Ish-drejtor i Analizës në SHISH, Naim Meçalla, i cilëson gabime të rënda veprimet e kreut aktual të SHISH, Visho Ajazi Lika.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Meçalla, sot pedagog në universitetin “Wisodom”, deklaroi se është e papranueshme për një kryetar shërbimi inteligjent që të mos kontaktojë me eprorin e tij direkt, kryeministrin Edi Rama, për një çështje si ajo e ekzistencës së një pajisjeje të përgjimit që ai vetë e cilësoi cënim të sigurisë kombëtare.
“Nuk ka qenë fare serioze mënyra se si ka vepruar kreu i SHISH.
Nuk mund të konceptohet se si për një çështje, sido që të ishte, e konfirmuar apo jo, ai të mos raportojë te kryeministri.
Ai është eprori direkt.
Por akoma edhe më e rëndë për mua është fakti që zoti Ajazi nuk ka hartuar një raport për këtë informacion.
Shteti funksion me ligje, rregulla, procedura dhe nuk është serioze që kreu i SHISH të mos hartojë raporte lidhur me çdo lloj infomacioni”, tha ai.
Meçalla shtoi se nga e gjithë përvoja e tij në këtë shërbim nuk dinte asnjë rast që të mos informohej kryeministri i çfarëdo krahu politik të ketë qenë ai, për ngjarje të ndryshme, që nisin nga më të parëndësishme, deri ato që cënojnë sigurinë kombëtare.
Sipas Meçallës, rasti më i mirë për një informacion të saktë në shërbimin inteligjent është në masën 50 për qind, por edhe sikur 10 për qind të saktë ta kishte informacionin zoti Ajazi, ai duhet të raportonte menjëherë të kryeministrit.
Gjatë emisionit u soll në vëmendje një histori e ndodhur në vitin 1998 kur kryetar i SHISH ishte Fatos Klosi dhe kryeministër Fatos Nano, dhe marrëdhëniet mes tyre ishin të acaruara.
Agjentët e SHISH kishin informacione se një autobot me alkool metilik po shitej në Tiranë dhe do të përdorej për prodhimin e pijeve alkoolike.
Megjithatë kreu i SHISH i asaj kohe, jo vetëm që kontaktoi menjeherë me kryeministrin, por ishte pikërisht ky kontakt dhe raportet e hartuara që vurin në punë instancat e policisë duke mënjanuar përdorimin e këtij alkooli që mund të kishte pasoja për jetën e konsumatorëve.
Kryeministri eshte eprori direkt i kryetarit te SHISH ? Me duket se te ka ngel ora para 90 shoku ish sigurmis. SHISH eshte institucion i pavarur me epror interesin kombetar. Ne rastin konkret nese dyshimi ishte qe pajisjen e perdorte policia nuk kishte pse te njoftohej kryeministri qe nuk ka kapacitete hetuese te paanshme por prokurori te cilit ligji i jep tagrin e hetimit.
O Akil more Deb…il,
Ja fut kot ti po ja fus dhe uuuu
more po lereni anen proceduriale se qe qenke kopi jo gopi ti, kjo as do mend as kalem, por per dijenin tuej ene Kryetari Keshillit te Ministrave, ne baze te kushtetutes, ore plepist ose kristalist, ka detyrime ligjore per ceshtje qe lidhen me sigurine kombetare. Ka dhe keshilltar Sandrin e Leshit,qe donte te na behej dhe ai Jar i pare i shqiptareve, por ja zuri vendin Jar Nishani, pra dhe Visho, Ajazi dhe Lika duhej te kontaktonin jo vetem me ate te gjatin por ne rradhe te pare edhe me Keshillar Leshin, pasi atij ja kane vare hebet per ate pune. Ai i gjati ti japi dhe nje dekorate tjeter shokut Citroen Kanadez (citoyen canadien) per besnikeri ndaj katit te katert tek MPJ ne kohen e qeverisjes dumbab rrumpallisaliiste dhe rraportim ne kohe ndaj qytetarit digjitall.
ish drejtori
kuptohet si do flase ishi.
Shefi i sherbimit informativ eshte detyruar te pohoi nje ngjarje qe nuk e raportuar,as me goje as me shkrim.Ai eshte vene perballe alteranatives se “besnikerise” ndaj partis dhe udheheqsit te saj,marksist-enveristit Berisha !
Skenari eshte fantazuar dhe ekzekutuar sipas Berishes,”argatet” jane te detyruar perballe dosjeve qe ai disponon per ta.
Ky ka te drejte, por nga ana tjeter vdes per t’u bere pak drejtor
dekoroje z.Rama dekoroje dhe nje here Vishon, se ti nuk ekziston per Vishon,ai ka detyrime vetem per Sali kafshen.
Pse nuk i shkarkon Vishon,Llallen,etj,etj te shpetosh vehten tende dhe kete vend nga llumra te tille
Saliu gjeti “shpifjen” e rradhes,si Enver Hoxha dikur.Ciraket e tij,kane “detyren” te gjejne “faktet”.Kete ben edhe Vish-ja kot,Dhalla-uje e Jari jo burre,por cingije e Saliut…