Morata: Dua të fitoj trofe me Real Madridin

31 Maj 2016, 15:37Sport TEMA

Alvaro Morata dëshiron rikthimin tek Reali Madridit. Goli i shënuar në finalen e Kupës së Italisë kundër Milanit, ndoshta është i fundit për Moraten me fanellën e bardhezinjve. Sulmuesi spanjoll në një intervistë të dhënë se fundmi u shfaq shumë i qartë përsa i përket të ardhmes së tij.

23-vjecari i pyetur në lidhje më një rikthim të mundshëm tek Reali i Madridit, nuk hezitoi të përgjigjej se dëshira e tij eshte qe të fitojë sa më shumë tituj me fanellën e Los Blancos. Gjithashtu ai shtoi se në radhët e Klubi Mbretëror ka shumë lojtarë cilësorë dhe se synimi i tij është që të ndihet një futbollist i rëndësishëm nëse transferohet. Nga ana tjetër trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri shpreson që Alvaro mos të largohet por, nisur nga fjalët e sulmuesit duket se lamtumira është e pashmangshme:

Sot jam një tjetër sulmues nga ai që isha kur u transferova tek Juventus. Jam rritur shumë në aspektin taktik. Besoj se tani jam gati për të luajtur për një skuadët të madhe. Shpresoj që e ardhmja ime të mbyllet brënda datës 13 Qershor.”, tha spanjolli.

Përvec Realit të Madridit që ka të drejtën e riblerjes së kartonit të sulmuesit, në drejtim të Moratës ka oferta edhe nga Anglia.

“Kam pasur oferta  disa oferta nga Premier League. Me karakteristikat që kam unë transferimi im në Angli do të ishte një hap i madh në karrierën time. Jam 23-vjec dhe dëshira ime është të luaj dhe të mësoj sa më shumë nga shokët e skuadrës”, tha Morata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje