FOTOT/ Krimi makabër pas kësaj fytyre ëngjëllore!

28 Maj 2016, 11:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ Krimi makabër pas kësaj fytyre ëngjëllore!

Është një modele sllovake mjaft e njohur, jo vetëm për shkak të profesionit por edhe për lidhjen e saj me milionerin britanik Andy Bush.

Por pas kësaj bukurie magjepsëse fshihet një kriminele mizore.

Ajo do të vuajë një dënim prej 22 vjetësh në burg pasi u shpall fajtore për vrasjen e miliarderit britanik të argjendarive Andy Bush pas një krize xhelozie në Costa del Sol.

Mayka Kukucova e qëlloi ish të dashurin e saj  Bush tre herë pasi qëndroi në pritje 48 orë që 48 vjeçari dhe e dashura e tij e re të mbërrinin.

Dje, një juri e shpalli atë fajtore për vrasjen e tij pasi kishte hyrë vjedhurazi në vilën e tij prej 3 milionë sterlinash në plazh, pas një gjykimi prej katër ditësh në një gjykatë të Malagës, në Spanjë.

Kukucova, 26 vjeçe, u shemb përtokë teksa dëgjoi verdiktin pasi juria e injoroi pretendimin e saj për ta bërë  Bush të dukej si një dhunues agresiv që i kishte kërcënuar familjen me jetë.

Disa muaj pas ndarjes se tyre, Bush ishte lidhur me një studente 20 vjeçare ruse, Maria Korotaeva, nje bukuri mbresëlënëse, çka ishte edhe shkaku i vrasjes se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje