FSHF reagon për Skënderbeun: Asnjë njoftim nga UEFA

31 Maj 2016, 17:15Sport TEMA

Shefi i Sektorit të Ga rave në FSHF, Lysjen Nurishmi, ka garantuar se në institucionin e futbollit në vendin tonë nuk ka mbërritur asnjë njoftim nga UEFA në lidhje me hetimin që po i bëhet skuadrës së Skënderbeut.

“Me sa kam dijeni unë, nuk ka ardhur asnjë lajmërim për Skënderbeun nga UEFA. Drejtori i Licencimit në FSHF ka dërguar emrat në bazë të renditjes së Superiores dhe ekipet që janë të kualifikuara për të luajtur në Kupat e Europës i plotësojnë kushtet e licencimit nga UEFA”, ka thënë Nurishmi për “SuperSport”.

Më pas, ai ka folur edhe për numrin e dosjeve të mbërritura në FSHF për klubet shqiptare që dyshohen për trukime të ndeshjeve.

“Nga sa informacion kam unë, numri i dosjeve këtë sezon është shumë i ulët në krahasim me sezonet e kaluara. Ka pasur vetëm dyshime apo sinjalizime, por asgjë konkrete. Kjo tregon se gara është e pastër dhe shpresojmë të jetë kështu në të ardhmen”, tha zyrtari i FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje