Socialistët e Vlorës kundërshtojnë garën pa rival për kryetar

26 Maj 2016, 19:50Politika TEMA

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Socialiste në Vlorë po shkakton debate për shkak të paracktimit të emerit nën ndikimin e Koço Kokëdhimës dhe mungesës së rivalit në garë.

Në garë do të jetë çuditërisht vetëm një emër, ai i Anduel Tahirajt, një nga njerëzit më të besuar të koordinatorit të Jugut, Koço Kokëdhima.

Por një fakt i tillë nuk është pritur aspak mirë nga strukturat, të cilët kishin propozuar edhe disa emra të tjerë si kandidatë, si: Ilir Metajn, Ines Stasën etj.

Këta kandidatë nuk janë lejuar të kalojnë në votim përmes bazës socialiste, dhe janë eliminuar, kuptueshëm me preferencën e Kokëdhimës.

Kryetari aktual i Fressh-Vlorë, Klajdi Myzaferaj, dhe ish- kryetari Renato Bega, e kanë shprehur publikisht kundërshtinë, duke bërë thirrje për bojkotin e kësaj farse që imponon kryetarin.

“Nëse nuk ka garë demokratike dhe nuk ka alternativë për të votuar, unë e bojkotoj këtë proces.

Për mua është një farsë!

Fakti për të bojkotuar këtë proces, nuk më bën as mua e as ty më pak socialist. Fakti që e duam Partinë Socialiste dhe na dhemb e gjithë kjo që po ndodh, po jua bëj këtë thirrje gjithë shokëve dhe shoqeve të partisë. E di që me këtë status apo me një tjetër që kam publikuar pak kohë më parë mund të cenoj veten time, duke u përdorur kjo nga disa njerëz të vegjël dhe hakmarrës. Por mua aq më bën. Unë zgjedh Partinë Socialiste“, shprehet Myzaferaj.

Ndërsa Renato Bega, ish -kryetar i FRESSH Vlorë, shprehet:

“Këmbanat e alarmit po bien ne Ps Vlore, kush ka vesh le te degjoj. Hera e pare ne 25 vjet qe imponohet nje Kryetar Partie, ku alternativa eshte nje EMER, (ishte dhe nje emer tjeter por dha doreheqjen ne moment te fundit- thone). Vendimet e fundit te struktures paralele te “Kocos” e rrezuar parimisht ne Kongres, bien ndesh me parimet per te cilat une aderova ne PS Vlore 10 vite me pare. Une e refuzoj fuqimisht kete farse. Mund dhe te heshtja, por nuk mund ta bej dot. E sigurt, nga e gjithe kjo farse jargavitese i humburi s’jam vetem une. :)”

2 komente në “Socialistët e Vlorës kundërshtojnë garën pa rival për kryetar”

  1. alda says:

    Foli Renato Bega injoranti. I biri i Tofik matrapazit. Po i njeh Vlora mire keta, pa merak fare.

  2. Po kush eshte ky Koco. Akoma ju dikton dhe ju ve ne rresht juve . Kapeni per b…. dhe nxirreni jashte.
    Harram ju qofte nqf se ai zgjedh ate qe do. Mos e lejoni duke luftuar hapur balle per balle se ai don te shkaterroje PS.
    Luftoni fort…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje