Gjiknuri: Shqipëria, nyje për sigurinë energjitike të rajonit dhe Evropës

29 Maj 2016, 13:49Ekonomia TEMA

Ministri Damian Gjiknuri ka folur në Asamblenë e NATO-s për zhvillimet në fushën e energjisë dhe gazit, një pjesë shumë e rëndësishme e axhendës strategjike të sigurisë së NATO-s por dhe rolin që ka Shqipëria në të.

“Bëra një parashtrim të këndvështrimit të qeverisë shqiptare se si e shikojmë ne projektin e Korridorit Jugor të Gazit, përfitimet rajonale dhe jo vetëm për Shqipërinë nga kompletimi në kohë i Korridorit. Janë shumë mundësi të mëdha që hapen, qoftë për diversifikimin e portofolit energjitik në Shqipëri por edhe për të diversifikuar portofolin e energjisë në rajon. Është një mundësi reale dhe e artë për ta kthyer tanimë Shqipërinë në një nyje energjitike në rajon.

Kompletimi i këtij projekti në kohë, nuk duhet të shihet thjesht si ekonomik por një projekt shumë i rëndësishëm strategjik i vet Aleancës Euroatlantike. Ky projekt kontribuon në sigurinë energjitike të Bashkimit Evropian dhe sigurinë energjitike të vendeve të Evropës Juglindore, që janë anëtare të NATO-s një pjesë por edhe kandidatë për anëtarë të Bashkimit Evropian.

Diskutimi qe shumë interesant, ngjalli shumë pyetje nga pjesëmarrësit dhe ne na u dha mundësia që të tregojmë se çfarë po bëjmë ne si qeveri dhe si vend për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin edhe nëpërmjet këtyre projekteve ekonomiko-strategjike”, tha Gjiknuri në fjalën e tij.

1 komente në “Gjiknuri: Shqipëria, nyje për sigurinë energjitike të rajonit dhe Evropës”

  1. njesia says:

    Filluan dhe kta si Berisha…e rriten dozen e budaforizmit!!! Per cfare nyje energjitike flet ky nderkohe qe 100 mil euro importe energjie blihen cdo vit! Nje keshilltar i ktij qe i meret dhe goja, po i mer mendjen dhe ktij me kto tezat e diversifikimit, portofolit te burimeve, optimizimit dhe kostove te ulta te furnizimit…po flet dhe ky si nje gagac. Keni filluar e flisni nga portofoli ne xhep, se strategjite do i realizoni ne at jeten tjeter. Ke tre vjet qe i peshon asaj karrige kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje