Një efektiv policie me detyrë trupë shërbimi në komisariatin numër 1 të policisë ka rënë në prangat e policisë. Arrestimi i tij u bë nga Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 1 në bashkëpunim me SHÇBA.
Xhevdet Aga, 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë u arrestua sëbashku me të birin Shkelqim Aga, 37 vjeç dhe bashkëshorten V. Aga, 61 vjeçe.
Tre anëtarët e familjes përfunduan në pranga pas një konflikti që djali i efektivit, Shkëlqimi, pati me djalin e xhaxhai të tij H.Aga.
“Më datë 15.05.2016, në Farkë të Madhe, shtetasi H. Aga, duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Shkelqim Aga (kushërinj të parë), ku më pas janë konfliktuar me mjete të forta, si pasojë H. Aga është dërguar në SQUT, për mjekim?”.
Por Shkëlqim Aga nuk është mjaftuar vetëm me dhunimin e djalit të xhaxhait. Mësohet se ai ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri tip automatik dhe ka shkuar tek banesa e shtetasit A. Aga, babai i të dëmtuarit, njëkohësisht dhe xhaxhai i tij.
Pas konfliktit verbal me xhaxhain dhe bashkëshorten e tij shtetasen S. Aga, ka qëlluar me armë muret rrethuese të baneses së A. Aga dhe është larguar.
Më pas ka vijuar konflikti midis shtetasve Xhevdet Aga me të vëllain A. Aga dhe nusen e tij S. Aga, ku kjo e fundit është dhunuar fizikisht nga Xhevdet Aga.
Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyerja e vendit të ngjarjes është faktuar se shtetasja V. Aga (e ëma e shtetasit Shkëlqim Aga), ka mbledhur gëzhojat e armës në vendin e ngjarjes dhe ka bërë fshehjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:
– një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehëra dhe 21 copë fishekë
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
O zot ne c`fare vendi jetojme? C`jane keto Austrolopitekus Shqiptar qe jetojne ketu. Kafsheri e gjalle.