De Biasi flet për të përjashtuarit: Zgjedhjet, e drejta ime. Jemi këtu falë tyre

1 Qershor 2016, 12:43Sport TEMA

Trajneri i kombëtares kuqezi, Gianni de Biasi doli në një konferencë për shtypë mesditën e sotme ku komentoi zgjedhjet e bëra për vendosjen e listës përfundimtare, e cila u publikua një ditë më parë dhe jashtë së cilës mbetën Gjimshiti, Rashica, Rrahmani dhe Shala.

Zgjedhjet që kam bërë janë ekskluzivitet i imi.

Kemi arritur deri këtu falë zgjedhjeve që kam bërë në të kaluarën.

U tregova i drejtpërdrejtë me lojtarët. Ata duhet ta pranonin vendimin pasi që në fillim e dinin që 4 lojtarë do të largoheshin.

Vendimi është marrë në bazë të punës që kemi zhvilluar gjatë kësaj faze në Austri, ndërsa është marrë parasysh aspekti teknik, si dhe fizik dhe më pas kam vendosur për lojtarët që janë më të gatshëm për ekipin”, u shpreh De Biasi.

I pyetur veçanërisht për lënien jashtë listës të Gjimshitit dhe Rashicës, De Biasi dha arsyet e largimit të tyre nga grupi.

Gjimshiti nuk ka luajtur thuajse prej një viti.

Rashica ka luajtur shumë minuta këtë sezon me ekipin e Vitesse-s. Ai është një talent i madh, por ai nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në fazën eliminatore, ka luajtur pak minuta me Luksemburgun dhe Katarin.

Ai është pjesë e së ardhmes”, u shpreh De Biasi.

Për sa i përket ndeshjes miqësore me Ukrainën, dy ditë më pas, trajneri i kuqezinjve u shpreh se i ka dhënë detyra specifike lojtarëve dhe këtë pret ta shoh në fushën e lojës.

7 komente në “De Biasi flet për të përjashtuarit: Zgjedhjet, e drejta ime. Jemi këtu falë tyre”

  1. arben muhameti says:

    E drejte ,vetem trajneri vendos.Ne ndjejme keqardhje per 4 te larguarit dhe personalisht per Rashicen.

    1. vflp says:

      Ashtu eshte. Ne liste lejohen vetem 23 lojtare. Le te shpresojme qe ata qe jane ne liste te na perfaqesojne denjesisht. Gazeta Guardian ka bere nje guide interesante per ekipin shqiptar dhe gjithe ekipet e tjera te Euro 2016.

      http://www.theguardian.com/football/ng-interactive/2016/jun/01/euro-2016-the-complete-guide-to-every-squad-and-every-player-in-france

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Po cfare ishte ajo konferce shtypi more ????
    Cfare ishte ai trajner qe fliste si gangster perpara gazetareve.
    U thoshte qe arsyet ua kam thene lojtareve dhe nuk ua them juve.
    Ore xha Gani ,
    Ti aty nuk perfaqeson veten tende apo pronen tende , por Shqiperine.
    Gjithe te interesuarit duhet ti dine arsyet se perse more apo le nje lojtar te caktuar.
    Je I detyruar ti pergjigjesh gazetareve .
    Nuk e di pse e bere kete conference shtypi , apo te tregosh se je mbret e nuk pyet per njeri.

    – Nuk e paske marre Rashicen sepse nuk ka luajtur shume me ne. Po mire ti e dije kete qe kur bere perzgjedhjen e 27-shes. Perse e more Rashicen ? apo mendove se po te luante me Katarin , atehere do plotesonte minutat e duhura. Pse atehere ne 27-she nuk more Salihin ?

    – Xhimshiti paska 1 vit pa luajtur ????? Po pse e grumbullove ne 27-she ? apo mendove se mos plotesonte minutat me Katarin ?

    -Po ate Lilen pse e mbajte apo qe ta kesh te sigurt nga 1 karton te verdhe ap te kuq ne cdo ndeshje ?

    Jepi xha Ganiu , o kapo I kombetares , ti ka lene te lira freret e kalit Duka per perzgjedhjet , apo nje frer e ke ti dhe nje Duka ?

  3. enter"" says:

    Formacionin e ben Cana hahahhaha.

    1. lelegu says:

      Cana duhet te dale ne pension se shume ka ndenjur ne kombetare

  4. WEB says:

    D.m.th ganiut i eshte mbushur mendja qe ai na solli ne europian ,,,!!!nuk po rendis ketu rrethanat rastesore ,nje prej te cilave hardallosja serbe ne beograd qe futem tre pike ne xhep ,por tani po percjell me duart e tij tre talente ,,direkte te kombetarja kosovare .Dhe per ta mbyllu,r ganiun mbas europianit nuk kemi per te ja pare me surratin ne shqiperi mbasi te na kete bere naften ,,,,Por fjala e trajnerit eshte ligj ,pavaresisht se eshte rroottt karrriii

  5. lelegu says:

    Duhej te kish marre Gjimshitin dhe Rashicen te pakten, trajneri arrogant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje