Kërkesa e ish-guvernatorit Ardian Fullani për dëmshpërblim me 500 milion lekë për shkak të shkarkimit nga posti, ka irrituar deputetin Erjon Braçe.
Deputeti socialist shkruan se në rast se Fullani e fiton procesin gjyqësor ndaj Bankës së Shqipërisë, gjë që nuk është çudi, ne duhet të paguajmë 323 mijë lekë në ditë për Fullanin.
Sipas pretendimeve të Fullanit, ai vuan nga depresioni dhe i ka ikur oreksi për shkak të stresit nga pushimi nga puna.
“Pu pu pu pu pu pu!! 323 mijë lekë në ditë duhet t’i paguajmë Ardian Fullanit.
Nuk paska fund.
Lexojeni kete publikim te Skandal.al; 830 milion leke i paskemi paguar ish- guvernatorit Fullani!!
Ze me ze i detajuar; rroga, honorare, shperblime, shperblime te nje lloji tjeter!! Kerkoka dhe 504 miliuon te tjera!! 323 mije leke ne dite-keto te tjerat!!”, shkruan Braçe.
Ja çfarë lexohet në shkrimin në fjalë ndër të tjera:
“Fullani 830 MLN e paguam, 504 te tjera kerkon, 323 mije leke/dite
Si guvernator, 830 milion leke i kemi paguar Adrian Fullanit.
Prej muajit tetor ne vitin 2004 deri ne muajin Shtator 2014, dite me dite, pa nderprerje, kaq para publike ka pertuar ish guvernatori.
Sipas zerave, 41. 592. 949 leke jane te ardhura neto nga paga, 25. 315. 553 leke jane te ardhura neto nga honoraret si anetar e kryetar I Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, 15. 137. 470 leke jane te ardhura neto nga shperblime, 1. 044. 525 leke jane te ardhura neto nga shperblime te tjera.
Jane shume?
Jane fiks 22.764 leke per cdo dite kalendarike, kaq e kemi paguar ne dite pune e pushimi bashke.
Fullani kerkon edhe me shume.
Ish- guvernatorit mesa duket nuk i mjaftojne kaq para.
Ne nje proces gjyqesor qe zhvillohet prej muajsh ne Tirane me kerkese te tij, ish- guvernatori kerkon edhe 50. 448. 650 leke!!
I ka sistemuar; 35. 448. 650 leke si shperblim per detyren e guvernatorit dhe/ose anetarit te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise qe prej dates se shkarkimit 18.09.2014 deri ne daten e perfundimit te mandatit qe eshte data 17.11.2018; 15.000.000 si dem jo pasuror mbi baze te raportit te psikologut per demin moral e psikologjik shkaktuar nga shkarkimi nga detyra.
Jane shume?
Shuma e kerkuar eshte sa 52% e te gjithe shumes se paguar si paga e shperblime ne 10 vjet- 66. 908.497 leke.
Por me qarte, ne duhet ti paguajme Fullanit 32.373 leke ne cdo dite te tre viteve pas shkarkimit.
Jane me shume para se sa i paguanim kur ishte ne detyre”.
Po keta nuk i paguan gje Gerdecit, 21 janarit qe u be nga *pakujdesia”….,,,,
DHE DO TI PAGUAJNE FULLANIT!!!!!
Per zotin zullumi ne kete moment po keputet se u trash shume!!!!!!!
O drejtesi e degjeneruar, cfare beni more antishqiptare. SHikoni dhe hapni syte qe ky matrapaz, per neglixhence dhe mosekryerje te detyres , u la shteg mvartesve te vjedhin shtate milion dollare te shqiptareve qe shumica diskutojne buken e gojes, ky maskara, ka luajtur me parate e shqiptareve aq shume, sa i biri fshinte djerset, larte e poshte me 500 Ero. A e dini ju qe ase presidenti i SHBA, nuke paguhet ne dite sa ka mare Fullani. Kjo eshte cmenduri kush e degjon. Ky maskara burre , ky hajdute legal, su ngop, me miliont qe ka mare, pore pa piken e turpit kerkon te mara edhe 350 mije leke ne dite se i paskan prekur nderin, ndersa per milionat e shqiptareve qe humben e skethehen ne arken e shtetit, as don tja dije fare. Ky moster, duhej te kalbej ne burg dhe ti sekuestrohet pasuria e padundeshme . E dime qe ky sejses ka gruan ne gjukaten e larte dhe ndikimi i saj tek koleget, eri qe fullani te dale nga burgu, po keshtu dime qe per ta patur mire me eliten politike u punesoi, Nishanit, ja emeroi shefe personeli, Jozefines, vajzen me pergjegjesi ne departamentin …… ish ministrit te finances, vajzen, etj…… Nese atehere qytetaret kerkuan shkarkimin dhe denimin e Fullanit, per jave te tera, drejtesia, eri sikur e arestoi dhe mme pas, me njemije e nje makinacjone i dha pafajsi, kyishte skandali the turpi me i madh i kesaj drejtesie, pore akoma me shume se krim eshte kerkesa e fullanit, per te mare edhe nja 500 milion te tjera se po ben vezen e kuqe, SHikoni me cfare peshkaqeni te ndyre kemi te bejme, prandaj drejtesia , te mare vendim ky satana , te kethej para ne arken e shtetit dhe jo te mare nga poulli edhe qindarkat qe i kane mbetur per te mbijetuar.
Erjonka nuk merret me problemet qe ka shqipria, renien e ekonomise, renien e importeve, papunesine etj, klimen negative qe ekziston kudo ( vrasje, burgosje, tendera te manipuluar ) merret me fullanin…merru me sistemin e drejtesise qe eshte fund e krye I perlyer…
E t’ja paguani parate se edhe fullani produkt I “juaji” eshte, produkt I politikes qe e keni shkaterruar per 25 vjet me sukses Shqiperine.