishte zaptuar ndonjë tokë dhe përfundoi në burg prej 6 muajsh. Sa para atij duhet të ishin në burg, edhe nga ky parlament? Që zaptojnë prona? Interesin e kujt mbron qeveria, interesin privat, apo interesin publik? Apo interesi publik cenohet vetëm kur vjen puna te të varfrit?

Doni tu jap një rast tjetër? Është rasti i fundit në Sarandë që tregon se si mbrohet dhe në fakt se si cenohet dhe sabotohet interesi publik në Shqipëri. Ka tre ditë që flitet për një trafik të madh droge në Sarandë. Nuk e di kush është ai njeri, kujt i ka dhënë më shumë para, Rilindjes, PS-së, PD-së, apo LSI-së. Kjo nuk më intereson. E dini çfarë më intereson? Ky njeri është akoma në punë sot, deri dje në paktën. Për çfarë thotë qeveria e kam hetuar prej tre muajsh dhe ai vazhdon punë? Ai hetohet pikërisht për punën që bën, për transportin. Ajo ishte detyra e tij, drejtor i transportit. A mbrohet këtu interesi publik? Jo, këtu mbrohet interesi privat.

Ne këtu ndahemi në mbrojtës të interesit publik dhe cënues të interesit publik dhe qeveria në shumë raste e saboton interesin publik. Po u marr një rast tjetër. Këtu ka çudira. Ky është bërë kryeministri më i çuditshëm në këto anë që po jetojmë. Ishin disa protestues dhe çfarë ndryshonin ata që dolën dje te Gjykata? Nuk ndryshonin. Ata shkuan të protestojnë për një stadium me majuc. Doli kryeministri dhe tha “nëse doni të merrni një vendim, shkoni merrni vota”. Nuk ka gjë më cinike se kaq, nuk ka gjë më mendjelehtë se kaq, më fyçkë se kaq. Po pse mor zotëri, një mësues që ankohet për një padrejtësi duhet të bëjë një parti që ta zgjidhë atë punë? Një fukara që ankohet se asistenca ekonomike është e pamjaftueshme duhet të bëjë një parti që të marrë vota?

Kush ka të drejtë të marrë vendime? Vetëm ata që kanë vota? Vetëm ne 140 që jemi këtu? Kjo nuk është një fjalë prej një mendjelehti, kjo është shprehje e një njeriu të paaftë, i cili për fat të keq prej 3 vjetësh po na provon që e vetmja cilësi që ka është paaftësia. Unë e kam quajtur mediokritet, por kjo është një fjalë pak e bukur, nuk i takon. Edi Rama është i paaftë për të na qeverisur, po administron Shqipërinë shumë keq prej tre vjetësh dhe po të doni e vazhdoj këtë debat sa të doni. Por nuk është vetëm kaq. Herën e kaluar ika nga ky Parlament, katër orë foli kryetari i Rilindjes, katër orë të tjera foli ky ish kryetari i Lindjes, se kështu i ndaj tani. Dhe çfarë është Lindja? Nga lindja na kanë ardhur të gjitha këto problemet që kemi sot. Lindja është dhunim, mediokritet, paaftësi, vjedhje votash, represion brenda partisë. Këtë po bën edhe kryetari i Rilindjes.

E vetmja gjë që Edi Rama po bën prej tre vjetësh, është që po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishës. Ajo mbetet prapë gërmadhë, lyeje si të duash. Vëri strehë siç ka ndodhur te kryeministria, ajo mbetet prapë gërmadhë. Kjo është puna e Edi Ramës në tre vjet. Dhe çfarë ndodh në këtë Parlament? Konkurrojnë të dy me njeri tjetrin, po konkurron e djeshmja me të pardjeshmen, një paaftësi e vjetër, me një paaftësi të re. Kush është bilanci i tyre në 25 vjet? Kryetari i Lindjes ka 25 vjet që drejton, ky tjetri ka 18 vjet.

Çfarë është bilanci sot i Shqipërisë? Shpopullim,  papunësi, rënie ekonomike, ikje e investimeve të huaja, mungesë besimi te shteti, cenim sovraniteti. Po na bëjnë qesharak, sepse jemi të paaftë, drejtohemi nga dy të paaftë, një i djeshëm, një i sotëm. Tu them për çfarë konkurrojnë këta të dy. Katër orë seancën e kaluar, katër orë sot. Kush ka shkaktuar më shumë papunësi në Shqipëri, Sali Berisha apo Edi Rama. Kjo është konkurrenca. Kush ka hequr më shumë njerëz nga puna respektivisht, kush po merr më shumë borxh publik. Për këtë po konkurrojnë. Njëri thotë kam marrë 1.6 miliard, tjetri thotë kam shlyer 2.2 miliard. Në total jemi 75% borxh publik dhe mohojeni po të doni.

Ka ardhur koha ta themi pa hezitim, është konkurrencë në paaftësi. Rama foli sot për tre pika. Tha se fakti që po vijnë kinezët në Shqipëri është shumë mirë. Edhe unë them shumë mirë, nuk kam asnjë paragjykim. Pyetja nuk është pse vijnë kinezët se ata janë tregtarë, pyetja është pse ikin gjermanët dhe kanadezët. Çmimi i naftës po rritet, pse ikën një kompani kanadeze? Pse ikën një kompani gjermane nga aeroporti? Ka një imazh. Shkoni në një fshat të vogël dhe nëse aty shikoni vetëm gërmadha askush prej jush nuk shkon të bëjë pushime. Po nëse shikoni që ka një hotel të mirë dhe gatuhet mirë, dhe ka njerëz normal aty do shkoni prapë për pushime. Kështu është edhe rasti jonë. Nëse nga Europa dhe SHBA shohin që këtu investojnë vetëm kinezë edhe turq (shumë mirë që investojnë) dhe shohin që gjermanë e kanadezë ikin, mendoni se do vijnë prapë gjermanë dhe kanadezë të tjerë? Nuk besoj.

Kjo ndodh vetëm për një arsye sepse ekonomia jonë po bie dhe ka më pak konsum. Kinezët kanë më shumë para sot, kanë më shumë mundësi të durojnë, ndërsa të tjerët nuk mund të durojnë që këtu të ketë rënie konsumi, rënie klientele. Foli për çështjen e pronave. Pronat nuk janë reformë, por deformim i paparë i asaj çfarë mund të ishte një reformë. ky është totalisht i paaftë. Nuk ka ligj për të kthyer pronat, por për trajtimin e pronës. Ky nuk matet me metrin e së ardhmes, por me metrin e së djeshmes. Bën konkurrencë me Saliun. Tha se ne jemi krenarë që po paguajmë 500 milionë euro për pronat e pakthyera. Unë kam një pyetje, pse ti merr lekët e mia për tua dhënë atyre që mund ti kompensosh fizikisht? A ka Shqipëria një fond publik, prona të pakthyera? Ktheja pronarëve dhe ditën që ato nuk mjaftojnë fut dorën në buxhet për ti kompensuar. Kjo nuk po ndodh.

55 komente në “Ben Blushi: Shqipëria e Ramës, më e keqe edhe se ajo e Berishës. Prej 3 vitesh Rama po lyen me bojë gërmadhat e Sali Berishës”

  1. Don says:

    Sa I poshter paske qene more I paudhe. Gjete momentin me delikat te hedhesh balte mbi PS qe te beri minister dhe te dha gjithe ato attribute.
    Harram te gjithe o bastard I ndyre!

    1. Tarrasi . says:

      Eshte fatkeqesi per gjithe keto komente qe shkruajne shqiptaret qe skane habere nga kjo pune.

      Po eshte e vertete qe nuk na pelqen menyra e qeverisjes se Rames me Partine e hajdeterve te LSI-se.

      ESHTE E VERTET NUK NA PELQEN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      NUK NA PELQEN KUR NJERZIT E VARFER NJIHEN ME NGRUSHTIN E HEKURT TE LIGJIT DHE TE SHTETIT DHE TE KRIMINELIT DHE TE HAJDUTIT DHE TE KORRUPTUARIT.

      NUK NA PELQEN KUR TE GJITHE HAJDUTET E TE KORRPTUARIT LIGJERUAN/AMNISTUAN VJEDHJET KOLOSALE QE KANE BERE NE DY DEKATAT E FUNDIT NE QEVERINE RAMA.

      NUK NA PELQEN KUR PUSHTETI DHE PARLAMENTI JANE TE MBUSHUR ME TRAFIKANTE E HAJDUTE.

      NUK NA PELQEN QE VETEM HAJDUTET KRIMINELET DHE TE KORRUPTUARIT I SHPETOJEN DENIMIT KURSE NJERZIT E THEJSHTE VDEESIN KANALEVE SEPSE TENTUAN TE JETONIN SI NJERZ.

      NUK NA PELQEN KUR NJERZIT E VARFER/TE THJESHTE NXIRREN NE MES TE RRUGES NGA APARTAMENTET QE KANE JETUAR NJE JETE TE TERE E MALOKET PA ASNJE LLOJ PRONE VIJNE DHE ME GJYGJE QESHARAKE VJEDHIN PRONA E SARAJE DITE E NATE…

      NUK KA RENDESI TE KESH ZGJIDHJEN O NJEREZ RENDESI KA TE SHIKOSH QE KJO ESHTE RRUGE E GABUAR …

      ZGJIDHJEN DO TA BEJME TE GJITHE SE BASHKU ME BLUSHET QE KERKOJNE QE POPULLI MOS SHIKOJE LARGIMIN NGA SHQIPERIA SI TE VETEM ZGJIDHJE.

      MJAFT ME KEMI 500 VJET QE BRAKTISIM SHQIPERINE SE NE KRYE KEMI CA SHARLATANE CA TE PA-AFTE CA HAJDUTE.

      1. adi says:

        ska ku te veje me sakte
        po nje pyetje kam?
        keta trutharet e rilindjes qe komentojne ku ndyshojne nga maloket e vicidolit????????
        une mendoj se ose saliu ishte me zemer mire ose ata nuk ishin kaq budallenj sa rilindasit qe mire qe po i tallin po edhe po i vjedhin po rendshem ama.
        kane vdekur 2 femije nga babezia e rilindjes , dhe per turtharet rilindas duket se nuk eshte problem qe kokedhimet e frangajt te ndertojne me e pa leje mijra e mijra metra katrore buze detit duke zaptuar prona ndersa nje fukara shkon ne burg kur rregullon catine e tij.
        per rilindasit e verteta nuk eshte e vertete kur e thote sali berisha( kane 3 vjet qe e akuzojne ate ne sarande dhe rilindja ben gallate)
        me ca duket banda e rradhes qe po drejton paska qene me e keqe me babezitur se ajo e para .
        spaskemi pare asgje akoma

      2. Marjan says:

        I vetmi mekat i Blushit eshte qe po thote me vinese te verteten.Per bashkepunim ne krim dhe ti o Blush je njelloj si soji yt shumengjyresh blu kuq mavi e lesh e li….

      3. tafuti says:

        Te pakten nderro emrin more dobic I Saliut qe na hiqesh si antimalok dhe i revoltuar. I dine te gjithe qe te gjitha komentet qe ke bere dhe ben I sherbejne vetem ustait tend Sali. Kur nuk e mbulon dot Mu… Sali me Sh… perpiqesh qe ti futesh edhe te tjeret tek i njejti thes. Saliu dhe jo Edi ka 25 vjet qe ben vetem shkaterrim, degjenerim. Edi ka dy vjet qe ka ardhur ne qeveri me nje aleat leshi si LSI dhe me nje sistem drejtesie komplet e kontrolluar nga Salucet nepermjet qenit besnik e handikap Nishani.
        Per aq sa ka ne dore Edi ka bere shume pune. Me kryesorja vuri ne binare Energjine Electrike qe kishte 25 vjet jashte binareve dhe qe vidhej nga Saliu me dyzet hajdutet e tij….

    2. Klimax says:

      Hahahahaha! “Ofiqet” e Rames i beri “harram” Blushi!!!!! Po pse, more Don, me kete mentalitet anadollak do te eci perpara ky vend???!!! Papunesine, korrupsionin, varferine, largimet nga vendi per azil neper bote, kriminalitetin, ekonomia ne renie te vazhdueshme, premtimet e pambajtura, etj, etj, duhet ti hedhim ne koshin e plehrave dhe ti harrojme??!!
      Vetem qe kjo qeveri krahasohet me qeverine e PD-se (nuk ka rendesi ne se qeveria e sotme e Rames eshte pak me e mire apo pak me e keqe se e PD-se), pra vetem qe krahasohet me qeverine e Sali Berishes, ketij antropoidi te politikes shqiptare tregon se endrra per nje Shqiperi ndryshe, per nje Rilindje eshte vetem nje utopi!

      1. Don says:

        Mund te Jem dakord ne shume pika me ty por Le te flasim konkretisht.
        Se pari une nuk kam nostalgji as per emra dhe as per parti dhe fjalen rilindje nuk e njoh. Se dyti nuk kam fare ndonje simpati apo antipati per Edi Ramen. Une nuk notoj fare ne ato ujra.
        Per hir te se vertetes Ky Blushi ka aq personalitet te deformuar sa duket qesharake pretendimi tij per te marre ne dore PS. Kete e ben me pretendimin se ka shkruar Libra!!!. Po kujt I duhej librat e tij kur AI sillet si trap ne kohe te papershtatshme dhe qendron ne anen e gabuar te balances kur sot problemi maxhorances eshte ai i reformes ne drejtesi. Pikerisht tani Blushi kerkon pushtet dhe hedh balte mbi gjithe grupin e tij parlamentar. Blushi nuk ka karizem dhe as personalitet. Duket njeri I peshtire dhe idhnak I urryer. Blushi edhe ne kushte neutrale nuk e mund dot Ramen edhe pse ai munt te kete plot te meta. E thene cope Blushi eshte njeri I lig dhe ne se ka pak njohuri nga letrat ato humbasin nga perdja e rende e karakterit mizantrop. Shikoni kur flet I jep vetes atributin e atij qe duhet ta degjojne dhe te tjeret I konsideron inferiore. Per pasoje njerezit I largohet instiktivisht thartires qe perhap Ky Blushi. Blushi eshte acid. Mund te kete edhe te drejte dhe ne shume nga ato qe thote ai edhe une bashkohem por asnjeri nga ne nuk e ka shkopin magjik qe te rezoje Ramen dhe te vendosi Blushin. Ate duhet ta beje vete Blushi por qe nuk e ka staturen dhe as karakterin. Pse nuk ben nje bilanc vete Blushi? Kush do ta zgjedhi ate? Kush do ta afroje ate ne gare? Jane ata njerezit qe Ky I percmon dhe nuk u njeh asnje vlere. Femrat deputete I quan budallacka dhe koleget deputete injorante. Kur nuk ke respektin per te tjeret edhe ata do te urrejne. Qe te marresh duhet te japesh dhe te japesh shume te kesh durim dhe respektin edhe per ate qe mendojne se nuk vlen.
        Me vjen cudi me Blushin kur e quan Saliun Otoman komuniste etj dhe nuk shikon vehten qe eshte 100 here me poshte nga Saliu.
        Berisha ka nje plan te menduar sipas stilit te tij dhe ate e ben me shoke ne baze te nje respekti reciprok me koleget. Ketu eshte ndryshimi qe Blushi nuk e kupton. Ky dreq njeriu duhet te kuptoje qe qellimet e mira mund ti percjellesh tek njerezit dhe ti kultivosh me durim por dhe me miresi e respekt te natyrshem duke I dhene kohe procesit. Cdo gje maturohet ne kohe dhe pastaj po e ke punuar mire do te kurorezohet. Kujt I plasi pse Blushi eshte akademist apo shkrimtar!? Nuk I hyn askujt ne pune kur Blushi nuk zgjidhet dot nga asnje organizate e thjeshte. Ne perendim kur te marrin ne pune ne kompanine e tyre gjeja e pare qe kontrolloje eshte karakteri dhe personaliteti. Bosit te kompanise I duhet se pari nje njeri “team player” qe e permireson ambientin ne pune dhe nuk hap probleme artificiale si njeri negativ. Shkurt jo mixgun qe sjell ambient acid. Shikohet si komunikon me te tjeret dhe a je positiv e I respektueshem. Pastaj shikohet aftesia professionale qe po te kesh kaluar intervisten e personalitetit eshte pjesa me e lehte. Edhe po nuk di do te trajnojne sepse je njeri pozitiv. Megallomanine nuk e do njeri. Kane ikur ato kohra kur mjafton te kishe nje diplome te shkolles se larte dhe corodisje nga habia fshataret e ndershem qe punonin arave dhe respekti ishte instiktivisht dhe feudalesk. Njeriu eshte si pasqyra ku kenaqesia e jetes eshte te kesh respektin dhe mirenjohur per gjerat e mira qe ben per shoqerine. Ne Shqiperi I thone me shprehjen “Qofshe Faqebardhe”.

      2. Don says:

        Mund te Jem dakord ne shume pika me ty por Le te flasim konkretisht.
        Se pari une nuk kam nostalgji as per emra dhe as per parti dhe fjalen rilindje nuk e njoh. Se dyti nuk kam fare ndonje simpati apo antipati per Edi Ramen. Une nuk notoj fare ne ato ujra.
        Per hir te se vertetes Ky Blushi ka aq personalitet te deformuar sa duket qesharake pretendimi tij per te marre ne dore PS. Kete e ben me pretendimin se ka shkruar Libra!!!. Po kujt I duhej librat e tij kur AI sillet si trap ne kohe te papershtatshme dhe qendron ne anen e gabuar te balances kur sot problemi maxhorances eshte ai i reformes ne drejtesi. Pikerisht tani Blushi kerkon pushtet dhe hedh balte mbi gjithe grupin e tij parlamentar. Blushi nuk ka karizem dhe as personalitet. Duket njeri I peshtire dhe idhnak I urryer. Blushi edhe ne kushte neutrale nuk e mund dot Ramen edhe pse ai munt te kete plot te meta. E thene cope Blushi eshte njeri I lig dhe ne se ka pak njohuri nga letrat ato humbasin nga perdja e rende e karakterit mizantrop. Shikoni kur flet I jep vetes atributin e atij qe duhet ta degjojne dhe te tjeret I konsideron inferiore. Per pasoje njerezit I largohet instiktivisht thartires qe perhap Ky Blushi. Blushi eshte acid. Mund te kete edhe te drejte dhe ne shume nga ato qe thote ai edhe une bashkohem por asnjeri nga ne nuk e ka shkopin magjik qe te rezoje Ramen dhe te vendosi Blushin. Ate duhet ta beje vete Blushi por qe nuk e ka staturen dhe as karakterin. Pse nuk ben nje bilanc vete Blushi? Kush do ta zgjedhi ate? Kush do ta afroje ate ne gare? Jane ata njerezit qe Ky I percmon dhe nuk u njeh asnje vlere. Femrat deputete I quan budallacka dhe koleget deputete injorante. Kur nuk ke respektin per te tjeret edhe ata do te urrejne. Qe te marresh duhet te japesh dhe te japesh shume te kesh durim dhe respektin edhe per ate qe mendojne se nuk vlen.
        Me vjen cudi me Blushin kur e quan Saliun Otoman komuniste etj dhe nuk shikon vehten qe eshte 100 here me poshte nga Saliu.
        Berisha ka nje plan te menduar sipas stilit te tij dhe ate e ben me shoke ne baze te nje respekti reciprok me koleget. Ketu eshte ndryshimi qe Blushi nuk e kupton. Ky dreq njeriu duhet te kuptoje qe qellimet e mira mund ti percjellesh tek njerezit dhe ti kultivosh me durim por dhe me miresi e respekt te natyrshem duke I dhene kohe procesit. Cdo gje maturohet ne kohe dhe pastaj po e ke punuar mire do te kurorezohet. Kujt I plasi pse Blushi eshte akademist apo shkrimtar!? Nuk I hyn askujt ne pune kur Blushi nuk zgjidhet dot nga asnje organizate e thjeshte. Ne perendim kur te marrin ne pune ne kompanine e tyre gjeja e pare qe kontrolloje eshte karakteri dhe personaliteti. Bosit te kompanise I duhet se pari nje njeri “team player” qe e permireson ambientin ne pune dhe nuk hap probleme artificiale si njeri negativ. Shkurt jo mixgun qe sjell ambient acid. Shikohet si komunikon me te tjeret dhe a je positiv e I respektueshem. Pastaj shikohet aftesia professionale qe po te kesh kaluar intervisten e personalitetit eshte pjesa me e lehte. Edhe po nuk di do te trajnojne sepse je njeri pozitiv. Megallomanine nuk e do njeri. Kane ikur ato kohra kur mjafton te kishe nje diplome te shkolles se larte dhe corodisje nga habia fshataret e ndershem qe punonin arave dhe respekti ishte instiktivisht dhe feudalesk. Njeriu eshte si pasqyra ku kenaqesia e jetes eshte te kesh respektin dhe mirenjohur per gjerat e mira qe ben per shoqerine. Ne Shqiperi I thone me shprehjen “Qofshe Faqebardhe”. Te siguroj qe nuk kam asnje preference pervec te mires per shqiperine qe sot eshte Reforma ne drejtesi dhe per koecidence Blushi nuk thote asnje fjale. Kjo eshte arsyeja qe sulmet ndaj Rames me duken te qellimshme dhe te gabuara ne kohe te gabuar.

    3. Petro says:

      O Don …. Shqiperine e sheron e verteta, jo mbetjet e korridoreve te komitetit famekeq Qendror.

      1. Vicidolsi says:

        D.m.th. Saliu me dyzet hajdutet!

    4. artan fuga says:

      Pse more Don e prish gojen?
      Keshtu te ka mesuar Partia?
      Apo je klysh i rrahun prej s’vogli dhe nuk mund te braktisesh pronarin
      qe te ka shtypur, shkelur dhe rjepur qe kur ishe ne djep.

    5. Epiriiiii says:

      Ooooo BLUSHHHH. Nuk kupton Bariu nga Arti Politika nga Ekonomia nga Arsimi. Shqiperia eshte Popull Barinjesh dhe Rama po e humbet Zanafillen e tij po ngaterrohet me kenbet e tij, po e Krahason veten me Barinjte. Harron Origjinen e tij. Kujtoja kur jini ne Ambiente Private.

    6. Pllaka says:

      Ky eshte rrogtar i ambasades ruse. Ky ecen ne gjurmet e dajes se vet Dhimiter Shuteriqit.

    7. Labi says:

      Ti ore ai nuk hedhe balte mbi ate ps qe beri minister dhe ai e beri punen e tije ne rregull se po ta kishte bere gabim sdo ja mbante te kritikonte .Bastard dhe b q jeni ju servile qe nuk dihet pse flisni keshtu.Po Berisha ishte i keq .Po ky eshte dhe me i keq Koha do na gjykoje

  2. irena says:

    Pse nuk ofron ti zgjidhje, por flet si kur tr jedh Saliu?
    Z. Blushi jepni alternativa. Mjaft me demagogji.

    1. Anti-Komunist says:

      Blushi e ka dhene zgjidhjen shoku rilindas!
      Te kete zgjedhje te lira ne PS qe te mund te marre pushtetin vete ai.
      Me mire nje shkrimtar i njohur e i edukuar, se nje piktor deshtak mallist!
      Por qartesisht PSja beri referendumin qe Rama ta kete prone te tije ne perjetesi!

      1. polua says:

        Edhe Blushi na u desh, boll e kemi Saliun qe na mban tere diten me genjeshtra.

      2. Ballisti says:

        Po Blushin kush e ka penguar keto 25 vjet qe ta “clironte” Shqiperine?
        Blushi ka qene dhe mbete nje dobic i Nanos dhe kopjus i Saliut.

    2. Petro says:

      Irenaaaaa… zgjidhja eshte ndershmeria….

  3. Shqiptar says:

    Dil dhe thuaja kete Shqiptareve!!Dil ne tur kryq e terthor Shqiperise dhe thuaj qe Shqiperia e Rames eshte me e keqe se ajo e Berishes!!Vetem nje keshille do kisha per ju Z.Blushi,ngaq te dua te miren dhe nuk te uroj te keqen!!Kur te thuash kete,ruhu nga beshtymat,sharjet,britmat dhe fyerjet qe mund te te vijne surratit nga Shqiptaret,kur te degjojne kete fyerje inteligjence ndaj tyre dhe mbare popullit Shqiptar.

    1. Riku says:

      Shqiptare edhe mundet po njer jo.

  4. endri says:

    normal, librat nuk i ecin siç do ai! Faji i Rames!

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Po cfare te beje more Biblush sipas teje me Gjykaten e Stratburgut qe kemi firmosur si anetar te Shengenit?!?! Pse nuk na e jep versjonin tend atehere o I zgjuari yne..O orakull I pazbuluar.. Lexoi mire letrat qe Shqiperia ka firmosur dhe ato pergjegjesi te marreveshjeve o analfabet ligjor..Qeke shume I djallezuar qe permend fatkeqsi per pike politike..

  6. Hysni Dajaku says:

    I vetmi politikan shqiptar ,I cili nga menyra e te folurit dhe problemeve qe ngeh, I jep pak ngjyra intelktualizmi ketij parlamenti.
    Kur te mos jet dhe ky ne zgjedhjet e tjera shqiptaret do ken “kenaqesine”te degjojne Paloken dhe Taulant Ballen ne diskutimet e tyre “brilante”.
    Kryeminstri jone shalgjate nuk do shqetesohet me nga armiqte qe deri ather do ken thyer qafen perball unitetit PS-LSI.
    “Posht! Blushi dhe bashkpunortet e tij”
    “Rrofte Saimir Tahiri”
    “Lavdi vepres se Edi Rames”
    Qente le te lehin,karvani ecen para.

    1. kashi says:

      polonia ka patur kohet e fundit ritje 6% te ekonomise dhe akoma po kerkojne pune neper europe

    2. Dajaku Hysni says:

      Ti duhet te jesh nga reparti 333 se vetem me dajak merresh! Tja rruni Rames ti, Salucet, Blushet dhe skaljoni I fundit qe ka uzurpuar presidencen.

  7. enter"" says:

    Atehere shko tek preheri I Berishes dhe kujtoni kohet e bukura te tij.
    Si mund te thuash keshtu duke patur pararysh anen me te erret te histories 1992-1998????????????????????????

    1. 700000 kokepalaret e mbetur says:

      qente le te lehin kurvat te ecin perpara

  8. ariff says:

    Qaraman dhe Quraman si te gjithe Blushet qe ke lene ketu ne Korce .Beni thuaj babi Kichos te shkruaje nje skenar filmi per ty tani qe urite dhe taquaje : Beni ecen vertet vete por nuk e di ku shkon .

  9. pafytyresia e politikanit shqiptare nu ka mjet mates ti masi !
    a thu ky nuk njef asnji lloj pergjegjesie per ate Shqiperi te vjedhur vrare shitur djegur me pranine ne Parlament
    te krimineleve e shkaterrimtareve te atij vendi ,pra gjendjen apokaliptike ku eshte fundosur sot ai vend !
    pra kta jane te gjithe i njejti mut ,
    asnjeri nuk njef pergjegjesi si politikan dhe e largon ate nga bytha e vet duke ja afruar tjetrit ,
    duke menduar vetem per nji gje ;
    karieren personale dhe pasuri .
    ju jeni te pafytyre te gjithe duhet te lini ate parrlament e mos shkelni me atje .

  10. gk says:

    Sala na kishte nje kope me qener qe te vrisnin me hekur kokes,……ndersa Rama ka ne perdorim kopene e qenerve ne internet dhe facebook.

  11. lexuesi says:

    Gjeja me lehte eshte te servilosesh dhe ne e kemi te trasheguar tani per nje Baba qe do beje nje shtepi ne token e tij futet ne burg dhe fati i keq dy femije SHQIPTARE qe ikin pa e shijuar e kuptuar jeten ndersa mijera pallate ca ne lulishte te tjere ne liqene te tjere ane te detit te tjere qe bllokojne trotuare ,te tjere ne mes te pallateve ekzistuese te tjere qe shembin kinemate e bejne gropa ……e te ndertuara sipas qejfit asnje gjembe ne kembe .sot ne 2016 nuk mund te therasim rrofte partia por rrofte populli por jo popull i burgosur i trembur i vuajtur qe kur semuren kerkojne meshire per tu sheruar.

  12. Qarri i zigurit says:

    Bravo blushi. Perdite po ma mbush mendjen qe je intelektual. Nuk kam votuar kurre. Se asnjehere nuk me kanevpelqyer keta li-derrat. Ky fjalim eshte madheshtor dhe duhet te qendroj neper gazeta per nje kohe te gjate. Ne nje fare menyre edhe une keshtuvkam folur ne komentet e mia ne tema te cilat mero mi ka censuruar si puthadores i rames. Kur dole ne fillim te shikoja me dyshim si nje vegel te nanos dhe berishes. Por mendova qe jam gabim qe te paragjykoja pa asnje fakt.
    Sa per keta kamikazet komentues mos u merzit. Ky eshte niveli i ketyre. Duuum baaaben. Zvicra, suedia, danimarka nuk kane vend me te begate por kane njerez me koshience. Shqiperia vuan se nuk ka popull.
    Nje popull qe shkaterron fabrika, uzina, ferma dhe cdo gje ne menyre barbarike. Gazetare me nivele te frikshme, interesaxhinj e puthadore. Nuk besoj qe do mund te besh gje vec se do marresh te sharat e popullit barbare.

  13. TITI says:

    LEGEN BURRE NGELE O BLUSH AS ME PS AS ME PD CFARE MUTIN DO

  14. Petro says:

    Te lumte, Blush! Fjalim madheshtor.Nje nga Lindja , nje nga Rilindja.Rezultati zero.E si mund te jene me perendimin ?

  15. dialektika says:

    Nuk e vura re, a tha ky nje fjale per Reformen ne Drejtesi ?.

  16. tori says:

    Une nuk i di e as qe me interesojne qe ti di arsyet e Blushit. Ju vjen mire apo ju vjen keq,ju pelqen apo nuk ju pelqen Blushi -fakt eshte qe ai ka te drejte dhe thote realitetin per ish qeverine qe tashme ben opoziten dhe per qeverine qe akoma sillet si opozite.Qeveri totalisht e paafte,mediokre,hipokrite,qyrravece qe vec qahet e ankohet se: keshtu na e la Saliu,keshtu e gjetem,ne duam por nuk do Saliu,ne duam por nuk na le Saliu…e ka fajin populli dembel dhe injorant qe harron se Saliu i vrau dhe i plackiti.Popull qe vecse rri neper kafene e rrjte sociale duke share kete qeveri qe beri shtet modern.Popull mosmirnjohes qe nuk sheh as fasadat me boje nga ana qe duket,as shatervanet e as palmat e rilindjes.

  17. Ali Uka says:

    Qeveria e Edi Rames,po dhe ajo e mepareshme I ngjajne nje grumbulli te madh plehu qe sa me shume te germosh (te besh verejtje) aq me shume bie ere.
    Dhe e dini cfare ere eshte :ere korrupsioni,ere mashtrimi dhe fularalleku,e me e keqja mosbesimi se ky vend nuk ka per tu bere kurre.

  18. mirel says:

    Blushi deri tani je ne rregull. Nuk ka asnje shpifje apo ekzagjerim ne fjalen e Blushit pervec shemtise se qeverisjes se Rames. Te je kjo qe nuk pelqejne ata kunder Blushit. Lirindja ka hedhur rrenje te gjakosura qe ne 21 Janar dhe nuk mund te ndryshoj kurs ne mes te rruges pasi e ka mbushur me kusare gjithe karvanin historik te shtegtimit neper pronat e shtetit dhe atyre privat. Po prape llogari i kerkojne me shume Blushit se kusareve. Ketu eshte kthyer feudalzmi si ne kohen e hyqymetit ku te grabit shteti pronen. Ta paguan me taksat e popullit dhe e gezojne horrat pa paguar asnje dyshke nga xhepi, por me buxhetin e shtetit. Vjedhje e dyfishte. Njehere pronarit, pastak shtetit. I kane bere ligjet vetem si te grabisin shume e me shume. Hapur duketvqe Blushi flet drejt. Hapur duket qe qente militante ataqe perfitojne nga keto ligje te lezecme dhe per vete pashallaret nuk u vjen pet mbare ti marrin vesh mire mileti. Se dhe ne i marin vesh kane gati shkopin e Maliqit dhe te ligjit
    Prandaj i thone dhe Blushit “qepe” si i tha kryeministri Hafizit

  19. Skypion says:

    O Blush erdhi vera ku do ti sponsorizoj pushimet Frangaj kete radhe , grup do veni prape me Fevzon,Bejte budallain dhe Armand Shkurdhakun apo me sponsorin tjeter Nikoll Lehesin.

    1. Artemisa says:

      Blushi mund te shkoje ku te doje per te shijuar pushimet, kurse ti more i gjore do te rrish aty ku je per te lepire by…en dhe koqet e Edvinit dhe Balles .

  20. Tironci says:

    He mor Legen Burre. Sa ngele pa post fillove u bere bishe!!
    SHko jepi noi kafe Kac Islamit dhe te hyn mik ke PD ti besh fresk Sales.
    Cudi qe nuk ciceroje ne kohen e Nanos, apo ajo qe koha e mrekullise Shqiptare !
    Atehere duhej te bertisje se atehere ishte koha e inkubacionit te korrupsionit, te kancerizimit te shoqerise, ku te bente zbor edhe infermierja..
    Ik Pirdhu o Shuteriq dhe mos na caj trapin!

    1. hysni dajaku says:

      E ke fjalen per kohen kur Edi Rama perleshej dhemb per dhemb me lejet e ndertimit duke ven jeten ne rrezik

  21. maximus says:

    nuk e di nga i buron gjithe kjo urejtje ketij Blushit, por te krahasosh RAMEN me SALIUN eshte marezi, edhe pse e simpatizoj kete blushin, kete kundervenie qe po i ben RAMES, e ka personale, e ç’fare do beje ky edhe po u zgjodh kryeminister, nje vrime ne uje, pas 25 vjetesh shkaterim e vjedhje qe ju be shqiperise, do duhet shume kohe te filloje te ndjehet mireqenia ne popull, lemshin qe beri enveri per 50 vjet + kokolemshin 25 vjet te saliut, u bene 75 vjet lemsh e rumpalle, ajde zgjidhe tani o blush, meqenese ke alternativa, e lehte eshte per te mare pushtetin ,por eshte e veshtire ta mbash, prandaj mos bej sikur ke çekun e bardhe, dhe sa te te vene ty ne krye , shqiperia do behet si gjermania,. vetem me nje gje habitem si po te mban RAMA akoma ne parti, se po te ishe tek SALIU dhe te beje te njejten gje si po ben me RAMEN do ishe haruar tani ne ndonje aksident rugor.

  22. Noli says:

    Kete gjuhe e fjalor e kemi ndegjuar nga Kac Islami. Behuni bashke e plotesoni njeri tjetrin.

  23. tani says:

    Po ca te bej Rama mor Blush, aq di dhe aq ben. Kush besoi qe Rama (Rama ore, qe kishte frike te dilte ne protesta pas 21 janarit edhe pse kishte me vete 300 mij njerez!!!) do rilindete kete vend?! Askushi. Kaq sa ben Rama do beje edhe ti po te ishe ne vend te tij, do merrje me koncension ato qe la Berisha pa marr. Duheni kthyer ju permbys or Blush qe ky vend te ja nise nga e mbara, se ju jeni koka e qelbur e peshkut.

  24. lume e det says:

    O ju te “(ringjalljes) se hijenes “,perse nuk ju pelqen ky z.Blushi!!! Sepse ka ndershmeri, ka dinjitet, ka njohuri, apo sepse ju thote te verteten, se e verteta gjithmone eshte pikande!!! Ky vend u krijua me parimin, (punojne qorat qe te hane horat), dhe nuk ka per tu bere kurre…

  25. Flej Bush flej says:

    Po ku ishe me pare ti Blush ?
    Sot te doli gjumi ? Epo flej dhe ca se mbase do kujtohesh edhe per ndojne xhevahir tjeter

  26. olti says:

    Blushi duhet te krijoje nje parti te re sepse tani eshte momenti i duhur dhe te ruhet nderkohe se mos peson ndonje aksident me makine!

  27. mirel says:

    Une nuk gjykoj nga ndershmeria nga e cila niset Blushi.
    Per momentin nuk me intereson sepse Blushi nuk eshte ai qe ka celesat e zyres ne dore.
    Ato I ka Ramiu, dhe Meta Muti.
    Mua me intereson faktet qe paraqet Blushi dhe keto fakte jane fatkeqesisht te verteta, ose fatmiresisht per Blushin.
    Kur ti vije rradha dhe Blushit dhe ai do gjykohet, problem eshte se cfare shtron qendron, dhe te kthehesh te luftosh Blushin I bie te mos mendohesh fare per akuzat e tij ndaj Rames.
    Ne kete moment jemi te akuzat e tij ndaj Rames, ndaj I ftoj komentusit te mos merren me arsyet e Blushit, pasi ato pak peshojne, por me vertetesine e akuzave te tij.
    Jane aq te verteta sa Ramiu duhet larguar njelloj si Saliu, pa asnje medyshje.
    Ramiu nuk po ben gje tjeter vecse po cimenton shtetin e krimit qe ndertoi saliu.
    Po me boje mavi persiper
    Dhe ketu nuk behet fjala si do veje halli me Partine Socialiste, por me Popullin Shqiptar qe po behet viktime e perditshme e bandtitizmit shteteror. Partite ne djall , dhe socialistja bashke me to

  28. Thanas Mustaqi says:

    Blushi t’u bëjë transparencë shqiptarëve nëse është e vërtetë ajo që po denoncojnë durrsakët se ai ka përfituar 22 hyrje, si ish-pronar (!), në pallatin e ngritur në ish-hotel “Isola Bella” (më vonë dispanseri në kohën e komunizmit dhe komisariat policie deri në vitin 2010).
    Hoteli “Isola Bella” ka qenë një nga pronat e shumta të Idhomene Kosturit (1873-1943) në Durrës. Ai është ekzekutuar nga guerrilet e Durrësit si kolaboracionist. Ndërkaq bie në sy se më 14 qershor 1937 Kosturi nënshkruan një testament ku thuhet se pronat e tij pas vdekjes së bashkëshortes kalojnë në pronësi të shtetit për t’u përdorur për themelimin e një strehe vorfnore për pleqtë e qytetit të Durrësit. Flitet për troje e tokë bujqësore në një sipërfaqe prej rreth 285 mijë metra katror (banesa, troje, tokë bujqësore), të hipotekuara.
    Dihet se Blushi ka qenë kundër kolaboracionistëve. Kur ai ishte ministër i Nanos dhe Metës, për pasojë edhe drejtësia nën urdhrat e politikës së mazhorancës së viteve 1997-2005, ai arriti të njihet pronar i një prej pronave të kolaboracionistit Kosturi.
    Do t’i sugjeroja Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave të verifikonte në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nëse në ish-hotel “Isola Bella”, pronë e hipotekuar e Kosturit, me pronësi të Blushëve, është ndërtuar një pallat, ku ish-pronarët kanë përfituar apartamente dhe si janë regjistruar. Nëse del se deputeti Ben Blushi drejtpërdrejt apo tërthorazi ka në pronësi banesa, a i ka deklaruar ato?
    Po ashtu i sugjeroj Ministrit të Drejtësisë dhe Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të fillojnë hetime për ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore për tjetërsimin e pronave të Kosturit në favor, jo vetëm të Blushëve, por edhe të shtetasve të tjerë.

  29. gishti says:

    do -s´do Blushi duhet ta pranoje qe te pakten per demokraci Rama i ka dhene mesime gjithe klases politike shqiptare. Rames vetem nje here ia dogjen votat ke bregu i lumit, ndersa per shefin e blushit Nano as qe e moren mundimin ta benin ata te demokratikes per vite me rradhe. Ramen po deshe akuzoje per paaftesi por respektoje se ka ardhur ne pushtet pa djegur vota ke bregu i lumit, e duke i futur ne grope ata qe akoma kane kapacitet ta bejne edhe sot. Po qe se te duket vetja me i afte se Rama kujtohu se mbase ty ti kane futur votat ne prapanice dhe as e ke kuptuar fare. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje