Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare: Kam frikë se në ‘Euro 2016’ do të ndodh diçka e keqe

25 Maj 2016, 09:48Sport TEMA

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Otto Bariç, thotë se në Europianin e Francës mund të ndodhin sulme terroriste.

Ai ka marrë një ftesë nga FSHF, ashtu si ish-trajnerët e tjerë të ekipi kuqezi, për të qenë në Francë si një prej të ftuarve të institucionit të futbollit shqiptar.

Megjithatë, trajneri 82-vjeçar nuk do t’ udhëtoj drejtë Francës.

Kjo, pasi ai frikësohet nga sulmet terroriste.

“Unë kam marrë ftesë nga Shqipëria, Kroacia dhe Austria megjithatë nuk mund të jem në Francë. I falënderoj të tri federatat për ftesën që më kanë bërë. Kam frikë se do të ndodhë diçka e keqe”, ka deklaruar Bariç gjatë një interviste për gazetën kroate, Jutarnji.

“Unë e di se shteti francez do të bëjë gjithçka që kjo mos të ndodhë, por unë mendoj se në Francë ekziston një rrezik të madh”, ka theksuar ish trajneri i Shqipërisë.

2 komente në “Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare: Kam frikë se në ‘Euro 2016’ do të ndodh diçka e keqe”

  1. Kritiku says:

    Paska frike ky 82-vjeçari se mos iken per lesh? Po kujt i plasi se çfare mendon dhe thote ai? Pse ore gazetare merreni me gjera te kota dhe i sillni si lajme?

  2. normali says:

    çfare idioti! Po ai dhe atje ku eshte , duke zbritur shkallet mund te rrezohen dhe ja: vdiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje