Zbulohen pasuritë e prokurorëve/ Aksionerë në biznese, vila e supermakina

27 Maj 2016, 09:45Politika TEMA

Zbardhet pasuria e disa prokurorëve më të njohur në vend. Hetuesit shqiptarë kanë jo vetëm paga të larta, por rezultojnë edhe pronarë biznesesh, vilash e makinash luksoze.

Adriatik Llalla: Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme deklaron të ardhura neto nga paga në shumën e 1 873 095 lekëve.

Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjese të banesës për vitin 2015 në vlerën e 1 200 000 lekëve.

Bashkëshortja e tij, Adrjana Llalla, ka të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën e 961 000 lekëve.

Llogaria rrjedhëse është shtuar me 902 845 lekë në 2015.

Llogaria e zonjës Llalla është shtuar me 20 000 lekë.

Shkëlqim Hajdari: Të ardhura nga prokuroria e Apelit Tiranë, 1 163 440 lekë.

Të ardhrua nga bashkëshortja Marjana Hajdari si infermiere në ambulancën 3, 382 939 lekë.

Të ardhura nga bizensi “Arbër Product” 1 400 000 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2013, 90 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie nga Arbër Hajdari.

Kredi e marrë në vitin 2001, 5 000 000 lekë, shlyer 284 524 mijë lekë.

Arbër Hajdari, makinë Smart, 1 mijë euro.

Blerti Hajdari, City Bank Checking Account 1 500 usd.

Sokol Malaj. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës  deklaron se zotëron 50 % të aksioneve në kompaninë “Oleum Transport”, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre. Kjo kompani është regjistruar në 20 shkurt 2014 dhe brenda një viti.

Sokol Malaj deklaron mbi 100 milionë lekë të vjetra fitim.

Po gjatë vitit 2015, Malaj deklaron se ka shitur 50 % të aksioneve në kompaninë “Oleum Transport” me vlerën 3 000 000 lekë.

Prokurori Malaj deklaron edhe një biznes tjetër, “klinikë dentare”, ku për vitin 2015, i ka sjellë 3 744 880 lekë të ardhura. Po ashtu, Malaj ka prenotuar edhe një apartament me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro.

Po gjatë viti 2015, prokurori në fjalë ka blerë edhe një makinë tip “Peugeot 3008”, vit prodhimi 2011, me vlerë 9 mijë euro.

Petrit Fusha: Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, për vitin 2015, deklaron blerje dhe shitje të pasurive të paluajtshme, shkëmbim apartamenti, të ardhura nga paga dhe disa llogari.

Fusha deklaron se gjendja e parave “cash” i është shtuar me 11 mijë euro, se ka shkëmbyer një apartament të deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe i rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2, ndërsa deklaron edhe një vreshtë me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë, me paratë e kursyera.

Kreu i Prokurorisë së Tiranës, për vitin 2015, deklaron një arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë, tjetër arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit si dhe shitjen e një are me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Fusha deklaron shtesa në dy llogari në shumat 220 euro dhe 110 741 lekë.

Ramadan Troci: Drejtues i Prokurorisë së Vlorës, i njohur si prokurori që arrestoi ish-guvernatorin e Bashkës së Shqipërisë Ardian Fullanin, rezulton me pasuri modeste.

Troci deklaron pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë se gjatë vitit 2015 ka kursyer 700 mijë lekë nga paga e tij si drejtues i Prokurorisë dhe nga paga e bashkëshortes si mësuese.

Ramadan Troci deklaron pagën si drejtues i Prokurorisë Vlorë 1,572,227 lekë si dhe 17 000 lekë të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë.

Troci deklaron gjithashtu pagën e bashkëshortes si mësues në shkollën “Sabaudin Gabrani”, 493,015 lekë, pagën e vëllait si punonjës policie, 698,139 lekë, ndërsa thotë se ka marrë 2,580,000 lekë kredi me afat 15 vite.

26 komente në “Zbulohen pasuritë e prokurorëve/ Aksionerë në biznese, vila e supermakina”

  1. JURISTI says:

    NE TE GJITHA KTO SURRATE TE DEFORMUARA

    UN NUK DALLOJ DOT ASGJE QYTETARE !!!!!!!!!!!!!!!!!

    FYTYRA FLET SHUME – DHE UN MUNDET TI KLASIFIKOJ KTA TIPA

    NE MASHTRUSA DHE KRIMINELE – POR KUUUUUUUUUUUUUUUUURR NE ROLIN E PROKURORIT -GJYKATSIT APO

    QE PER CUDINE E GJITHE BOTES VAZHDOJNE TE PERFITOJNE NE ATE SHTET NEN HIJEN E PLEPIT

    1. Pilo Lala says:

      Prokurori Hajdari merr gjysmen e parave te gruas infermiere.
      Keta duan Enverin, i rregullon per 2 dite te gjithe.

      1. MK says:

        Edhe mua mu duk ashtu fillimisht, por nuk eshte e sakte pasiqe gruaja punon ne ambulancen numer 3, dhe ky 3 duket se e ben rrogen e saj 3 milion, por ne fakt ajo merr 382 mije… qe eshte nje e treta e prokurorit.

      2. Llogaria says:

        Pilo ketu e menderose: ne kliniken 3.Tani beje llogarine

  2. Ramazan says:

    Me i ndershmi qenka ky Troci, nese ka deklaruar te verteten

  3. Daku says:

    Me i pacipi per leke eshte Tit Fusha,miku i dhalles.

  4. XCXCX says:

    KENI HARUAR DHE PERMBARUESIT PRIVATE E SHTETRORE…………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Lumi says:

    Te shkretet,paskan kursyer shume.

    1. Cuni says:

      Jooooo vetem ne albanistan kush ka nje rroge shteti ka dhe dy mije bisnese qe favorizohen nga pozicioni qe keta ushtrojne.

  6. Epic says:

    Si ka mundesi keta edhe grate i kane me punera te mira edhe drejtues ne zyra shtetit?!

  7. ela says:

    Kto jan e kleqja e popullit tone , mashtruesit hajdutet dhe me te paaftet qe ka Shqiperia, se bashku me avokatet seksere.

  8. ela says:

    petrit fusha pse se ka deklaruar hotelin Mai Tai qe e ka dhene me qera? sa del nga sauku? ne krah te djathte ?

  9. trapi says:

    SEKUESTROJINI HORRAT..

  10. ILIRIA says:

    Une kam nje mendim qe ketyre qe jane ne pushtet dmth me rroge nga niveli i drejtorave te cdo lloji dhe gjykatsit e cdo niveli dhe prokuroret e cdo niveli e deri ne presidenc tju hiqet fare rroga e shtetit sepse keta perderisa gjejne budallenj dhe jane bere baloza me korrupsion dhe perderisa na vjedhin nga taksat qe paguajne te ndershmit tju eleminohet njera ose te shkarkohen nga detyra qe mbajne se na vjedhin 2 here si puna e Fullanit edhe me rroga 90 mije euro ne vit edhe na vodhi 7 miliard leke. Faleminderit

  11. shtet legen. says:

    Ky ramadani i varfer , ka tre dyqane , dhe hyerje ne tirane te re , tek astiri qe e dine te gjithe. eshte ortak ne miniere ne bulqize me baxhanakun e tije , eshte shok i ngushte i deputetit te lsi, ne bulqize, dhe eshte haduti me i madh qe nuk te mbyll ceshtje pa leke. e dine te gjithe , mund te verifikohen shume lehte . po nuk do tja dije asnje ne bote .

  12. islam says:

    peralla,po te jene te verteta keto atehere i bie qe une qe nuk punoj te jem me i pasur se keta,problemi eshte kush do ti kontrolloje,apo bujari???

  13. ODISEJA says:

    KANE PARA DHE FYTYREN E KANE SI QENER

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Dhalle, keta prokuroret e varfer presin autobuzin te stacjoni te shkretet qe shkojne ne rrethe ?!?! Gjynah te shkretet jane bere per sevap.. Nje bande shteterore me teper jeni te pini gjakun e taksapaguesve shqiptar..

  15. LIKJA says:

    PO BINAS NINA NE ELBASAN SA KA A E IMAGJINONI DOTE

  16. tempora o tempora says:

    keni harruar Gjanajn e Durresit, edhe ai eshte “shume i varfer”

  17. tirona says:

    Cfare banese ka Llalla qe e ka leshu me qera per 1,200.000 leke ne vit ( me te vjetra 12 milion lek,per nje muaj i bie qe Llalla ta kete dhene per 1 milion leke te vjetra ose 1000 $ ,ky Llalla kete banese e ka ne new York apo ne Tiron………. Nese e ka ne New York mund ta hame sapunin per djath……..

  18. iliri says:

    Ramadan TROCI, felliqesira hiqet sikur ska leke? Ai si kryeprokuror nuk heton por peshkon njerez.i pagofte zullumet te femijet e tij

  19. populli says:

    Po kush do tua sekuestroje paret, Rama? harrojeni ,se dhe ministrate tij kete pune bejne ,zhvatin popullin e varfer. duke shitur vendet e punes.Rama e di kete gje se ja kane thene me fakte ne sy dhe ben te paditurin .Turp te kete dhe harram vota e popullit .U dalcin nga hundet.

  20. gk says:

    QUHEJ NJE BURRE ME EMRIN ENVER HOXHA . EDHE NJE TJETER NE TURQI QE PASI VAJTI PER DREKE TEK MINISTRI I TIJ , NE FUND E PYETI SE DREKA ISHTE SHUME E MIRE ,POR A MUND TA DI SI E BERE KETE VILE TE BUKUR ,ME CFARE TE ARDHURASH,………..DHE TE NESERMEN URDHEROI QE VILA TE KTHEHESH NE VILE QEVERITARE,,PRA IU SEKEUSTRUA MINISTRIT HAJDUT. LLOGARIA SHUME E THJESHTE ,PO POLITIKANET TANE ?????????? ????????????? S E K U E S T R I M i pasurise te ketyre birbove politikane HIENAT POLITIKE.SHQIPERIA ATEHERE DO TE FILLOJE TE JETOJE.

  21. Shaban Marina says:

    Turp i te ashtuquajtures “DEMOKRCI SHQIPTARE” , kush ne te hyne me lug ne bres, del pasanik i klases sundimtare. Qe te pashurohesh duhet te punsosh njerez. Mundi i pervehtesuar i atyre qe punojne i bene njerzit te pasur. Pyetje: Si ka mundsi qe te papunet ne Shqipri i bejne te pasur pushtetaret? Kjamet!

  22. sapa says:

    Ju mund te tregoni cdo dite pasurite e tyre biles mund ti shpallni edhe neper muret e qyteteve.Me kete popull ju i gezoni vjedhjet qe keni bere me karriket e pushtetit brez pas brezi pa ju hyre ferre ne kembe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje