Drafti i ri i Qeverisë, fotografim qytetarëve në pikat e kalimit kufitar

16 Maj 2016, 09:40Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka depozituar në Kuvend një draft që parashikon shtimin e masave në kufi për të rritur kontrollin ndaj personave të dyshuar që hyjnë apo dalin nga vendi.

Bëhet fjalë për një draft që parashikon pajisje shtesë monitorimi në pikat e kalimit kufitar, sidomos për të parandaluar raste të mundshme terroriste.

Këto pajisje shtesë do të jenë kamera që do të monitorojnë personat e dyshuar, kryesisht ata me prirje radikale apo ekstremistët.

Këta persona do të jenë nën fokusin e kamerave dhe do të filmohen e fotografohen deri në momentin e kryerjes së identifikimit të saktë, shkruan gazeta ‘Mapo’.

Në pr/ligj parashikohet edhe që personat që shoqërohen për verifikim në pikat kufitare, do të informohen për procedurën dhe arsyen e kontrollit.

1 komente në “Drafti i ri i Qeverisë, fotografim qytetarëve në pikat e kalimit kufitar”

  1. elona says:

    Kshu e ka dhe Turqia , shume mire do bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje