VIDEO/ Shqipëria bind në miqësoren e parë përballë Katarit

29 Maj 2016, 16:00Sociale TEMA

Shqipëria ka bindur në testin e parë miqësorë të zhvilluar në austri kundër kombëtares së Katarit.

Kuqezinjtë fituan bindshëm me rezultatin 3-1, duke zhvilluar një 90-minutësh mjaft të mirë.

Edhe pse u ndëshkuam që në sekondat e parë të ndeshjes ku Katari shënoi me anë të Fadlalla, ekipi tregoi karakter duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë.

Arlind Ajeti dhe Ermir Lenjani ishin autorët e golave në pjesën e parë që kalun në epërsi kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë De Biasi kryen disa zëvëndësime duke i dhënë mundësinë dhe lojtarëve të tjerë që gjithashtu treguan një formë të mirë.

Spektakolar ishte goli i Armando Sadiku që trefishoi shifrat. Një super  gol i shënuar nga sulmuesi kuqezi nga distanca duke lënë të shtangur portierin e Katarit.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes me kuqezinjtë që kalojnë me sukses testin e parë miqësor në austri.

Goli i tretë i Armando Sadikut


Goli i avatazhit i shënuar nga Ermir Lenjani


Goli i barazimit i shënuar nga Arlind Ajeti


Goli i shënuar nga Katari

21 komente në “VIDEO/ Shqipëria bind në miqësoren e parë përballë Katarit”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Shqiperia bind ?????? !!!!!!!
    O gazetar , a e di se kunder kuajt po luanim ??
    Mua mu duk si ndeshja : Bathorja – Luzi I Vogel , qe perfundoi me fitoren e Bathores.

    Kam vetem 1 pyetje :
    Ne pergjithesi , perpara nje evenimenti te tille si evropiani , skuadrat zgjedhin per te bere miqesore skudara te ngjashme me ato qe kane ne grup. A mund te na thote dikush se perse sherbeu kjo ndeshje ?
    Per te ilustruar po marr vetem nje detaj :
    Ne pesuam gol qe ne minute e pare pas nje katastrofe ne mbrojtje.
    Dhe pastaj e kthyem ndeshjen.
    Disa mund te thone qe kjo eshte arritje e madhe.
    Vetem mos harroni se perballe kishim Katarin.
    Nese do te luanim me nje skuader te ngjashme si ato qe kemi ne grup ne Evropian , dhe po te pesonim gol qe ne minute e pare , jo vetem qe nuk do ta kthenim dot , por do te pesonim nje goleade.
    Keshtu qe ky kthim I ndeshjes nuk sherbeu per asgje , vetem sa krijon nje iluzion se ne mund t’ia dalim situatave te tilla.

    Nje miqesore qe nuk vleu per asgje.

    1. poli says:

      Germany 1- 3 Slovakia.

      1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

        Kjo perforcon ate qe kam thene:
        Skuadrat mundohen te zgjedhin skuadra te ngjashme me ato qe kane ne grup , per te bere ndeshje pergatitore.
        Kjo humbje i vlen shume Gjermanise per te rregulluar problemet qe ka.
        Kurse fitorja jone me Katarin nuk vleu per asgje.

    2. FAKT says:

      O ti “Liku” te kam verejtur qe sa here flitet per kombetaren ti vjell vrerin tend ,po te them nje gje as nuk e di kush je ,por po te them qe ti je prototipi me i mire i njeriut “disfatist” qe mund te gjendet ne bote.Nuk e di a ke pesuar ndonje traume ne femijeri,por vertet na e ke shpifur me keto komentet ,por me te shpifur jane njerezit si ti dhe shpresoj qe te jene pak ,njeri qe nuk eshte mire dhe kerkon qe dhe te tjeret te mos jene mire ,njeri i pasuksesshem qe kerkon qe dhe te tjeret te mos kene sukses ,njeri qe sfiton dot vet dhe do qe dhe te tjeret mos te fitojne ,tipik i njeriut dembel qe pi kafe tere diten dhe ha fara ,dhe qe do qe gjithe bota ose cdo njeri te jete ne nivelin medioker ku eshte zhytur ai vete ,dhe spranon asgje ndryshe pervec panorames qe ka rreth vetes.Sa per anen sportive ,po ta them popullorce na keni care koken ,ishim te fundit ne grup ankoheshit ,ishim te pestet ankoheshit ,humbnim me Luksemburgun ankoheshit ,kaluam ne Europian prape ankoheni ,dhe sikur te fitojme Europianin prape do ankoheni. Ikni zhdukuni me gjithe kete mentalitet prej hajvanesh qe kerkoni qe gjerat te behen me nje renje te lapsit ,bota i ka ngjit shkallet nje nga nje dhe me shume pune ,pa me thuaj ne cdreq bote jeton ti ,mentalitet dembelash ja pse atje jane 22 njerez qe do veshin fanellen kombit dhe sje ti, sepse ata punojne kurse ti flet pallavra neper portale .Dhe te lutem heren tjeter kur shkruan mundohu te pakten mos te qash se deri ketu me erdhen lotet …..

      1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

        I nderuar mik ,

        – Se pari nuk e di cfare vlere kane ne kete diskutim analiza psikologjike E GABUAR , qe ke bere per mua ? Une jam nje njeri I lire qe kam mendimin tim. Edhe sikur te gjitheve te mos ju pelqeje , une perseri kam mendimin tim.

        – Se dyti nuk shoh asnje analize tenden per ndeshjen. Kjo do te thote qe ti ben pjese ne ate grupin e patrioteve symbyllur , qe vetem therrisni per kombetaren , dhe nuk beni asnjehere asnje kritike se keni frike se mos demtoni patriotizmin tuaj. Eshte futboll I nderuar , jo lufte patriotike.

        -Se treti eshte e vertete se bota I ka ngjitur shkallet nje nga nje , por ne keto eleminatore ne I ngjitem nja 5 shkalle pernjeheresh. sepse ne eleminatoret e kaluara ishim nga vendet e fundit , tani u kualifikuam ne evropian. sikur nuk perputhen me mendimin tend te shkalleve nje nga nje . Po cila eshte arsyeja e mosperputhjes ? Sipas mendimit tim eshte kualifikimi I pamerituar , me nje 3-pikesh (te merituar) nga CAS por e marre jo me loje, dhe me nje fitore te turpshme teatrale ne Armeni. Si rrjedhim skuadres sone po I behet nje fryrje artificiale e pamerituar per vlerat qe ka.

        – Se katerti ato sharjet dhe ofendimet qe ke perdorur mbaji per vete dhe per familjen tende. Lexoji te gjitha komentet e mija , dhe nuk do te gjesh sharje per askend.

        – Se fundi lotet qe po te vijne aty nuk jane te mijat. Shiko se mos po qan vete ose ndonje pjestar I familjes. Une nuk jam tifoz si ata qe qajne per futboll .

        1. FAKT says:

          Gjate gjithe shkrimit po ta shikosh kam fol per mentalitetin tend, aty jam perqendruar ,dhe nuk kam share ne menyre direkte ,kam thene qe ke mentalitet “disfatisti” dhe i qendroj kesaj .Sa per argumentin qe i kemi ngjitur shkallet menjehere po te tregoj qe niveli qe kemi treguar ne fushe perputhet plotesisht me arritjen pra me kualifikimin ne Europian.Pra formati kete vit ishte me ndryshe skuadra e trete dilte ne play off dhe sipasoje kishim me shume mundesi kualifikimi ,gjithashtu nuk mund te thuash qe i ngjitem menjehere shkallet kur e kemi pare me syte tane qe kjo skuader ndryshe nga te meparshmet del ne fushe dhe mund ti marri te tria llojet e rezultateve ,dmth nuk eshte me e kompleksuar qe ti vendosi vetes objektivin e barazimit si dikur ,tani thjesht del ne fushe dhe luan .Per me teper sot nuk besoj qe ka shqiptar qe mund te cuditet nese neser pershembull fitojme me Francen ose me Portugaline ose me skuadra te ketij niveli ,eshte histori e kaluar tashme e kemi deshmuar dhe si ben kujt pershtypje .Edhe nje gje ne keto dekadat e fundit nuk kemi pas sulmues qe shenojne me lehtesi dhe qe mund ta perdorin mire topin dhe qe mund te shenojne me lehtesi ,te rikujtoj qe para disa vitesh ,prisnim rastet nga goditjet standarte per te shenuar pra askush nuk provonte te godiste njehere te vetme porten ,te gjithe prisnin goditjet standarte,tashme kemi sulmues qe nuk presin topin te porta por kemi sulmues qe levizin ne fushe,Nje aspekt i fundit ,te kujtohet koha kur shikoje gjate gjithe ndeshjes skuadren kundeshtare te kontrollonte topin dhe ne sa e zoteronim topin e humbnim perseri ,kjo eshte histori e shkuar ,tashme mund ta zoterojme me mire topin dhe mund ta qarkullojme ,Une nuk jam ekspert futbolli qe te te rendis edhe me shume gjera te tjera per te mbrojtur argumentin ,por mendoj se keto gjerat” periferike” qe te rendita ja vlejne.
          Ndoshta dhe nuk ja vlen sepse ti keto mendime kishe gjate gjithe fazes se grupeve dhe pasi u kualifikuam.Ndoshta sado qe perpiqesh te gjesh argumenta kunder kombetares dhe te besh rolin e njeriut me” gjykim te ftohte” qe nuk ndikohet nga patriotizmat e bla bla bla…. duhet qe te shikosh njehere thelle brenda vetes se ben vaki qe mos te jene thjesht gjykime por te jete mungese deshire qe kjo skuader te eci perpara …..

          1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

            I nderuar ,

            – Kualifikimi yne ishte : Pak loje + Shume fat + 1 Gjykate + 1 Teater
            Shikoji pak skemat e Ganiut , 90% e lojes e mbyllur ne mbrojtje , dhe me ndonje sulm sporadik sa per te ngecur ndonje gol nese kemi fat. Por edhe kjo menyre loje , ne menyre te turpshme na ndeshkoi ketu me Portugaline dhe Serbine , ku u kujtuam ne fund per te fituar dhe u hodhem perpara me amatorizem duke harruar mbrojtjen . Nese Ganiu do ishte trajner I madh , nuk mund te lejonte qe ne 2 ndeshje rresht te bente te njejtin gabim : te kalonte ne aventure ne minutat shtese dhe te humbte. Kete semundje e kemi patur gjithmone. Nese ti mendon se fitorja ne Armeni ishte e pa-trukuar , ok , mendimi yt , e respektoj , une mendoj se kishte shume indikacione qe ishte teater kukullash , e blere shtrenjte. Duke shtuar ketu edhe 3 pike ( te merituara ) te CAS , por qe ishin te fituara jashte fushe , jo me loje , I bie qe vetem 8 pike kemi marre brenda fushe. Me 8 pike llogarite vete ne cfare vendi do ishim , ndoshta do kishim kapur ndonje vazo.
            ——
            Meqe po me flet per sulmues dhe per ndeshje te para disa viteve , po te kujtoj :
            – Fitoren me kamiponen e sapo-shpallur te Europes , Greqine.
            – Humbjen 3-4 me Gjermanine ne Gjermani , nje ndeshje qe nuk do ta harroj kurre edhe pse u mundem. Ishte nje skuader qe hante gol , por edhe hidhej ne sulm dhe barazonte , e perseri luante.
            – Fitoren me Rusine 3-1.
            -Barazimin 2-2 ne Norvegji
            – fitoren me Belgjiken 2-0 ne 1986
            ……. ka edhe te tjera po te duash
            Ja pra qe ajo historia qe thua qe ” .. nuk I ben pershtypje shqiptareve nese fitojme me skuadra te medha ..” , ka lindur shume kohe me pare e ko vetem ne keto eleminatore.
            Sa per sulmues , me pare kemi patur sulmues qe benin dallimin ne eleminatore , kurse ne kete sezon , fatkeqesisht sulmuesi qe shenoi me shume gola ishte gjykata e CAS-it me 3 gola. Te tjeret bene vetem nga 1.

            Sa per ate lojen psikologjike qe po vazhdon , e ke gabim.
            Une dua qe kjo skuader te ece perpara , por per mendimin tim ne keto eleminatore eshte kualifikuar pa merite. Une do te doja qe nje dite Shqiperia te bente ate qe beri ne keto eleminatore Islanda , nje shtet me 300.000 banore , por me nje skuader qe fitoi gjithcka brenda fushes se lojes , me ndeshje te bukura e fitore spektakolare.

    3. lelegu says:

      Si nuk lodhesh duke hedhur balte mbi kombetaren? A nuk ke cipe?

      1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

        O patriot !
        Cila nga ato qe kam thene eshte balte ?
        Mi argumento !

    4. Niko says:

      si mor nuk vleu për asgjë? Po Katari ësht si ata kalamajt e vegjël me të cilët nuk luan askush, sepse nuk dinë të luajnë. Por Katari ësht një vend i pasur që i blen ndeshjet. Të paguan që të luash me atë…… A e kupton tani se pse u ndeshëm me Katarin??

  2. jar manhatani says:

    u ndeshen me katarin
    per pak hongren Karin

  3. Agron says:

    O rrusha… nëse ishin 2-1, dhe thuhet që trefishoi shifrat, I bie të ishin 6-1. Ah shqipja juaj…

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Takimin e pare e kemi me Francen,Qatari vetem ne ngjyren e lekures ngjason.
    Skuadra jone nuk do ta kete ate lluks,por do dal nga mbrojtja zonale,ne kundersulm,veprim te cilin sot nuk e pame ne asnje rast !

  5. rako ferra says:

    O lik lik qe ha fik
    Pa shiko ndeshjet e tjera miqesore te Katarit
    Skuadra europiane shume here me cilesore se neve dhe eshte mundur me veshtiresi
    Katari po pergatitet per boterorin e 22 dhe ka bere perparim ne futboll
    Pavaresishte se nuk shte ndonje rival i madh perseri ngelet pozitive fitorja

    1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Po cfare po ben ne ferra njehere , dil dhe pastaj diskuto.
      E perseris qe ne duhet te zgjidhnim skuadra te ngjashme me ato qe kemi ne grup per te bere miqesore.
      A mund te me thuash pse ishte positive fitorja ? Me mire te kishim bere nje ndeshje kontrolli skudra e pare me skudaren e dyte.
      Nese do te kishim perballe nje skuader te ngjashme me ato qe kemi ne grup , dhe do te pesonim qe ne minute e pare , kujton se do kishe ndonje shans per te permbysur rezultatin ?
      Harroje , do te pesoje ndonje goleade.
      Epo ne fakt , ne nuk gjejme dot skuadra te tjera per miqesore , sepse sic ka thene i madhi Gani : “… skuadrat e medha nuk vijne te luajne me ne se kane frike se mos munden…”

  6. Komentatori i dehur says:

    Nje me njeeeeeeeee..e.e.eee.ee.ee.eee….e….e……..e…………e………….e….

    Gol barazues i abasdfjasdo bardhaaaaaaa…aaaa…aa…aa…a a…a…a……a…..a …

    1. Lavdi says:

      Tamam si ata komentatoret meksikan qe vetem therrasin dhe nje fjali te sakte nuk din te thone.
      Shpresojme mos e degjojme ne evropian se gjithmon na e ka shpifur me ate te folur.

  7. bob says:

    Ka rreth 20 vjet qe jetoj jashte Shqiperise.I kam ndjekur ndeshjet e Kombetares por jo me komentator shqiptar. Komentatori i ndeshjes qenka skandaloz.Si eshte e mundur te dalin komentatore te tille.A bejne ndonje krahasim me zotin V.Grillo apo edhe komentatore te tjere shqiptare te futbollit.Po ata qe e kane punesuar dhe lejojne nje skandal te tille te jene vertet ne nje nivel kaq te ulet dhe me shije kaq te keqe.(Ndoshta fjala shije nuk duhet te perdoret sepse vetem shije nuk ka,qofte edhe shije te keqe, por vetem injorance dhe mediokritet)

  8. True says:

    Te gjitha jane normale,ne futboll cdo gje mund te ndodhi por dua te shtoj se komentaori I ndeshjes eshte shume pak I pregatitur per te transmentuar live (nuk krahasohet me komentatoret e viteve 70 – 80) . Shpresoj te jete nje komentator tjeter per ndeshjet e evropianit.

  9. Astrit says:

    Per hir te se vertetes me ate loje dhe ate fiore nuk na ka bindur fare. Po hyne kesh tu ne europian, do te ndeshkohen rende.

  10. Pelasgian says:

    Ka bind ket k……rn tim ….

    Me loje s’ka bind aspak . Nje kros te bukur se pashe , as nji hapje loje nga krahu ne krah ….

    as nje vertikalizim …..asnji top filtrues .

    Pashe nji mbrojtje qe si gjithmon flen gjume ne fillim dhe ne fund te ndeshjes ,,,nji mesfushe pa ide dhe nji sulm qesharak .

    Sadiku beri nji gol te bukur por ne Europian nuk ka Katara e Jemena …ka skuadra qe s’te lene te kesh gjithe at kohe per goditje .

    Prisja dicka me shume nga Rashica , i pati tre raste 1vs1 me kundershtarin po nuk beri gje .

    Ket rradhe me pelqeu Basha .

    SKANDALOZ SI PERHER LILA . Uroj qe mos te drogoj Ganiun neser kur te bej listen e 23 lojtarve .

    Jemi ne nje grup me dy shtete qe komandojne futbollin boteror . Franca eshte padroni shpis dhe natyrisht do favorizohet nga arbitri , sidomos kunder skuadrave pa emer si ne . Nji Lila i tille me ato faulla del me te kuq qe ne minte te 5 . Zvicra po ashtu do favorizohet nga arbitri .

    Ndeshja tjeter eshte me Ukrainen e Iarmolenkos dhe Konoplyankes …shikoni pak highlights e ndeshjes Rumani – Ukraine .

    Te knaq shpirtin me at loje . Nese do lozin mire kunder Ukraines atehere e kemi ndonje shprese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje