Në Bashkinë Vlorë mbizotërojnë optimistët

30 Maj 2016, 11:50Sociale TEMA
Në Bashkinë Vlorë mbizotërojnë optimistët

Në kuadër të një projekti të përbashkët të dy fondacioneve gjermane, Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung (njëri i djathtë e tjetri i majtë), zhvillova para disa javësh një sondazh me 800 votues urbanë të Vlorës. Më poshtë janë të renditura rezultatet kryesore të sondazhit (maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: plus/minus 3.5%).

Rreth 28% e popullsisë urbane të Vlorës mendojnë se drejtimi ku ka punuar më mirë Bashkia në 8 muajt e parë të mandatit të ri është pastrimi (21% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 7% deklaruan se çdo gjë është bërë mirë).

Rreth 71% e popullsisë urbane të Vlorës mendojnë se drejtimi ku ka punuar më keq Bashkia në 8 muajt e parë të mandatit të ri është riparimi i rrugëve/rrugicave (41% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 30% deklaruan se çdo gjë është bërë keq).

Pritmëritë më të shumta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për ndriçimin, pastrimin dhe përmirësimin e qendrës së qytetit (përkatësisht, 66%, 59% dhe 53% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

Pritmëritë më të pakta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për shtimin e hapësirave të gjelbra, për rritjen e kapacitetit të shkollave/koshteve publike dhe për përmirësimin e trafikut (përkatësisht, vetëm 42%, 43% dhe 49% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

Numri i përgjigjeve optimiste për këto punë të bashkisë në tri vitet e ardhshme është më i madh se i atyre pesimiste.

Prioritetet kryesore për qytetarët vlonjatë për tri vitet e ardhshme janë riparimi i rrugëve/rrugicave (50% mendojnë kështu) dhe shtimi i parqeve/këndeve të lojrave (22% mendojnë kështu).

4 komente në “Në Bashkinë Vlorë mbizotërojnë optimistët”

  1. elona says:

    po shpronesimet per lungomaren s’i permendi njeri?

  2. Elton Haruni says:

    Sa te ka paguar Leli o Zaloshnja qe mos ta nxjerresh sterr te zeze ashtu sikurse Vlora eshte. Me nje kryetar bashkie qe pervec fyndjavave qe iken ne tr se normale qe as familjen nuk ka marre ne Vlore, edhe reston e diteve te javes eshte turist ose be Kibe, ose ne Usa, ose Itali, ose Hollande e se fundi Izrale. Nje i paafte qe e tall gjithe Vlora e qe edhe kur ndodh te jete ne Vlore, zere se nuk eshte. 0 me xhufke ne cdo drejtim. Nje ordiner qesharak.

  3. Rilindja vlonjate says:

    OK Elton,komplet i paafte, se mban ende ne detyre hajdutet duke filluar nga Ververa e ujesjellesit deri te stafi i tij qe punojne per xhepat e tyre. skandali me Langogomaren,duke kthyer rrugen Skele-ujiftohte ne rrugice dhe trotuaret nga 90cm me zigzake. Dritan Leli eshte nje zero me xhufke e per asgje.mbillen pisha ne bregdet?pale pastaj per rruget e qytetit ,sikur ka rene bomba.Shihni qytetet me rradhe dhe do shikoni qe Vlora per nga infrastruktura eshte skandaloze, ne fund te listes,se qyteteve .

  4. taso kume says:

    MOS haroni dhe pjesen e TRANSBALLKANIKEN qe lidhi me (autostraden ) e kane bere si nje S te madhe hengren dhe gjysmen e shkolles se aviacjonit dhe nuk e bene dot drejte ,lungo mare te prishet nje autobuz bllokohet rruga,me idiot njeres nuk me kane zene syte,uqame nga SHPELLARI ,por rame ne nje karikaturiste,dhe rruga e spitalit e njejta gje,pse eshte tendenca ti ngushtojme rruget ,investimi i popullit se ai do ipagoje behet me afat te gjate jo sot per neser SHQIPTARET sidomos politika nuk heq dore nga simtomat e çmendurise dhe me ekeqja i ve ne zbatim me leket e popullit,E dini sa ka haritur borxhi ne propocjone me popullsine 160 % te prodhimit vjetore, ja kalojme dhe GRQISE ,vetem ne banka jemi mir e me nje depozite 8 miliarde ne 2015 dhe kjo e perqendruar ne 5% te popullsise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje