Skandali seksual, qeveria shkarkon kryebashkiakun e Dibrës

13 Maj 2016, 10:27Politika TEMA
Skandali seksual, qeveria shkarkon kryebashkiakun e Dibrës

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e djeshme, qeveria vendosi të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili për shkelje të rënda.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u përfshi në një  video-skandal, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Pak muaj më parë, një vajzë 20-vjeçare denoncoi në televizionin Ora News kryetarin e  Bashkisë.

Sipas saj, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në Bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera, të cilat i ka vartëse në administratën e tij.

 

2 komente në “Skandali seksual, qeveria shkarkon kryebashkiakun e Dibrës”

  1. akil says:

    Une nuk shoh as firme as nr protokolli

  2. Kiu says:

    Ky nuk duhet shkarkuar per shkelje, por per shkepje (e mbetur ne tentative)…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje