Me ftesë të kryeministrit suedez, Stefan Lofven, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Suedi.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë të konferencës “Qeverisje progresive”.
Po ashtu Rama do të lancojë edhe partneritetin shqiptaro-suedez në fushën e investimeve.
Përveç kryeministrit Lofven, Rama do të takojë edhe kreun e parlamentit të Suedisë.