Historia dramatike: Shkoi për të lindur, zgjohet pesë ditë më vonë pa këmbë

29 Maj 2016, 11:35Lifestyle TEMA

Ella Clarke zgjohet pas pesë ditësh në shtratin e një spitali. Ajo priste që të shijonte momentin më të bukur të jetës së saj, të shihte fëmijën e sapolindur. Por, teksa merrte në krah fëmijën e saj të lindur me prerje cezariane, mjekët po përgatiteshin që t’i jepnin lajmin e tmerrshëm!

Çdo gjë shkoi mirë deri kur lindi vajza e saj e shëndetshme, por më pas filluan vështirësitë. Kështu, ajo qëndroi pesë ditë në koma. Mjekët ishin të detyruar që t’i prisnin të dyja këmbët, pasi gjaku ishte mpiksur në të.

Teksa avokatët e saj po përgatiten që të hedhin në gjyq spitalin, 31-vjeçarja shprehet: “Më duket sikur jeta ime është larguar nga unë”.

“Isha një nënë aktive, dërgoja fëmijët në shkollë dhe kujdesesha për familjen time. Nuk mund të pushoj së qari. Asnjë qenie humane nuk duhet të ketë një eksperiencë të tillë dhe duhet të shmanget”, ka shtuar ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje