Emri i saj u përmend disa muaj më parë gjatë një aktiviteti në Tiranë pasi ishte një nga studentet që ka përfituar një bursë nga gjiganti Google.
Ajo quhet Sindi Shkodrani.
Pesë vite më parë, ajo zgjodhi të largohej nga Vlora për të ndjekur studimet jashtë vendit. Si një nxënëse që nuk njihte notë tjetër veç dhjetës, nuk e kishte shumë të vështirë të fitonte një bursë në një nga universitetet më të mira, jashtë.
Zgjodhi të studiojë Shkenca Kompjuterike për të qenë afër asaj çka e donte më shumë; matematikës.
Pasi përfundoi studimet për Shkenca Kompjuterike, zgjodhi t’i hyjë një tjetër sfide për veten, duke studiuar Inteligjencë Artificiale në Amsterdam.
Sot ajo është në vitin e parë në këtë degë.
Puna sistematike mbi libra, pjesëmarrja në aktivitet, u shpërblyen shumë shpejt.
Vitin e kaluar rezultoi fituese e bursës së quajtur “Anita Borg” nga Google dhe jepet për femrat e suksesshme që studiojnë Informatikë ose degë të ngjashme.
U përzgjodh midis 40 studenteve nga rreth 8 mijë aplikuese nga gjithë Europa.
“Bursa e Google quhet Anita Borg dhe jepet për femrat e suksesshme që studiojnë Informatikë ose degë të ngjashme. U përzgjodha midis 40 studenteve nga rreth 8 mijë aplikuese nga gjithë Europa. Një tjetër shqiptare që studion në La Sapienza, Erisa Terolli e fitoi këtë burse në të njëjtin vit. Prej rezultateve në mësime në universitet dhe pjesëmarrjen në evente të ndryshme u zgjodha për këtë bursë, e cila jo vetëm më mundësoi vazhdimin e studimeve Master, por ishte edhe një mënyrë e mirë kontakti me shumë femra të tjera të mrekullueshme rreth botës.
Pas bursës, me tre vajza të tjera jemi duke krijuar një projekt të mbështetur nga Google për të inspiruar studentet femra në gjimnaz të cilat duan të dinë më tepër për Informatikën. Projekti është i përkthyer edhe ne shqip dhe mund të gjendet në www.mecodeprogram.com”, thotë ajo për gazetën Dita.
“Kur isha 5 vjeç e më pyesnin çfarë do të bëhesh kur të rritesh, u thosha shkencëtare. Sado qe nuk e kisha idenë për çfarë po flisja, dëshira për të pasur mundësinë e të bërit gjëra të mëdha për njerëzit, për botën, ishte aty”, thotë ajo në një intervistë për gazetaren Entela Resuli të Ditas.
Paçka rezultateve të shkëlqyera në mësime ajo nuk harron të theksojë se, të rëndësishme janë dëshira për dije, pasioni për degën e preferuar dhe të shijosh studimin sepse po bën diçka për veten, jo thjesht për të pasur një diplomë…
Bravo te qofte moj vajze, per vete po edhe per Shqiperine pse jo.
Bravo, te lumte. Keshtu njerezish i duhen Shqiperise. Vetem suksese dhe urime
Te lumte Sindi ! Ja njerezit e perkushtuar dhe qe shohin perpara duke harruar kefenete e restorantet. Te uroj suksese !
Te presim te stani i dhive kur te vish ne Shqiperi, kaq mund te te ofrojm tani per tani e dashur.
Haha shoku, ky stan kete bulmet ka.
Mos e bej xheloze Rilindjen dhe per dhite se kushedi do i japin me koncesione dhe ato.
A thua kthehet ne Shqiperi?
I lumte kesaj vajze dhe familjes!
Keto promovime i takon ti beje Ministria e Arsimit,madje si ngjarje sh te rendesishme. Ndersa qeveria permes ketyre promovimeve do te bindete popullin per perkushtimin e saj ne kerkim te kuadrit sa me profesional per drejtimin e shtetit.
Bravo Goca, keta njerez duhen promovuar ne te gjitha madiat, dhe jo tallavate.
Bravo vajzes. Shqiperia ka shume te talentuar, por shteti shqiptar as qe kujtohet per ta. Edhe djali im mbaroi me rezultate te shlelqyera dhe tani punon ne Google Zvicer dhe sa here qe kam nevoje mi degon parate tak, tak , tak, tak… Dhe thote : -Shqiperi te kam dhjer. As do t’ja dije per flamurin qe mban ajo goca. Me vone edhe ajo do ta hedhe flamurin, por tani nuk e kupton ende qe s’ka shtet shqiptar, sepse nuk ka shtetare…
suksese dhe bravo? A do vije valle ne Shqiperi? Kjo pyetje te ben te qash perpara se te marresh pergjigje!
Nje BRAVO te madhe Sindi! Vec,pas mbarimit te shkolles mos e harro shqiperine tende,sic bejne shume shqiptare te tjere.Shqiperia ka shume nevoje per ju dhe talented tuaja. Gjendja ne atdheun tane eshte mjaft e veshtire,sot per sot,por duhet te bejme cdo sacrifice per ta nxjerre nga ai LLUM qe(antishqiptaret)e kane future. ATDHEU MBI TE GJITHA!
Nuk I ka asnje borxh Shqiperise qe e vini para kesaj sfide. Mundi dhe sakrifica personale e mbeshtetur nga familja, I takon asaj dhe vetem asaj. Ashtu sic I takon edhe atij djalit te nje komentuesi me siper qe punon ne Google Zvicer. I lumte femijeve tane qe nderojne veten dhe prinderit per sakrificen e bere!
Nga te paktet lajme pozitive .
Bravo e suxsese ne jete simpatikes vlonjate
qeka si lop
Kurse ti qenke thjesht gomar.
Edhe ti qeke nje cope k, se po te ishe i plote sherbeje per dicka te pakten.
Edhe shkruhet lopë, jo lop, analfabet!
eeee,
edhe dhelpra keshtu tha kur pa qe s’i arrinte dot rrushte.
po lopet jane per tjeter pune adushi jo per ate qe ka zgjedh kjo goce yll
I nderuar komentuesi Faro ! Keni shume te drejte ne ato qe thoni dhe nuk kam asnje presje, as per te shtuar dhe, as per te hequr. Vetem nje pyetje e kam merak dhe do ta bej: A e besoni edhe ju vete se kjo Qeveri dhe kjo klase politike qe kemi, me kete nivel qe na prezantojne e dine se çfare do te thote ajo dega ne te cilen studion kjo vajze ?
Une si vlonjat e njoh, i njoh dhe prinderit ; mamaja mesuese, babai inxhninjer elektrik ; vazhdimisht ka shkelqyer ne konkurse dhe olimpiada…!
SUKSESE !
Ministria e arsimit ku ka kohe te promovoje njerzit e talentuar,ajo shumicen e kohes e kalon ne parukeri….
nuk ka Asnje lidhje lidhje me Vloren, mbiemri eshte Shkodrani me banim ne Vlore !
E cfare rendesie ka ajo,se nga eshte ajo vajza more zoteri?! Ajo eshte shqiptare,kjogje eshte e rendesishme.
Ja cfare ben Rilindja pra shoke ………… Ministrija E Arsimit ka ngritje …. ze me ze!!!
Prandaj ……. o burra, nga fitorja ne fitorje