Ish-gazetari i “Deutche Welle” dhe akademiku Apollon Baçe, për herë të parë sjell një dëshmi të rrallë dhe të rëndë lidhur me ngjarjen e 28 majit të vitit 1996 kur politikanë, gazetarë vendas dhe të huaj u rrahën barbarisht nga policë civilë të forcave speciale dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë një protese në shehsin “Skënderbej”.
I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe mes të tjerave dha detaje lidhur me rrahjen shtazarake të gazetarit të gazetës “Dita” Bardhok Lala, i cili sot pikërisht për shkak të asaj ngjarje nuk e ushtron më profesionin dhe është invalid.
Baçe tregon:
“Tre punonjës të SHIK e rrëmbyen gazetarin Lala, e futën në një makinë dhe e qëllonin më ç’të mundin.
Por duke qenë se autovetura ishte në ecje dhe hapësira e ngushtë nuk u lejonte ta qëllonin më fort, një nga punonjësit e SHIK-ut nisi ta kafshojë gazetarin në pjesë të ndryshme të trupit.
Më pas e çuan nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës dhe atje ushtruan dhunë shtazarake.
E vunë në buzë të ujit dhe e qëllonin me të shtëna pistolete në mënyrë të tillë që plumbat ti kalonin afër për ta terrorizuar sa më shumë.
Pasi e dërrmuan nga të goditurat me shkelma e grushta dhe shkopinj gome dhe në fund e hodhën në ujë me mendimin që kishte vdekur. E gjeti një fshatar aty pranë dhe vetëm fati bëri që Bardhok Lala të mbijetojë.
Nuk e njoha kur e pashë në atë gjendje.
Unë u temerrova nga kjo ngjarje dhe duke qenë edhe drejtor I gazetës “Dita” takova urgjent presidentin Berisha. I tregova për ngajrjen dhe për këtë kanibal që shteti i asaj kohe kishte por nga biseda kuptiova gjithçka kishte dalë jashtë kontrollit”.
Por sipas Baçes edhe më e rëndë ishte situata në Shqipëri për faktin se në drejitmin e strukutave të sigurisë kishte njerëz si Agim Shehu, zëvëenmdësministër i Brendshëm dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Për mua ky është njeriu më negative që ka patur shteti shqiptar që nga rrëzimi i komunizmit. Vëtë Berisha më tregoi se në një bisedë me të Shehu i kishte kërkuar që të me eleminonte mua. Por ka qenë ndërhyrja e Berishës që më shpëtoi jetën. Ishte kohë që jeta dhe vdekja ishin më pranë se kurrë”.
LLAPAQEN I NDYR
GJITHCKA BEHEJ ATEHER RRAHJE RREMBIME VRASJE
KISHIN URDHRIN E NJI PERSONI QE TE GJITHE SHQIPTARET E DIJNE
ISH PRESIDENTI SHPELLARI sali brrisha
MEGJITHSE DINI GJITHCKA CDO POSHTERSI QE KY KRIMINEL I KA SHKAKTUAR SHQIPERISE
PERSERI KERKONI TE MANIPULONI DUKE TRILLUAR TE VERTETAT O PLEHRA TE NJEREZIMIT
undefined