Historia e saj është një dramë nga fillimi deri në fund. Loubna Abidar është një aktore marokene e cila është keqtrajtuar pasi realizoi një film në Francë ku luante rolin e një prostitute.
Në Marok paragjykimi ndaj femrave të pambuluara është i lartë dhe aktorja thotë se e kanë keqtrajtuar në gjithë mënyrat e mundshme kur u kthye në atdhe.
“Disa meshkuj që kishin parë filmin më njohën në Kazablanka. Lajmi mori jehonë dhe mediat nisin të shkruanin keq për mua duke më cilësuar madje edhe si prostitutë. Një natë disa meshkuj më rrëmbyen dhe më rrahën për orë të tëra duke më hedhur më pas në një kanal. U ndava nga bashkëshorti dhe lashë djalon në Marok për të vazhduar jetën në Francë, pasi atje ishte e pamundur të jetohej”, thotë aktorja.
Ajo tregon se pasi u rrah brutalisht, asnjë spital nuk pranonte ta mjekonte dhe policia qeshte me të.
“Islami është një fe tejet hipokrite. Nuk i falin femrat që zhvishen dhe nuk mbulojnë fytyrën, ama meshkujt e kanë të lejuar të pinë alkool dhe të bëjnë orgji me femra”, thotë ajo.
Abidar thotë se njeh shumë meshkuj të pasur marokenë që shkojnë në Europë për festa me femra dhe pijë alkoolike, por ama ndaj saj u ngjall një urrejtje e madhe dhe gjithë kombi e cilëson prostitutë.
Libri i saj që ka dalë këto ditë ka shtuar edhe më shumë urrejtjen e arabëve ndaj saj dhe regjizorit që i dha rolin në filmin “Much Loved”.
“Në Marok dhe gjithë vendet arabe ka shumë urrejtje dhe janë bërë shumë ekstremistë. Jeta e femrave islami është si ajo e një të burgosure”, rrëfen aktorja.
Islami lejon alkolin dhe orgjine?mos e ka ngaterru me krishterimin or taj ka lexuar,biblen dhe i eshte duk sikur ka lexuar Kuranin.Se krishterimi e lejon Alkolin me sa di une,pastaj mos te flasim per incestet ne Bibel, sipas bibles Lot piu alkol dhe,beri incest ne vajzat kurse prinderit e Profetit Moisi kane qene Halle dhe Nip sipas Bibles gjithmone,kurse djali i Davidit perdhunoi motren kurse Abrahami kishe martuar gjysem motren e vet kurse solomoni kishe 700 gra gjithmone sipas bibles.Do e ket ngaterru Kuranin me Biblen me siguri.Dhe mos te harrojme qe ne Bibel Jezusi flet mire per Solomonin.