Policia në Melbourne, Australi ka arrestuar disa persona, pas përleshjeve të dhunshme mes protestuesve kundërt emigrantëve dhe atyre kundër racizmit. Dhuna ka nisur ndërsa dy grupet ishin duke marshuar nga periferitë e qytetit, drejt qendrës, ndërsa policisë i është dashur të përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.