PS kërkesë zyrtare Prokurorisë, pas heshtjes së kësaj të fundit: Të hetohet Flamur Nokën

1 Qershor 2016, 18:10Politika TEMA

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë të dhënat e deklaruara nga deputeti demokrat Flamur Noka në formularin për procesin e dekriminalizimit.

Më shumë se një e dhjeta e deputetëve, anëtarë të grupit parlamentar socialist, kërkojnë verifikimin e të dhënave të deklaruara nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Në kërkesën zyrtare drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, deputetët socialistë thonë se kolegu i tyre demokrat nuk ka treguar se është ndaluar, i është vendosur një masë sigurie personale dhe është dëbuar nga një shtet i huaj.

Ligji për dekriminalizimin parashikon ndërprerjen e mandatit, shkarkimin dhe ndjekjen penale për të zgjedhurit nëse ai fsheh të dhënat dhe verifikimin e kryen Prokuroria e Përgjithshme. Bazuar në këto fakte prej disa ditësh socialstët kërkojnë hetim për deputetin Noka.

“Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprohet për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg, por edhe për Arben Ristanin, numrin dy të Partisë Demokratike, i dënuar gjithashtu me burg. Partia Socialiste i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të përfshihet në hetimin e Flamur Nokës, Arben Ristanit, Alban Zenelit e të çdokujt tjetër që përfaqëson këtë parti dhe që ka probleme me dekriminalizimin”, deklaroi deputeti Alfred Peza.

Flamur Noka ka fshehur arrestimin e tij në vitin 1991 nga organet e sigurisë së ish-Jugosllavisë.

Në dokumentat e asaj periudhe, të botuara nga gazeta TemA, thuhet se zyrtarë të shërbimit sekret jugosllav UDB i bënë atij një ofertë për bashkëpunim, duke i ofruar edhe një punë, ndërsa Noka dha informacion në lidhje me themelimin e PD, ngjarjet në Shkollën e Bashkuar, rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Më pas ai u deportua në Shqipëri.

3 komente në “PS kërkesë zyrtare Prokurorisë, pas heshtjes së kësaj të fundit: Të hetohet Flamur Nokën”

  1. tani14 says:

    HARRUAT MHILL FUFIN GANGON E PD QE VINTE TEK BAR KALAJA TEK PEDONALJA DHE ULERISTE SI KAFSHE ME REVOLE NE DORE ,PASI KISHTE MBESHTETJE TE S.B.M. (sali berisha madherishem) tung

  2. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Ku e kini mesu Shqipen, si Flamur Noke(n)? Ju Tema

  3. Simba says:

    Fufi trimi dhe te gjithe fisi i tij dihet qe jane marr me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje