Boll me Shqipërinë sovjetike!

24 Maj 2016, 11:12Kulturë TEMA

Nga Artan Fuga

A do të ketë ndonjë ditë ndonjë strategji muzeale si duhet ky vend, apo do të rënkojë e vuajë paprerë nga një paraqitje muzeale sipas metodës zhdanoviste – sovjetike që e ka mbërthyer për fyti të gjithë të kaluarën tonë dhe nuk po na le as ta mësojmë, as ta thithim, as të ushqehemi prej saj ?

Shkon në muzera që pretendohet se do të të tregojnë botën, mentalitetin dhe artin ilir, dhe nuk gjen gjë tjetër veçse pothuajse enë, monedha, shtylla, gurë mermeri të kulturës helenike, shprehje e komuniteteve helenike e greke në ato vend-qendrime urbane të kohës. Shkon për ilirë e mëson helenët.

Shkon për të vizituar kisha e muze të vendeve të shenjta, dhe brenda të propozojnë artin e bërë atje, por jo besimin dhe kulturën shpirtrore. Në Korçe të shpjegojnë artin mesjetar, por jo trashëgiminë në besime. Shkon në Voskopojë, Kishat i kanë lënë të humbasin në ferra e akoma si kazerma. Në Berat, Kishat nuk janë veçse vende për të ekspozuar pikturat e Onufrit në planin estetik.

Nuk e di more ti se shqiptarët kanë pasur besime të cekta fetare??? Cfarë fyerjeje për kombin!!! Kanë ndryshuar fenë sipas pushtuesve që kalonin? Se feja nuk është autentike shqiptare por e ka sjellë okuptaori??? A thua se grekërve nuk ua solli okupatori, se gjermanëve, francezëve, rumunëve, dreqit e të birit nuk ua solli okupatori sepse feja monoteiste ka vatrat e saj të mëdha nga ku nuk shpërndahet me misionarë a me shpatë, a me të dyja bashkë!

Shkon në Muzeun e Gjergj Kastriotit në Krujë dhe brenda ndodhesh sikur je në pallatin e kongresve, Gjoja i rinovuar nën totalitarizëm pa i lënë gjurmë gjë pe gjeje kështjelles të këtij fisniku. Edhe atë si Hero e paraqesin si të vetmuar, Ai dhe populli, sipas skandaleve ideologjike të kohës moniste, si raport ekskluziv i udhëheqësit me masat, pa asnjë forcë a individë tjetër që kontribuon njësoj si ai.

Kështjellat që ishin pika rrezistence ndaj osmanit okupator, na i pajisin me pllaka si të themeluara nga osmani që i shkatërroi dhe i rindërtoi pjesërisht si garnizone por duke zhdukur autoktoninë kulturore vendase.

Kalatë pa treguesa e pa pllaka. Kalaja e Beratit pa një shtëpi muze beratase.

Muze për folklorin, për mitet dhe besimet, këngët e vallet popullore, as bëhet fjalë.

Edhe muzeu i fotos Marubi në Shkodër promovohet nëpër studio televizive si shërbim fonoteke për shqiptarët që duan të gjejnë gjyshen me gjyshin në resme, dhe jo si art i madh modern i kohës në risinë dhe prurjet e tija madhore në jetën e vendit.

Muze për genocidin kundër çamëve, kosovarëve, klerit, – as bëhet fjalë.

Muzeu historik i bunkerizuar pas mozaikut me atë femrën e frikshme që mban në duar flamujt, armë a sopata…

Muzeu bunker dhe bunkeri muze.

Pak më tej, bunkeri i vërtetë mbrojtur nga organet e rendit si muze.

Shtëpia me gjethe muze, muzeut të vërtetë i kanë rënë gjethet.

Ekspozimet si të shekullit të kaluar në kulturën muzeale.

Pallati mbretëror i pavizitueshëm.

Identitetin e shohin si largim nga Perandoria osmane, pra në referim me të, a thua se nuk kishte njê Mesjetë paraosmane shqiptare, a thua nuk kishte parardhës që prisnin këtej kryqtarë, që dëgjonin predikimet e shën Palit në Selanik, nuk kishte ilirë që deportoheshin si skllevër në Romë, etj.

Muze për kulturën e minoriteteve dhe gjuhëve etnike në trevat shqiptare, as bëhet fjalë, është herezi për burrërinë tonë centralizuese.

Minoritetet të rrinë mirë atje ku janë, pak klasa si shkolla aty këtu, pa teatro e kinemara, pa subvencionime për grupe muzikore, pa minutazh transmetimi në televizione. Nuk është totalitarizëm i djathtë e nacionalizëm kulturor ky, e ke gabim!

Madje edhe komuniteteve fetare, shteti duhet t’ua aprovojë krerët si në kohën e Naltmadhnisë, pa pranuar se kohët kanënë ndryshuar në këtë botë në demokratizim.

As bëhet fjalë të gjenden muzera lokale për fisnikët shqiptarë që ngritën krye në provinca kundër Perandorisë. Cfarë the? Për ata banditë që u bënë pashallarë duke vrarë e duke grabitur? A thua se fisnikët e vendeve të tjera ua dha pasuritë vetë Zoti!

Cfarë mazokistësh që jemi!

Muze për kanunet e Veriut e Jugut? Perlat tona juridike i paraqesin si alergji të shqiptarëve ndaj ligjit.

As mos të shkojë ndër mend të kërkosh mbetjet romake, latine, në arkeologji, sepse i kanë zhytr gjoja padashje nga urrejtja poshtë pallateve të shëmtuar, në bodrume via ignatia…

Edhe në gjuhë, se mos përmendni shprehjen se shqipja ka lidhje me gjuhët latine… Jo, jo është vetëm dhe eksluzivisht indoeuropiane, pellazge, etruske, ndonëse nuk ka mësues gjuhe ta dijë se çfarë do të thotë saktësisht kjo gjë, a thua se gjuhët latine nuk zbresin edhe ato përtej kohëve të errta pararomake…

Kulturën dhe shkencën mbi Shqipërinë e kemi sovjetike, politikën gjoja e duam europiane.

Koka andej trupi këtej.

Të grrinë Ali pasha të grrinë.

24 komente në “Boll me Shqipërinë sovjetike!”

  1. lokomotiva vvv says:

    debilizem masiv!
    shtetin e bejn debilat
    kryedebilat rrin ne maj t shtetit!

    1. dfg says:

      Pse3 nuk e shtroni ne PSIKIATRI KETE TE CMENDUR???
      Ka mbetur jashte vemendjes,sepse nuk ka asgje per te treguar dhe t5ani na ben CUBIN!
      Po ti cfare ke bere keto 26 vjet o PSIKOPAT???

  2. lkjhuyuio bakllavaja says:

    ajo “femra e frikshme” ke muze bunkeri I ngja mesial dods!

  3. durresi says:

    Ti qe reformove akademine e shkencave pse nuk i zgjidhe gjithe keto probleme. Pjesa me e madhe e atyre gjerave qe the jane idiotesi te tuat qe nuk ekzistojne dhe pjesa tjeter eshte si rrjedhoje e reformes tende

    1. arbereshi says:

      Artan Fuga e mbyll shkrimin e tij “Kulturen dhe shkencen i kemi sovjetike, politiken gjoja e duam europiane”. Nje pyetje e thjeshte zoti Fuga, ti ke perfaqeson kulturen shkencen apo politiken? Je bere nje llafazan ku as ti nuk di sec thua, i thua vetes akademik.

  4. I gjithe shkrimi ka tingull te shemtuar patetik komunist dhe pse ka te verteta. Fene e sollen qytetrimet e te tjerve se qyteterime shikohen e lexohen sot e kesaj diet… shkone muzete europiane dhe nuk e lexon fjalen pushtues pa qyteterime. kur qyteterimi une kaleronet popujt e tjere zvarriteshin kam lexuar ne nje muze te mrekullueshem. dhe kane bere shume mire qe i moren/vodhen objektet nga vendet “ekzotike” se jane pasuri planetare te te gjithve. Shiko se cfar po bejne idjotet ideologjike duke i vene dinamitin. Shkrimi i mire po dhe “tralala zuara nje gale.”

  5. petrit sula says:

    Ik o Artan se po behesh i besdisur dhe po na çan trapin

  6. Akademiku says:

    Po per Shote Galicen ke degjuar gje ti djali I Fugajve?. Ajo dhe shoqet e saj ne ato kohe te veshtira , ishin te armatosura me jatagan e nagant, gra te tmershme , sic thua zotrote, por nuk e dinim se vec armiqve te ketij kombi do te tmerronin edhe ty. Drejt e ke . aty duhet vene ndonje stripiste. qe te kenaq shijet e tua akademike.

    1. Partizani says:

      Shqiperia kurre nuk ka qene me “SHQIPTARE” se gjate kohes se SOCIALIZMIT!
      Ti more Artan Krrici shkruan me urrejtje e jo me llogjike!
      Mire atehere,po keto 26 vjet PSE NUK E NDERTOVE SHQIPERINE PERENDIMORE!

  7. Arber says:

    Ky njeri shikon vetem zi, duhet shtruar ne Psikiatri!

  8. Dashi says:

    Mendimet e tua Profesor mund te jene te sakta,por menyra e te shkruarit anon nga tallja,perqeshja me ata qe duhet ta bejne kete(kam frike se godet qeverine si militant i xhindosur)Mendoj se duhet te keni nje qasje prej nje te dituri ,qe flet per permiresimin e institucioneve dhe shoqerise dhe jo te nje te pakanaquri te perhereshem.Shkruaj dhe per probleme qe shkojne mire apo behen perpjekte per te qene te tilla.

  9. Delli USA says:

    Sa ishte Salu ne pushtet per te birin e Qeremit te Fuges gjerat ishin ne rregull,me te ardhur Rama Fuges se Eqeremit I doli gjumi dhe cdo gje I duket e shemtuar.

  10. Lpl. says:

    Ke thene realitetin bile nuk e ke thene te gjithin , Shqiptaret jane aq te ditur e shetitur sa me gjete kasollen e vet ne darke kete e mbajne mend plus atyr qe the ti nuk ju hiqrt asnje presje .Edhe ndertimet qe behen sot jane te stilit komunist me tarrace pa cati shemtim qytete te shemtuara , ne vend e dallon nje ndertim qe ka bere kisha murgeshat ose ndonje institycjon i huaj e bejne thjeshte me cati dhe bie ne sy per bukurine e saje ..Ne Evrope rradhe sheh ndertese me salete vetem ndonje qendertregtare.

  11. capi says:

    Komentues te nderuar mos u lodhni… .
    Fuga eshte ne stazh e siper, dhe per kete aresye i duhet nje imazh prej antikomunisti – demokrat, ne menyre qe te formoje besimin e duhur … per … . Mos u lodhni, boll ju ka tarnanisur Saliu, dhe Sali eshte e do te mbetet pavaresisht urrejtjes popullore ndaj Tij. Cdo loje ka rregullat e veta. Populli mbetet spektator, dhe me bilete te kushtueshme. TUNG.

  12. shaqo says:

    Fuga ka shpejtesi fillestare rrotullimi aq sa i jep fugisti, pastaj shpejtesia ulet deri ne zero dhe fuga mbeshtetet pa fuqi pas dyshemese.
    I tille eshte edhe Fuga araik akademik-medemek.

  13. mesapliku says:

    Kam pare dhe degjuar gjithfare injorantesh dhe maskarenjsh, por njeri legen qe te jete edhe antar i Akademise se Shkencave si ky tipi Fuga nuk kisha ndeshur ndonjehere. njeri totalisht pa dinjitet dhe shume i ceket.

  14. @ says:

    Se ku qendron lidhja “zhdanoviste-sovjetike” me konstatimet centri-fuga-le te mendjes se tredhur
    dhe te mplakur (pjerdhur) te ketij “akademiku politik”, i deshifron vetem truri i Flamur Nokes,
    Mark Frrokut dhe Nard Ndokes, Taulant Balles ose Edi Palokes.

  15. Thanas Mustaqi says:

    Me vjen keq, o Tan Fuga, paskeni probleme te renda me shendetin mendor. Te shkuara!

  16. ilir says:

    Shkurt pasi lexova shkrimin: Artan i Fuges, te rroc vete, ngushellime per mendjen qe te la!

  17. VANDALET E SHQUP-it says:

    TANI PO…., MUND TE NA THUASH SE I JE FUTUR ME GJITHE MEND “SHKENCES ” , E THENE ME QARTE , I JE FUTUR PUNES , SI TURKU SUMES ! HIQU TUTJE , MORE FELLIQESIRE , SE NUK BEHET SHQIPERIA DUKE PRISHUR E KTHER VENDIN NE GERMADHE . KA NJE CEREK SHEKULLI , QE TUNDNI NE HAPESIRE GOGOLIN KOMUNIST E ENVERIST DHE NUK PO NGOPENI SI HIJENAT . DETYRA E SHKENCETAREVE TE VERTETE ESHTE TE HEDHIN DRITE E TE PARAPRIJNE PER NDETIMIN E SE ARDHMES SE VENDIT , KURSE SOJIT TEND I KA MBETUR NE DORE E MENDJE VETEM KALLEPI I TRITOLIT ! BENI DICKA ME TE MIRE , PER KETE VEND , NE SE JINI TE ZOT , POR JO TA KTHENI VENDIN NE GERMADHE ,SI E KATANDISET JU FELLIQESIRAT ME MANTELIN E “SHKENCES” , SE…., NE FUND TE FUNDIT EDHE TI KE PJESEN TENDE NE NGRITJEN E ASAJ, QE KERKON TE SHEMBISH SOT . NUK JE ASGJE ME SHUME APO ME PAK SE PRIJSI JUAJ SHPIRTEROR , BAJRAKTARI VICIDOLAS

  18. DRENICA E KUQE says:

    Se pari, nuk ka kulture “helenike”! Ajo kulture eshte kulture iliro-shqiptare, e bere greke dhe Greqi, shembull tipik i nje tjetersimi bizar si me “kulturen kosovare”!…
    Se dyti, nuk po na duhet asnje Shqiperi “sovjetike”, as ndonje Shqiperi serbe, as Shqiperi greke, as Shqiperi italiane…! Kombit shqiptar i duhet nje Shqiperi shqiptare!…

    DRENICA E KUQE

  19. lume e det says:

    Ore, mbani mbyllur ne gucke te tij kete budallain, se nga budallenjt rezikojne njerez te mencur!!! Gjithsesi mbani brenda te lidhur se eshte rezik shoqeror…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje