Eurostat: Shqipëria me uljen më të fortë të çmimeve të energjisë më 2015 në mesin e 40 vendeve

27 Maj 2016, 09:35Ekonomia TEMA

Çmimet mesatare të energjisë elektrike në Shqipëri për vitin 2015 janë ulur me gati 30 për qind për konsumatorët famuiljare. Shifra është dhënë nga Eurostat duke Iu referuar çmimeve mesatare të konsumit të energjisë për konumatorët familjarë në të gjitha vendet e Europës.

Në renditjen e Eurostat Shqipëria është vendi i tretë në Europë me çmimet më të lira për energjinë, raporton Monitor

Ulja e cmimeve të energjisë në vitin 2015 rezulton te këtë ardhur nga heqja e fashës 300 kilovatore me çmim të ulët dhe mesatarzimi i saj me çmim 9 leke për kilovat për konsumatorët familjare.

Më pare, në vitin 2014 çmimi poshtë 300 kilovatëve ishte 7 lekë dhe mbi këtë fashë 13 lekë.

Pas Shqipërisë vendet në të cilat çmimet e energjisë janë ulur më 2015 janë Malta dhe Qipro me nga 15% secila. Ulje e çmimeve për konsumatorët familjarë është konstatuar edhe në vende të tilla si, Hungaria, Sllovenia, Britania dhe Gjermania.

Ndërsa rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë elektrike e ka pësuar Lituania me 20 për qind dhe më pas Kosova dhe Bullgaria me nga 15 %.
Gjithashtu rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë ka qenë e pranishme edhe në Turqi, Bullgari etj.

Dy ditë më parë kryeministri i Edi Rama ka paralajmeruar nje ulje të mundshme të çmimeve të energjisë elektrike, kur tha se përformanca e mirë e sektorit duhet të reflektojë me uljen e çmimeve.

Por burimet nga Ministria e Energjisë pohuan se, kjo nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit.

Bilancet e kompanive KESH dhe OSHEE ende janë të brishta nga borxhet e larta dhe qëndrueshmëria afatgjatë do ende kohë për t’u instaluar.

7 komente në “Eurostat: Shqipëria me uljen më të fortë të çmimeve të energjisë më 2015 në mesin e 40 vendeve”

  1. ben says:

    O na lumt o na lumt.
    Keta e tha mire lubonja mire qe te vjedhin po edhe te tallin.
    Cmimin e energjise kur nuk e paguanin te gjithe rama e gjeti me 7leke/per kw nga 1 janari I 2015 qe e paguajne te gjithe eshte bere 10.2leke/per kw.
    Do beje koment ndonje rilindas me librezen e energjise para? ????? ? ? ? ? ? ?

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ore , a jeni ne terezi me keto artikuj ?
    Pse nuk thoni te verteten ?
    Cmimi u ul vetem per ata qe konsumojne mbi 300 Kw.
    Per ata qe deri dje por edhe sot vazhdojne te konsumojne deri ne 300Kw , cmimi ESHTE RRITUR ! Dhe keta jane njerezit me te varfer.
    Ore po keta te rilindjes njelloj qenkan ? Nuk kane lene gje pa I marre Berishes kur ishte ai ne pushtet. Mire thote Blushi.
    Edhe xhaxhi Eri na tha se cmimi I biletes urban nuk eshte rritur , por eshte indeksuar.
    Ne fakt po te pyesesh nje femije ne klase te dyte :
    – Cmimi I korrentit ishte 7 leke dhe u be 9 ? cfare ndodhi me cmimin ?
    – Cmimi I biletes urban ishte 30 leke dhe u be 40 . Cfare ndodhi me cmimin ?
    CMIMI U RRIT !!!!!

    1. Toni says:

      O liku, edhe Eurostatin e bete me rilindjen. A te mbaruar qe jeni, perfundimisht sbeheni me. Dhe nje detaj, kur shkruan pyet njehere sa kane qene cmimet e energjise se ben dhe specialistin duke ja keputur kot pastaj. Shifrat qe thua ti i ke degjuar nga Paloka, lexo dhe ndonje dokument kur te kesh kohe te lire.

      1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

        O mik ,

        -Se pari nuk me intereson shume se cfare thote Paloka dhe te tjeret. Per mua : Basha=Rama=Saliu=Meta=”Te gjithe politikanet e cdo krahu”=”Nuk duan t’ia dijne per popullin por vetem per xhepat e tyre”.

        Se dyti une nuk kam nevoje te lexoj artikujt , sepse kam nje shkrese zyrtare qe me vjen cdo muaj , fatura e energjise. Me pare , deri ne 300Kw cmimi ishte 7 leke per kilovat , tani ESHTE RRITUR. Ky eshte REALITETI per familjet e varfra. Po , per pasaniket qe konsumojne energji sa te duan cmimi eshte ulur. Nese ti je nga ata pasaniket , sigurisht qe do thuash se u ul cmimi. Por ne veshtiresi nuk jane pasaniket , por ata qe mezi shtyjne muajin.

        -Se treti , pse cfare kujton se ti se meqe eshte Eurostat , duhet te thote realitetin ? Ai I merr te dhenat nga qeveria dhe nxjerr perfundimet. Ne kohen e Sales ia jepte ai te dhenat , tani ia jep Edi. Le qe keta te huajt gjithmone tallen me ne shqiptaret. Mjafton te shkosh ne parlamentin europian . Tako nje deputet nga partite e djathta europiane dhe pyete per Shqiperine , do te shikosh se gjithe te zezat do te thote. Papagall I Bashes. Pastaj tako nje deputet te partive te majta europiane dhe beji te njejten pyetje. Do te thote gjithe te mirat per Shqiperine. Papagall I Edit. Keshtu qe menyra me e mire per te vertetuar statistikat eshte : TE SHIKOSH REALITETIN !

      2. adi says:

        O TRUTHARE RILINDJEJE NE PAGUAJME ME SHUME LEKE PER KW QE NGA 1 JANARI 2015 . TI DUHET TE JESH KOKRA E REFUGJATIT QE BEN DER DER.
        KAFSHE RILINDJEJE ENERGJIA QE PAGUAN NJEREZIA NE SHQIPERI KA NJE CMIM FIKS TE MIRATUR NGA ERE DHE NUK ESHTE MALL QE KUOTOHET NE BURSE SI DOMATJA
        ORE KAFSHE RILINDJEJE FUTU NE INTERNET HERA E FUNDIT QE ERE OSE ENTI RREGULLATOR I ENERGJISE QE KA MARE NJE VENDIM KA QENE PER RITJE DUKE FILLUAR NGA 1 JANARI 2015.

        EDHE GAZETA THE INDEPENDET SHKRUANTE PER RAMEN QE ESHTE REFORMATORI ME I MADH NE HISTORI PO REZULTOI QE NE KISHIM PAGUAR NE SHQIPTARET NEPERMJET KRYEMINISTRIT PLOT 600 MILIONE LEKE QE GAZETA TE MBURTE KRYEMINISTRIN.

  3. elona says:

    po kshu eshte kur jemi dele ne, dhe s’dalim teprotestojme per keto gjera po per karriget e ketyre qe te fryhen me paret tona.

  4. adeci says:

    Vere dhe mbiemrin “Blushu” qe te identifikohesh tamam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje