Grushte, shkelma, shkelje, sharje, simulime: A është Pepe lojtari më i urryer në historinë e futbollit?

30 Maj 2016, 17:49Sport TEMA

Ai është një tip lojtari që të gjithë trajnerët do të donin ta kishin në ekip, por që e urrejnë si kundërshtar. Epitomi i së keqes në futboll na prezantohet si një mbrojtës portugez i inatosur, por që është kthyer në një fitues serial me dy trofe Champions League, një Kupë Bote për klube dhe disa trofe në Spanjë. 33-vjeçari është përfshirë në goditje, shkelje, grushte, përplasje, ngacmime drejt arbitrit, simulime, sharje, akuza për racizëm dhe pështyma.

Gjatë sezonit që lamë pas ai ka marrë shtatë kartonë të verdhë në 32 ndeshje dhe disa menduan se ai më në fund paska zënë mend. Deri në finalen e Champions League ku ai u rikthye Pepe që njohim të gjithë duke u bërë gazi i botës. Por Pepe-s nuk i intereson shumë, dhe kjo dukej qartë në fund të ndeshjes, teksa mbante një shkop për ‘selfie’ dhe shkrepte foto me shokët e ekipit duke festuar lavdinë. Më poshtë janë përzgjedhur 10 momentet më të ulëta në karrierën shumëngjyrëshe të mbrojtësit portugez:

21 Prill, 2009 kundër Getafe

Pepe e humbi komplet toruan gjatë kësaj ndeshje. Ai shtyu Javi Casquero-n në minutën e 87-të duke shkaktuar një penallti, e goditi dy herë lojtarin e Getafe-s teksa ai ishte akoma i shtrirë në tokë, më pas godet Juan Albin në fytyrë teksa po konfrontoheshin. Ai duhet të shoqërohet nga fusha nga Casillas, dhe mori një dënim prej 10 ndeshjesh si dhe vuri në dyshim të ardhmen e tij në futboll.

27 Prill, 2011 kundër Barcelona-s

Pepe ka një histori të gjatë me Dani Alves. Në veçanti një faull i pisët që erdhi në minutën e 61-të gjatë përballjes në Champions League. Pepe hidhet në sulm dhe e godet Alves posht gjurit të djathtë . Alves rrokulliset në tokë, aq i madh ishte impakti.

17 Gusht, 2011 kundër Barcelona-s

Cristiano Ronaldo sapo kishte shënuar gjatë El Clasico-s në “Nou Camp”. Teksa trajneri i atëhershëm Jose Mourinho po mundohet të qetësonte lojtarët nga stoli, Pepe e injoroi ekipin që ishte duke festuar duke kryer disa gjeste aspak të hijshme kundrejt tifozëve të Barça-s. Nuk ishte hera e parë që e bënte këtë.

17 Dhjetor, 2011 kundër Seville

Pepe po markonte Alvaro Negredo-n kur dyshja po luftonte për një top pranë flamurit të këndit në stadiumin e Seville-s. Mbrojtësi e goditi kundërshtarin me një bërryl cinik mu në fytyrë. Atij iu tregua një karton i kuq i menjëhershëm.

18 Janar, 2012 kundër Barcelona-s

Edhe njëherë tjetër El Clasico. Lionel Messi ishte rrëzuar në tokë në minutën e 68-të dhe po qëndronte i shtrirë me duart të mbështetura në fushë. Në atë moment Pepe i kalon pranë duke e shkelur në dorë “aksidentalisht”. Arbitri nuk e pa, por Wayne Rooney po, duke komentuar nga Twitter-i i tij: “Pepe. Çfarë idioti.”

21 Mars, 2012 kundër Villarreal

Një ndeshje e La Liga-s ndërmjet Real dhe Villarreal e cila pëfundoi 1:1 por që mbahet mend për kaosin e madh me Serigo Ramos dhe Mesut Ozil të përfshirë dhe të përjashtuar nga loja me karton të kuq pesë minuta para përfundimit të ndeshjet. Pepe, çuditërisht, e shmangu kartonin e kuq, por që të mos lihej mbrapa nga shokët e ekipit, ai akuzon arbitrin e ndeshjes për ‘vjedhje’ në tunelin e stadiumit. Ai u dënua me dy ndeshje si pasojë.

16 Qershor, 2014 kundër Gjermanisë

Pepe mesa duket ka pasur një pikë të dobët për lojtarët e shtrirë në tokë. Portugalia e filloi Kampionatin Botëror shumë keq duke u ndodhur në disavantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Thomas Muller po qëndronte i ulur në fushë pas një ndërhyrje të Pepe-s. Qendërmbrojtësi e humbi toruan dhe godet sulmuesin gjerman në kokë. Ai përjashtohet – Muller përfundon ndeshjen me një tregolësh.

28 Korrik, 2014 kundër Roma-s

Real Madrid ishin duke luajtur me Roma-n një ndeshje miqësore në Amerikë, teksa një sherr midis Pepe dhe Keita ndodhi në prag të sfidës. Keita refuzoi t’i jepte dorën Pepe-s dhe e godet me një shishe plastike. Pepe si pasojë e pështyn mesfushorin. Arsyeja e mosdhënies së dorës paskan qenë ofendimet që i ka bërë Pepe kur Keita ishte akoma te Barcelona.

22 Mars, 2015 kundër Barcelona-s

Për një lojtar që ndërhyn aq ashpër dhe nuk i thotë jo asnjëherë konfrontimeve fizike, kur ka topin mjafton të marrësh frymë pranë tij dhe ai rrëzohet. Teksa Suarez kërkonte ti rrëmbente një top nga mbrapa në ndeshjen e vitit të kaluar, Pepe rrëzohet sikur sapo u godit me një plumb në gjoks.

28 Maj, 2016 kundër Atletico Madrid

Kjo listë nuk do të ishte e kompletuar nëse nuk do të përfshihej aktrimi i tij gjatë finales së Champions League. Në fillim, ai rrëzohet në tokë duke u rrotulluar pas një përplasje me Filipe Luis. Më pas pretendon se është goditur nga mbrojtësi i Atletico-s. Më vonë, pas një përplasje me Carrasco-n ai sërish bën sikur e kanë goditur në fytyrë me grushtin e Mike Tyson në kohërat e arta./ Telesport

2 komente në “Grushte, shkelma, shkelje, sharje, simulime: A është Pepe lojtari më i urryer në historinë e futbollit?”

  1. argenti says:

    Pepe majmuni më i ndyrë….

  2. sala says:

    Pepe njifet per agrisivitetin e tij ….por ka lojtare shume me te keqij se Pepe qe stimulimin e kane ne plan te pare ,ky eshte Nymar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje