Propozimi tronditës i Uashington Post: Në nëntor të mos votojnë amerikanët injorantë!

28 Maj 2016, 14:03Bota TEMA

Uashington Post ka publikuar një artikull që ka ngjallur shumë diskutime.

Në një koment të David Harsanyi hidhet një ide tejet e çuditshme për zgjedhjet e ardhshme.

Uashington Post sugjeron që në zgjedhje të mos votojnë injorantët.

“Duhet të heqim qafe zgjedhësit injorantë”, shkruan autori.

Ai sugjeron që para zgjedhjeve të bëhet një testim për çdo votues potencial për të parë kapacitetin e tij mendor.

Në bazë të rezultateve të vendoset se kush duhet të votojë apo jo.

“Po u besojmë fatin e kombit tonë miliona njerëzve të papërgjegjshëm. Le të fusim një testim dhe të votojnë vetëm ata që janë të përgjegjshëm”, shkruan autori Harsanyi.

Më tej ai e zbut qendrimin e tij radikal duke bërë edhe ironi me kandidatët.

“Ndoshta shumica e qytetarëve mund ta kalojnë testimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për kandidatët”, shkruan ai.

5 komente në “Propozimi tronditës i Uashington Post: Në nëntor të mos votojnë amerikanët injorantë!”

  1. Ben says:

    Shume i sakte ky robi me kete teorine. Te zbatohet edhe ne Shqiperi.I vetmi problem do jete se do votojne shume,shume pak njerez sepse e kemi te larte shkallen e anormalitetit te miletit,99,08%.

    1. Lloji says:

      Eshte nje thirje “injorante” sepse;
      Si mund ta kuptoje injoranti qe eshte injorant?! Nuk mendoj qe ka tjeter mates injorantesh pervec se psikologut.. Mendoj se eshte nje thirje bllof tipike injorante.

  2. Arber says:

    Injorantet I gjejme dhe s’i gjejme dot,por eshte mire te mos votojne te papunet,ata qe kane 3-4 breza me ndihme sociale qe votojne vetem per ate qe u siguron walferin ,cfar behet me Ameriken as qe ju kercet fare.

  3. sonar289 says:

    E kuptoni ju qe vendet drejtohen nga mazhoranca injorante e popullesise? Dihet ajo qe ne cdo komb pjesa derrmuese e popullesise jane injorante. Kjo do i jepte perfundimisht zgjidhje problemit te demokracise. Budallenjte nuk duhen lejuar as te shtohen e jo me te votojne. Nejse, kjo e fundit ishte me teper per shaka.

  4. Bimi says:

    Racizmi I majtisteve nuk njeh kufij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje