Asambleja e NATO-s në Tiranë/ Kodheli: Të hapet partneriteti me Kosovën

29 Maj 2016, 11:18Rajoni TEMA

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori pjesë në sesionin e pranverës së Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po zhvillon punimet në vendin tonë.

E pranishme në Komitetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes të kësaj asambleje, ministrja Kodheli ndau me pjesëmarrësit në këtë asamble, disa nga çështjet më të prekshme për Aleancën tonë, brenda dhe jashtë kufijve të saj, siç janë kërcënimet dhe sfidat.

Duke folur për sigurinë në kufijtë e NATO-s, ministrja Kodheli përsëriti qëndrimin e vendit tonë se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte i paligjshëm. Ajo dënoi aktivitetin e vazhdueshëm të Rusisë të ushtruar përreth zonës në Ukrainë, kërcënimet dhe retorikën e saj kundër NATO-s.

Sa i përket situatës në Lindjen e Mesme, ministrja Kodheli “Pranverën arabe” e cilësoi si “Dimër arab.” “E keqja ka gjetur burimin e saj në një vend pjellor, e cila u shfaq dhe u rrit me një dhunë ekstreme. I ashtuquajturi “Shteti Islamik” (Daesh) dhe grupe të tjera terroriste, të frymëzuar nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në të gjithë botën, janë një kërcënim real jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, por edhe për shoqëritë tona. Gjithashtu ngjarjet tragjike në Ankara, Paris, Bruksel dhe në vende të tjera, janë një mesazh i qartë për qëllimin që ata kanë.” – tha ajo.

Ministrja Kodheli vuri theksin te rajonet që mund të preken lehtësisht nga krizat dhe trazirat ndërkombëtare, një prej të cilëve sipas saj është edhe ky i yni. “Ballkani Perëndimor është relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por është i ndikuar kryesisht nga paratë dhe ideologjia e Moskës dhe fundamentalizmit. Ky rajon është udhëkryqi i cili bashkon Lindjen me Jugun, dhe ku janë të pranishme kërcënimet dhe sfidat e sotme.” – tha ministrja Kodheli, e cila shprehu pikëpamjet e saj për parandalimin e këtij rreziku. “Në një kohë ku na duhet të përballemi me konflikte të tilla, konfliktet e tjera të mundshme mund të parandalohen lehtë nga proceset e integrimit. Integrimi është një proces i cili përhap stabilitet dhe siguri, dhe ofron një nxitje të rëndësishme për vendet që aspirojnë të ndërmarrin reforma demokratike.

Ministrja Kodheli përshëndeti nënshkrimin e Protokollit të Pranimit nga ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe Malit të Zi dhe përsëriti politikën e “dyerve të hapura” të Aleancës, duke inkurajuar të gjitha vendet e rajonit në përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. Ajo gjithashtu shprehu mendimin se “ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re të dialogut të strukturuar dhe të partneritetit me Kosovën.”

Zonja Kodheli solli në vëmendje edhe mënyrën e adresimit të sfidave të sigurisë. Sipas saj i rëndësishëm është ndërtimi i një koncepti dhe qëndrimi të përbashkët në frontin e sfiduesve dhe kundërshtarëve tanë.

Sa i përket angazhimeve të Shqipërisë që rrjedhin nga Samiti i Uellsit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli vuri në dukje rritjen e buxhetit të mbrojtjes. ”Këtë vit Shqipëria ndaloi trendin e rënies 7 – vjeçare në shpenzimet e mbrojtjes. Buxheti i mbrojtjes për vitin 2016 ka një rritje prej 12% në terma reale, në krahasim me vitin 2015 dhe ky është një tregues se Shqipëria qëndron besnike në vendimet e marra në Uells.” – tha ajo, duke vijuar me kontributin e vendit tonë në misionet ndërkombëtare. “Këtë vit ne do të rrisim nivelin e pjesëmarrjes në Misionin Resolute Support, në Afganistan. Shqipëria po kontribuon në rritjen e forcave të reagimit të NATO-s, Task Forcën e Përbashkët e Gatishmërisë së Lartë (Very High Readiness Joint Task Force) me një kompani këmbësorie për periudhën 2016-2018. “Jemi në proces eksplorimi për të mbështetur përpjekjet e koalicionit anti-ISIS në terren dhe jemi të interesuar për t’u përfshirë në operacionin detar të NATO-s në Detin Egje, për të ndihmuar në krizat e migrimit. Në kuadër të BE-së, që nga nëntori 2015, ne kemi dërguar një ekip EOD në Mali dhe jemi duke kontribuar me oficer të shtabit në ALTHEA, Bosnje-Hercegovinë.” – tha ajo.

Në përfundim, ministrja Kodheli shprehu shqetësimin e saj për fenomenin e “luftëtarëve të huaj”, për të cilët ajo tha se “ushqejnë organizatat terroriste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.” Ajo gjithashtu i njohu ligjvënësit nga parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës, me përpjekjet e Shqipërisë për ngritjen në vendin tonë të një qendre ekselence të NATO-s, për të studiuar këtë fenomen. “Pas diskutimeve dhe koordinimin në të dyja nivelet, atë të NATO-s dhe bilateral, tani jemi në fazën e përshpejtimit të përpjekjeve tona për të krijuar një Qendër Ekselence të NATO-s në Shqipëri kundër fenomenit të “foreign fighters” (luftëtarëve të huaj).” – tha zonja Kodheli.

Në Komitetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes të kësaj asambleje mbajti fjalën e tij edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo. 

Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve gjeneralmajor Jeronim Bazo, morën pjesë në diskutime dhe iu përgjigjën pyetjeve të parlamentarëve të vendeve anëtare të NATO-s, pjesëmarrës në këtë asamble.

Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e cila po zhvillon punimet në Tiranë në datat 27-30 maj, marrin pjesë rreth 260 delegatë nga parlamentet e 28 vendeve anëtare të NATO-s.

Kjo asamble shërben si organizatë konsultative ndërparlamentare për Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) .

9 komente në “Asambleja e NATO-s në Tiranë/ Kodheli: Të hapet partneriteti me Kosovën”

  1. Klimax says:

    Si na qenka aneksimi i Krimese nga Rusia i paligjshem dhe aneksimi i Kosoves nga NATO i ligjshem??!! Apo NATO paska te drejte te sulmoi e bombardoi cilindo vend qofte ne Ballkan, Afrike, Lindjen e Mesme e kudo ne bote, ka te “drejten” te organiozoi, finacioi e armatosi “opozita” te tipit “Pranvera arabe” e deri ISIS, te mbroi me zjarr e hekur territorin e tyre si britaniket ne ishujt Falkland, ndersa Rusia nuk paska te drejte ti rikthej territorit te saj nje krahine te dhuruar disa vite me pare per arsye administrative nje republike brenda Bashkimit Sovjetik dhe mbi te gjitha kur ky territor ishte dhe eshte nje baze e rendesishme strategjike ushtarake e flotes ruse??!!

    1. the Punisher says:

      Lere politiken e NATO-s, klizme. Nuk merr vesh ti nga keto pune, je budalla. Na thuaj , a ja cove djalin Papuse mbas meshe apo jo?

  2. DEBILITETI NUK NJIFKA ME KUFIJ
    NE SHTETIN RRUMPALL SHPELLARO- PELLASGIAN

  3. Aldo says:

    sa megalomane i kemi keta politikane. delirin e madheshtise e shprehin pa pike turpi, duke marre role qe si takojne. u bo kjo teta te diktoje politikat madhore, dhe na e nxjerr veten armike te Rusise. po pse moj se mban gojen mbyllur e ler te flasin ata xhaxhat me topa (obuz)

    Nuk shef faktin qe, cdo shtet qe te rrethon (pervec Kosoves qe akoma eshte ne pavaresi te mbikqyrur nga EULEX/EU) eshte me standart jetese me te larte se ty, ku qytetaret nuk kane nevoje te emigrojne qe te shofin te ardhmen e femijeve. Po keto jane gjera te vogla per ju, ju merreni me makropolitike. Per te ardhur keq, se sdi cte te them me para

  4. rako ferra says:

    O zot sa injorance
    Perandoria Ruse nuk do te thote se cdo territore apo popullesi qe jetonin te shtypure ne kete perandori i perkasin rusise
    Eshte i njejti fenomen apo c menduri qe takuam edhe ne nacionalizmin barbare serb ne ish jugosllavi
    Per Serbet kosova qe zemra e serbise por gjithashtu zemra e serbise qe edhe bosnja !!!!!
    Gjithshtu zemra e serbise qe edhe Kranjia e kroacise
    Zemra e e serbise per ta eshte edhe mali i zi
    Dmth c menduria e nje populli i dehur ne ethet e nacionalizmit me pasojat tragjike te mevonesheme
    E njejta gje ndodh edhe me kusheririn e tyre te madh Sllavet e uraleve
    Pasi mbajten me dhune dheshtypen ne shekuj popujte e kesaj perandorie (ukranez estonez polonez lituanz filandez armen tatar turkmen azerbaxhanas rumun te moldavise kazake te lindjes cecen e dhjetra dhjetra kombe te shtypura nen thembren e careve ruse tashme duke patur nostalgji per ate perandori thone si pune e ketij injorantit pak me larte se Krimea na qenkesh pjesa e rusise!!!!)
    Ne Kosove nuk kemi nderhyerjen e nje shteti duke bere aneksimin e nje territori te nje shteti tjeter
    Nuk nderhyri shqiperia por nje organizate ushtarake e kombeve me te civilizuare te botes per te parandaluare nje krim ndaj nje popullesie qe nuk e lidhte asgje me ate te serbeve (as historia as gjuha as feja as gje as gje ne te vertet kosova qe nje teritor i nen pushtim)
    Rusia tende duke shkelure marreveshjen qe vete ajo kishte neneshkruare nderhyri ne nje vende tjeter me metoda qe i ngjan nderhyrjes se gjermanise se Hitlerit ne cekosllovaki apo poloni
    Dhe jo vetem kaq por eshte rreziku i te tere popujeve qe u shtypen dhe hoqen gjate sundimit ne perandorine ruse
    Keta popuj shikojne dhe kerkojne ndihme vetem nga perndimi pasi nuk i besojne kurre barbareve sllave te uraleve

  5. Shad says:

    Com o objetivo de projetar faro deve-se montar uma vez que apoio qualquer índole certo despretensioso, triângulo,
    em outras palavras pirâmide em relação a 3 faces, dessa maneira detém-se menos difícil configurar entretanto obter corpulência e representativas anatômicas. http://www.electricwonderfunradio.de/index.php/component/kide/-/index.php?option=com_kide

  6. Cyrus says:

    Nascente mecanismo por outro lado no entanto competente com relação a suceder procedimentos quase exoneração a manchas da período marrom no
    dianteira, busto, mãos também membros, nem retirada a pintura frequente. http://blogs.lainformacion.com/futuretech/2011/04/21/bicicleta-esperma/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje