Media italiane: Avionë me armë dhe drogë nga Shqipëria dhe Kosova, dyndin Italinë

28 Maj 2016, 10:08Kronika TEMA

Gazeta e njohur italiane “Repubblica” ka bërë një shkrim ditën e sotme ku thuhet se avionë të vegjël zbresin çdo ditë në Itali duke transportuar dorgë dhe armë.

Sipas gazetës është konfirmuar edhe nga hetimet se këta avionë vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Avionë të vegjël që arrijnë shpejtësi mbi 100 km në orë vijnë çdo ditë nga Shqipëria dhe Kosova”, shkruan “La Repubblica”.

Sipas gazetës trafikantët kanë braktisur metodën e vjetër, atë të transportit me anë të anijve duke iu drejtuar një rruge më të shpejtë dhe të sigurt.

Gazeta thotë se për shkak të fluksit të emigrantëve dhe kontrolleve të shpeshta detare, trafikantët kanë ndërruar strategji duke bërë transportin nga ajri.

Gazeta përmend edhe disa emra që janë arrestuar në Bari pasi transportinin drogë nga Shqipëria.

“Që Pulja është nyja e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve kjo gjë dihej, por tashmë është bërë edhe baza e zbarkimit të avionëve të vegjël”, shkruan gazeta.

http://bari.repubblica.it/cronaca/2016/05/28/news/aerei_della_droga-140756881/

9 komente në “Media italiane: Avionë me armë dhe drogë nga Shqipëria dhe Kosova, dyndin Italinë”

  1. Durres says:

    …….me duket pak si né ajer Ky artikulli ……na dolen shqiptaret te gjithe pilota…..sipas hetimeve!!!!cfare hetimesh,te kujt prokurorie…..e verteta eshte qe Italia ka problemet e veta dhe e gjen fajin tek te tjetret…..

    1. bregdetari says:

      Ke shum te drejte.Kjo gazete, e ashtuquajtur prestigjoze, vec mashtron> Ia keput kot, thjesht per te nxitur konfliktin politik ne shqiperi.

    2. artani says:

      Edhe une do te doja te ishte genjeshter por ja qe eshte e vertete.
      As une nuk e kisha besuar se avionet uleshin ne Divjake, por ja qe skilja Sali Pordha kishte te drejte kete radhe!
      Gishtin kokes duhet t’ja vere ministri Tahiri se po luan me zjarrin. Pandeh se behet pasunar si shoket e tij por njerezit nuk u perpoqen te rrezojne Saliun per ta zevendesuar me nje tjeter kylysh bushtre!

  2. Zigur Qarri says:

    Keta kerkojn te lajne mekatet e veta duke ja ngarkuar fajet shqiptareve?!
    Malli eshte(ose mund te jete) shqiptare,mjeti transportues ne te gjitha rastet italian.
    Avionet nisen nga Italia bosh,per tu kthyer plot me mallin qe mban ne kembe 30% te ekonomise Italiane.
    Droga eshte nje beteje qe nuk e ka fituar as edhe nje shtet deri tani,megjith masat ekstreme te denimeve.
    Lufta kundra droges ka nje kosto me shifra astronomike,rezultati,zerro.
    Perse?Liria(e kufizuar) e kriminalitetit,eshte pjese e politikes,per frenuar energjite negative te kthehen kundra shtetit.
    Nese i mbyll gryken vullkanit,do shpertheje diku tjeter.50% te ardhurve ne Napoli,vijn nga bizneset e kundralishme.
    Eliminimi komplet i ketij fenomeni ne Napoli,do te thote lufte,kaos.Ne kohen e komunizmit,bixhozi denohej me ligj,
    por askush nuk denohej nese kapej duke luajtuar,por mjafohej vetem me nje kerrcenim.

    1. tfgs1 says:

      e mer beqir nuk te mbushet kungulli se eshte fatkeqsi te kesh gjitone nje bourdhelo sunitesh………………..

  3. Gjoni.Shkoder says:

    Futja kot.
    Kujdes se po ju pushton Shqiperia.

  4. gero says:

    Jojojooo jane mushkonja !!!

  5. england says:

    Republica si gazete “serioze” pas investigimeve fare mire mund te bente dhe dicka me teper se nje shkrim,mund te ofronte ndonje video,apo ndonje foto qe te behet e besueshme,nuk po them se mund te bashkepunonte me policine dhe te vertetonte akuzat e saja,pasi ne kohe vere padyshim qe ne ajer kalojne dhe avione sportive si ketej qe jetoj une ku cdo dite ka te tille.
    Persa i perket pastaj lajmit se shqiptaret apo kosovaret po e mbushin Italine me droge,nuk e di cfare do mendonin amerikanet po ta lexonin kete akuze pikerisht nga fqinji yne matane detit me qytetare italiane…

  6. Ronaldo says:

    Fajin e ka Saliu qe i ka blere gazetat ne Itali dhe sto shpifin.Nga ne nuk kalon as dhe nje gram droge.Policia jone eshte vigjilente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje