Ditë të nxehta në aksin Torino-Barcelonë. Juventusi ka një javë kohë për të mbyllur marrëveshjen që do të transferojë Dani Alves-in, te kampionët e Italisë.
Të sielën e 5 qershorit skadon klauzola që mbrojtësi brazilian ka firmosur në kontratën e re me Barcelonën, dhe që nga kjo datë Dani Alves mund të largohet si një futbollist i lirë.
Gjasat që 33-vjecari të transferohet në Torino, janë të mëdha, kjo edhe për faktin se drejtuesit e Juves e kanë arritur tashmë akordin me futbollistin.
Dani Alves pritet të nëshkruajë një kontratë 2-vjecare me “Zonjën e Vjetër”, nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në total.
Një tjetër provë se kalimi i brazilianit te Juventusi është thuajse i sigurtë ka bëjë me faktin se e fejuara e futbollistit ka gjetur punë në Itali.
33-vjecari në ditët e ardhshme do ti komunikojë vendimin e tij klubit katalanas dhe më pas nga grumbullimi me Brazilin për Copa America Centenario, do të firmosë kontratën që do ta lidhë me bardhezinjtë për dy sezonet e ardhshme.
Dani Alves mund të konsiderohet që tani si përforcimi i parë i Juventusit të ri që vitin tjetër do të ketë si objektiv parësor të triumfojë në Uefa Champions League.
Megjithe respektin e viteve dhe kontributit qe ka dhene tek barca dani alves ne kete moshe eshte “kal”i ngordhur .