RRËFIMI i dhimbshëm i gruas që iu mor karroca me kokoshka nga policët: Ajo është drita e syve tanë, qava sepse njerëzit janë të mirë dhe u ofruan për ndihmë

26 Maj 2016, 12:43Sociale TEMA

Ditën e djeshme, rrjeti shpërtheu me zemërim pasi disa policë bashkiakë i morën karrocën me kokosha një gruaje.

Bashkia ka vendosur t’i pezullojë policët.

Ndërkohë, gruaja në fjalë ka vendosur të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme për Nisma thurrje.

Ja çfarë thotë ajo:

“Unë jam Trëndelina Aliko. Kam lindur në Elbasan dhe jam 52 vjeç.Vij nga një familje me tetë fëmijë dhe prindërit tanë kanë punuar gjithë jetën në Metalurgjik. Kam tre fëmijë, dy goca, një çun. I kemi rritur me thërrime kur i thonë llafit.

Jeta ime ka qënë një karvan i rëndë hallesh e vuajtjesh. Në 1991 morëm një shtëpi sociale, aty në Elbasan, brenda Metalurgjikut E morëm me leje nga organet që ishin atëherë. Ishte e pabanueshme, por ishte e jona. Ndoshta ndër të paktat raste gëzimi që më ka dhënë kjo jetë. U vumë bashke me burrin dhe e rregulluam. Futëm dhe letrat për legalizim, por nuk arritëm dot ta gëzonim. Erdhën këta që privatizuan Metalurgjikun dhe na nxorrën nga shtëpia. Nuk dinim si të mbroheshim, thjesht nuk dinim si të mbroheshim. Ata ata ishin shumë të fortë për ne. Ne ishim një plesht përpara atyre. U dorëzuam.

Erdhëm në Tiranë me shpresën e një jete më të mirë. Jetojmë me qera. Çuni ndenji pak dhe kur s’bëri dot gjë as këtu, iku në emigracion. Tani jetojmë me njërën nga gocat, se tjetra është martuar.

Gjithë burimi ynë i jetesës është ajo karrocë kokoshkash. Është drita e syve tanë, buka e përditshme. Mundohem që të kënaq njerëzit dhe e ndjej që ata kënaqen nga kokoshkat e mia. Të gjithë m’i lavdërojnë. Vajzat e shkollës aty afër vijnë të gjitha blejnë tek unë dhe kjo më gëzon. Si çdokush që do të gëzohej kur njerëzit ja bëjnë hallall atë lek që i japin.

Fitoj 700-800 lek në ditë. Por jo çdo ditë. Kur bie shi pershembull. Dal dhe rri tek vendi i zakonshëm, më tepër që të jem në paqe me veten. Por une e di, askush nuk blen kokoshka kur bie shi. I shoh njerëzit që nxitojnë prej shiut dhe as kokën nuk kthejnë. I kuptoj.

Dhe kështu ikën ajo ditë. Ndodh që shiu zgjat me ditë të tëra. Dhe gjëja që mendojmë bashkë me burrin është çfarë do të hamë? Me se do të paguajmë qeranë?

Tani që jam edhe e sëmurë, hallet shtohen edhe më. Këto ditë që është hapur pak koha, kam punuar pak më gjatë që të mblidhja lekët për ilaçe. Me duheshin edhe 600 lekë që t’i plotësoja dhe thashë se me të djeshmet do të më plotësoheshin. Por ndodhi ajo që ndodhi.

Nuk dua të punoj pa rregulla me shtetin. Ja shikoni që kam çuar kërkesen për paisje me liçensë që në Dhjetor vjet, por s’më kanë kthyer përgjigje. Por mua më duhet të dal, se dua të ushqehem e të paguaj qeranë…çdo ditë. Prandaj nuk pres dot derisa të më kthejnë përgjigje.

Edhe dje, kur erdhën ata zotërinjtë, u munduam t’i sqaronim, por ata na thanë që ashtu ishte rregulli. Prandaj dhe vajza ju njoftoi juve të Nismës Thurje, sepse vetë nuk dinim si ta zgjidhnim.

Gjithsesi ajo histori, iku. Juve si Thurje, ju falënderoj shumë për ndihmën që na u gjendët për gjobën dhe për ilaçet, ua kemi borxh.

Sot kur dola nga spitali, vajza më tha që në internet aty janë ofruar shumë veta për të na ndihmuar. Qava kur m’i lexonte ato fjalët që kishin thënë. Qava sepse e kuptoj që thellë-thellë njerëzit janë të mirë të gjithë. Është koha që jetojmë ajo që i detyron disa të nxjerrin anën e keqe.

Unë i bekoj nga zemra dhe iu uroj që Zoti t’i shohë të gjithë në shtepitë e tyre e në familjet e tyre, mbarë e mirë. Një mijë herë zoti i bekoftë. Por faleminderit! Ajo që do nëna, është vetëm të më jepet ajo liçenca dhe të punoj e qetë. Vetëm këtë. Nëse ka mundësi do t’u kërkoja të gjithëve t’i dërgonin një mesazh kryetarit të Bashkisë që të më nxjerre Liçencën që të punoj pa frikë. Dua të jetoj jetën që më ra në pjesë, ashtu me halle dhe vuajtje siç ma caktoi Zoti, por dua ta jetoj me dinjitet”.

32 komente në “RRËFIMI i dhimbshëm i gruas që iu mor karroca me kokoshka nga policët: Ajo është drita e syve tanë, qava sepse njerëzit janë të mirë dhe u ofruan për ndihmë”

  1. Edkari says:

    Me kallash ne dore se nuk na mbeti rruge tjeter.

    1. Illyrians says:

      Epo ashtu jeni mesuar ju salistat, nuk njihni rruge tjeter..

      1. Edkari says:

        Ti je me policet une jam me kokoshkat.
        robt kryetarit bashkise e do me pelqente
        ate Xoxen e tij ta mbarrsja.

      2. mirel says:

        Ik legen. Ashtu e doni ju qe u bete si Saliu dhe me keq. B.q.ra qe fshiheni pas hijescse Saliut. Ai te pakten e deklaroi qe ne fillim qe ishte kriminel. Ndersa ju krimba qe pi gerryeni kufomen popull. Ju duheni zhdukurvte gjithe.

    2. tiku says:

      Hemo çeçen dreqi do lufte e ? Srrini dot pa e bere politike? Kjo duhet te kete license se po tu helmua femija me kokoshkat ku do e kerkosh te drejten e?! Apo vari teneqen, kabul jemi dhe doni qe te jemi.
      Shume keq qe i keni pezullu policet se detyren kane bo.

    3. trojani says:

      Lemoji thepin kallashit,se ka te papritura ndonjehere…
      ju salinistat trima te medhenj,ju pam ne 97-ten.
      keni mare ndonje urdher udb-ja ti vini zjarrin prape!!!

  2. Greg says:

    Eriona urdheron policet te sillen keshtu dhe po I filmun I pushon nga puna demek. Njeri me hipokrit dhe pa bythe nuk ka. Ky spurdhjak do na rri si ferre neper qafe per shume vite besoj me keq se Sale pinoku.Mjere ne. Respect per Zonjen.

  3. 104 vjetori i pavaresise says:

    Sa e tmerrshme kokoshka shiten ne shume Kryeqytete Europiane nuk shiten vetem ne Tirane,po si ka mundesi vetem ketu tek neve ndodhin shume çudira:perse valle nuk kapin ato qe fitojne miliona duke vjedhur dhe mashtruar kete popull,por kapin keto te pa takat……….sa leke do ti dale pensioni kesaj zonjes se nderuar? qe kerkon te punoje dhe te jetoj me dinjitet..uroj ti dale pensioni sa te martoje djalin ne dy kala te ndryshme,ne Kalane e Krujes,dhe ate te Lezhes,do te ishte mire per ti reklamuar se ate te Petrleles dhe te Gjirokastres i ka reklamuar “Kryetari i Bashkise”.Perse policia nuk pastron dhe liron trotuaret nga karriket dhe çadrat?

  4. O zot , sa e temerreshme eshte te shofesh kte grua , ne lot sepse shteti i heq buken e gojes familjes se saj .
    Me vjen mir per solidaritetin qe shqiptaret kane treguar , ne ate situate ,me kte zonje .
    Te paktet kjo tregon ,se jo gjithcka ne shqiperi ,ka degjenruar ,jetoka njifar shpirti rastesishem,
    e nuk qenka shkaterruar nga mafiozet kriminelat politikane dhe egersirat e shpelles .

    Un jam per ligjet e shtetit , por ligji nuk duhet filluar nga – te mjeret – e asaj bote -nqs i themi ala vehtes njerez ,
    por nga paria e krimit dhe haduterise ne pushtet etj .
    Jeni vertet bastarde ,jeni gjithcka e padrejte te pamorale ,gjithcka qe mundet te lejoj fjalori ksaj bote .
    Jeni duke luajtur shume ndyre me jeten e atij populli ju politikane te peshtire ,
    e shpresoj qe ky veprim mos te Jet ndonji loje e inskenuar e politikes shkerdhatave t shpelles

  5. Zig Zag Man says:

    Fullani i pafajshem, kokoshkat te fajshme..!

  6. Reni says:

    E pafalshme sjellja e policave te bashkise. Eshte turp mund te ishte nena juaj aty. Une nuk e di nese kjo pune ka urdher nga lart por e pershendes pezullimin e atyre policeve. Para se te bejme shtet duhet te jemi njehere njerez…

    1. mirel says:

      Policet ashtu jane urdheruar. Tani qe i del boja bojaxhiut te Rilindjes, e hane policet, si alabaker qe jane, buk vlejne shume.

  7. Viktor says:

    Te pakten tja kthejne mundesine e saj per te mbajtur te mbajtur frymen gjalle. Nje gje me ben çudi, kur i pa moralshmi ben moral. Hajde Bes Pesha se e ke vendin diku tjeter e jo aty ku je sot. Duhet te ishe kalbur ne burg me kohe

    1. Mira says:

      Besjan Pasha duhej te ishte kalbur ne burg? Perse? Apo se di nje çike si teper se nga i ka marre e nga i ka fut leket Erionka? Sa per kuriozitet: ai kompjuteri i zhdukur me gjithe transaktionet e Mjaftit e sigurte qe nuk kishte diku ndonje kopje?

      1. Katunari qut says:

        O ti mira mendjeholla. E di ku ka pu uar Besjan Pesha para se te na behej aktivist apo jo?
        Nese nuk e di, mos gri sallat kot, se burgun e ka pak.

    2. Pelasgian says:

      c’lidhje ka Besjan Pesha ?

  8. xyz says:

    O Zoti ju vrafte juve poltikianeve tane dhe atyre pushtave pas jush qe terheqin fijet per tju sjell dhe per tju mbajtur ne pushtet per pushtelliqet e politikave te vende te tyre KRIMINALE. PTU PTU PTU

  9. arben says:

    Populli thote se skane cfare ti bejne gomarit dhe I bien samarit.Nuk u vjen turp qe Fullanit dhe gjithe Horave nuk po u hyn gjemb ne kembe por Pasi dalin te pafajshem nga gjykatat e koruptuara kerkojne dhe demshperblim per traumen psiqike qe u shkaktoj shteti duke mos I lene me te vjedhin.Ku je Edi Rama me 1 milion shuplakat qe neser do te kthehen ne fytyren tende se Sala e kaloj lumin pa u lagur.

  10. Lina says:

    Reagimi me beri pershtypje. Pezullimi i inspektoreve.Ka plot njerez me halle ne kte vend.

  11. patriot says:

    Policet nuk kane faj, faj ka ai qe drejton bashkine.

    1. enter"" says:

      Po mire, ai qe drejton bashkine pezulloi policet.
      Ej, qe te mos kthehet ne nje rreth vicioz.

      Ketu eshte bere nje gabim I cili shpresojme te zgjidhet sa me shpejt. Shume mire qe u be publike.

      Doni kohen e Sales kur haje plumin ne boulevard?????????

      1. Nini says:

        Nuk e hante njeri plumbin ne bulevard ne kohen e Sales se shiste kokoshka keshtuqe mjaft me keto krahasimet e molleve me dardhen. Salen nuk e do me njeri, po edhe keta tani nuk durohen dot me asnje minute, ka dale situata nga kontrolli.

  12. Ubs says:

    Te mbushen sytë me lot nga rrëfimi i saj, jo sepse është nje shkrimtare, por e ka bere halli. Kthejini njerëzimin shqiperise, leni politiken se asgje sna duhet. Na duhet njerezia. Asgjë tjetër. Zoti e bekoftë ate toke, se njerëzit e kane braktisur arsyen dhe njerëzillikun.

  13. Toni says:

    Respekte per keta njerez qe jane ne pike te hallit dhe nuk dalin te lypin por shesin kokoshka apo cfare tju jepet si e si te fitojne nje cope buke per te rritur femijet e tyre. Fatkeqesi qe qeverisen nga keta qe jane dhe fatkeqesi qe nuk ka assistance per keto njerez ne nevoje por ka nje korrupsion e krim qe nuk perfytyrohet. Zoti ju ndeshkofte per keto qe po I beni popullit tuaj !!

  14. sonar289 says:

    Ore po po ben shtet Rame dhjaksi! Nuk ka lene karroce kokoshkash e lepiresesh pa shkulur nga aktiviteti i tyre ilegal qe vazhdimisht ka renduar ekonomine ne lulezim!!!
    Nga ana tjeter, Kokedhjeret marrin tendera pasi jane zgjedhur dhjeputet dhe mbrohen me fanatizem nga Rame qelbesira!

  15. stiliani says:

    mire ekeni ju komentoni..po a ka license gruaja se kur ju helmohen femijet ..pse sbeni shtet thoni ..o te paudhe…

    1. xyz says:

      Te lumte pepin, ti do ta vrasesh! E gjete nga I vjen e keqja ketij vendi dhe pse nuk po behet shteti! Vetem ki parasysh dicka para se te besh “inteligjentin” ketu me keto dy rreshta qe shkruan; E para, misrat qe perdoren per kokoshka ruhen ne paketime letre te thata pa lageshtire, e dyta kane edhe dozen e kripes, pra dy elemente qe pengojne rritjen e baktereve. E treta, ne temperaturen ku piqen ato per tu kthyer ne kokoshka, s’ka kodosh virusi apo bakteri qe t’i rezistoje. Prandaj mos ki dert prej kokoshkave te kesaj hallexhijeje me rrezik helmimi 0.1 % po shif me mire ujin qe pi, miellin e bukes qe konsumon, perimet omgj qe ha!

    2. Katunari qut says:

      Po pse mer kelysh i kuq, ke pare ndonjehere ti helmohet njeri nga kokoshkat?
      Edhe sikur, ku duhet te aplikoje zonja ne fjale per nje licence sipas teje?
      Kokoshat ne te gjithe boten shiten ne te njejten menyre.

  16. Gent Sejko says:

    Ne kemi hallin e Fullanit qe i eshte prishur oreksi … nuk i shijojne as kokoshkat …vetem 500 mije Euro ja sjellin oreksin! A ka njerez te mire qe te ndihmojne Fullanin me nga 100 mije Euro?!

  17. Xhelo says:

    Vertete qe perpara kemi nje hallexhie, por i ashtuquajturi shtet duhet respektuar nga te gjithe, cka ketu te ne nuk ndodh. Policet bene detyren. Turp per bashkine qe i pezulloi. Ne kete menyre asnjehere Shqiperia nuk do te behet shtet, pra “meshira kristiane” qe natyrisht eshte hipokrite, nuk e do shtetin.

    1. Mira says:

      Cfare respekti nga shteti more truthare! Cgare lesh shteti? Ate qe i le njerzit pa asnje ndihme ne mes te kater rrugeve? Pervec kesaj, zonja ka kerkuar leje nga Bashkia qe ne dhjetor dhe akoma si ka dale. Cfare te beje ajo 6 muaj ? Te vdesi per buke se ky bishdredhsi i Bashkise do me bere pak show? Skeni turp qe edhe e perkrahni.

  18. eriona says:

    O Xhelo djali po lexoje o te shkreten mire se cfare thote zonja. Ajo ka bere kerkese per licensim por akoma nuk ka marre pergjgje. Si thua kush nuk eshte ne rregull me ligjin ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje