Ish-ministri demokrat genc Ruli shprehet sërish kundër ndryshimeve në kushtetutë për mosdiskriminim ndaj orientimeve seksuale.
Në një intervistë në “Panorama”, Ruli thotë Shqipëria ka sot një legjislacion më se liberal e të standardeve europiane për sa i përket lirisë së orientimit seksual.
“Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë? Tingëllon përsëri absurde, njëlloj si dhe dy shtesat e mëparshme, por me sa duket, edhe shtesat e mëparshme janë bërë për të mbuluar ndërhyrjen në Pjesën e Parë të Kushtetutës, pikërisht për të futur këtë frazë mbi orientimin seksual. Nuk besoj se i largohem shumë të vërtetës, por nga zyrtarë e diplomatë të huaj, Shqipëria ka një presion të vazhdueshëm për njohje ligjore të martesave gej”, thotë deputeti i PD.
Ruli sqaron se, ndërhyrja në Kushtetutë po bëhet për t’i çelur rrugën një reforme jetike, asaj të sistemit të Drejtësisë dhe jo për të liberalizuar më tej statusin ligjor të homoseksualëve, çka nuk ka po të njëjtën prioritet, sa edhe Reforma në Drejtësi.
“Së dyti, komisioni i posaçëm i ekspertëve për Reformën në Drejtësi shkel rëndë mbi mandatin e Kuvendit, por edhe mbi dinjitetin e shqiptarëve kur, me një lloj “hileje”, fut këtë shtesë në Kushtetutë.
Sot janë ende pak vendet europiane e perëndimore që i njohin ligjërisht martesat gej. Shqiptarët do të kenë kohën e të drejtën e tyre të vendosin vetë për një çështje të tillë, pa u sforcuar të shtiren më liberalë sesa janë sot”, thotë Ruli.
Sipas tij, e drejta për ta gjykuar vetë shqiptarët këtë çështje, si dhe zgjedhja që ata do të bëjnë, nuk mund të defektohet me këtë hile juridike dhe as t’u bëhet fakt i kryer në padijeni.
Kjo çështje, kur t’i vijë koha, duhet debatuar publikisht dhe vullneti i shqiptarëve, ndoshta, do të duhet të shprehet me referendum kombëtar.
Axhenda homoseksuale eshte pjese integrale e Rendit te ri Boteror (New world Order). C’fare eshte rendi i ri boteror, te cilin Bankieret duan ta arrijne me cdo kusht dhe veglat e tyre politike ne Bote e promovojne pa kushte. Eshte nje sistem diktatorial skllaverimi per planetin, ku shumica do te skllaverohen ndaj nje pakice 1%-she. Pak a shume eshte nje diktature Komuniste apo Socialiste Boterore, ku cdo gje do te kontrollohet dhe monitorohet nepermjet nje sistemi financiar te integruar elektronik, ku njerezimi nuk do te kete mundesine e zgjedhjes dhe deshires. Eshte nje enderr e Zionisteve Satanike, per te kontrolluar gjithcka.