Sondazhi i Dhomës Amerikane shënon rënie të ndjeshme, Donald Lu: Jam i zhgënjyer!

1 Qershor 2016, 14:33Ekonomia TEMA

Treguesi i Indeksit të Besimit të Dhomës Amerikane (ABI) për vitin 2015 ka shënuar një rënie të ndjeshme me 4.83 pikë përqindjeje, duke zbritur nga 42.77 në 37.94 pikë.

Kjo është hera e parë që ky indeks shënon rënie, që nga 2012-a, që është viti i parë kur u mat ky indeks.

Për 2016-n pritet një përmirësim i lehtë në 40.61, por që mbetet gjithsesi nën nivelin e vitit 2014, kur ky tregues ka regjistruar nivelin më të lartë.

Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.

Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral.

Tre shqetësimet kryesore të raportuar nga të anketuarit për vitin 2015 ishin “niveli i përgjithshëm i taksave të zbatuara” (26.89), “monopoli dhe konkurrenca e pandershme” (27.8), “burokracia e qeverisë” (28.17).

Perceptimi për nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara është ulur gjatë vitit 2015.

Rreth 70% e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara si të pafavorshëm ose shumë të pafavorshëm për bizneset, 26.5% e perceptojnë si neutral, ndërsa 3.8% si të favorshëm ose shumë të favorshëm.

Ky është treguesi që ka shënuar dhe rënien më të madhe, nga 34.13 pikë në 2014-n në 26.89 në 2015-n.

Anëtarët e Dhomës Amerikane kanë perceptuar një përkeqësim të trendit të ekonomisë në 2015-n (31.44), krahasuar me 2014 (40.14).

Ata presin që rritja ekonomike të ndryshojë sërish trend në 2016-n.

Nga 27 tregues që mat indeksi, vetëm 3 rezultojnë në përmirësim “rregulli dhe siguria në vend”, “niveli i ekonomisë informale” dhe ndryshimi total në punësim.

Në indeksin e vitit 2014, niveli i ekonomisë informale kishte qenë shqetësimi kryesor, ndërsa në indeksin e këtij viti, ai është problemi i katërt më i madh.

Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me tatimet e doganat

Marrëdhëniet me autoritetet doganore kanë pasur pikësimin më të lartë në indeksin e vitit 2014.

Por në atë të 2015-n, ky tregues ka shënuar rënien më të fortë, duke zbritur nga 64.9 në 53.79.

E njëjta tendencë është dhe për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet tatimore, që kanë rënë nga 58.89 në 49.81.

Këto janë dhe dy treguesit që kanë shënuar rënien më të madhe në indeksin e vitit 2015.

Rënie kanë shënuar edhe tregues që më parë kishin pikët më të larta, si furnizimi me energji (që gjithsesi mbetet shqetësimi më i ulët i bizneseve), infrastruktura, marrëdhëniet me qeverinë lokale, me gjykatën, me ministritë etj.

Vëzhgimi bëhet eskluzivisht me anëtarët e Dhomës Amerikane, të cilëve u kërkohet opinion lidhur me ambientin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit të kaluar (2015) dhe pritshmëritë për vitin aktual (2016).

Ai u zhvillua online gjatë muajit shkurt 2016. Nga 137 anëtarë dhanë përgjigje 128 prej tyre.

Donald Lu: Jam i zhgënjyer…

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z.Donald Lu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rënien me gati 5 pikë përqindjeje të Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane (ABI), të publikuar ditën e sotme.

Në fjalën përshëndetëse, botuar në fillim të Indeksit të Biznesit 2015-2015, z.Lu shprehet: “Unë mbeta i zhgënjyer kur vura re rënien e ndjeshme të ABI në 2015-n, nga 42.77 në 37.94”.  Ai vijon më tej, duke inkurajuar qeverinë dhe gjithashtu edhe liderët e tjerë të biznesit që ta përdorin këtë raport, si një mjet të fuqishëm për t’u përqendruar dhe për t’i dhënë prioritet reformave për klimën e biznesit në Shqipëri.

Në letrën e tij ambasadori shprehet se gjithsesi raporti nuk është tërësisht një lajm i keq.

“Unë jam i inkuarajuar që anëtarët e Dhomës Amerikane janë optimistë për vitin 2016, me pritshmëritë që ABI do të ringrihet në 40.61. Unë besoj se miratimi me sukses dhe zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor, një angazhim për të pasur një regjim rregullator të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe lufta e fortë kundër informalitetit dhe korrupsionit do të bëjnë që ABI të ketë një rritje edhe më të madhe sesa parashikohet në raportin e vitit të ardhshëm”.

Sipas z.ambasador, ABI jep një përmbledhje të shkëlqyer të pritshmërive të komunitetit shqiptar dhe të huaj të biznesit.

Ai shton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbështesë Dhomën Amerikane dhe ABI dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me anëtarët në promovimin e interesave të komunitetit të biznesit të SHBA-ve në Shqipëri.

Pak ditë më parë, edhe zëvendësambasadori amerikan, David Muniz, në një takim të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj shprehu shqetësimin për përkeqësimin e klimës për të bërë biznes në Shqipëri.

Ai tha se “investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur”.

“Procedurat gjyqësore janë të thjeshta, detyrimet e borxheve janë një problem. Kompanitë amerikane kanë bllokuar planet për investime për shkak të zvarritjeve gjyqësore. Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime, sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë”, ka deklaruar Muniz./Monitor

16 komente në “Sondazhi i Dhomës Amerikane shënon rënie të ndjeshme, Donald Lu: Jam i zhgënjyer!”

  1. qeka zhgenjy nga likja dhe sala si kann afru shumat e premtuara lol !
    shko ne pidh tsatom
    atje ske mu zhgenjy asiher

    1. Epirioti II says:

      Ky kryetari i Dhomes Amerikane njihet per ultra i djathte. Tani paska fillu me bo dhe sondazhe te manipulum.
      Te gjithe amerikanet qe kane ardh me bo biznes keto 20 vite ne Shqiperi kane nje gje te perbashket: nuk kane bere as edhe nje dite biznes ne USA. Jane te gjithe “loosers” kopila qe kane ardh ne Shqiperi per te nxjerr leke duke shfrytezu emrin amerikan dhe duke marre suport te pamerituar nga Ambasada Amerikane.

      Mqs faktori kryesor negativ qe perze investitoret amerikan qenka sistemi gjyqesor, si ketij amerikanit qe ka bere studimin Gjykatat ne kohen e Berishes garantonin nje klime te mire biznesi kurse tani u bene te korruptuara dhe e prishen klimen e biznesit.

      Na hapet barkun, as teater nuk dini me lujt.

    2. LuL u Ba Sha says:

      Lu Lu Bash Berisha ka shume te drejte. Dhe LuLU Basha tani prioritet ka ekonomine shqiptare.

      LU LU per President!

  2. durresi says:

    Amerikanet ankohen per taksat, po le ta provojne ne amerike ku shteti nuk i fal qimen (dhe taksat jane kushe di sa here me te larta). Ishin mesuar keq ata me shtetdhjerin e meparshem ku nje rryshfet kushton shume me lire se te paguash taksat.

    1. lipi says:

      O Nasi ………. ne amerike shteti nuk ta fal vertet qimen, ama aq sa ne shqiperi tatohet rroga, 20-24% (kontribute + taksa) !!!
      Dhe gjithsesi ne fund te vitit, shteti te kthen leket kur mbyll taksat, nqs ke pasur me shume shpenzime, ose ke te ardhura te ulta!

      Kshu ti mekembesi yqymetit!!!

  3. Anna Kamp says:

    Mjafton te jesh i kenaqur me Saliun zotni Lulu, se per te tjerat…! Thjesht me neverit ky qyrranjos qe i qurravitet Berishes para mbrapa.

  4. LORA says:

    Lajm i mire,,,,republikes se bordellos ambasadoriale (ku nuk ben perjashtim edhe kinezo-amerikani D.Lu) po i shkurtohen ditet.
    Rrofshin dhe e trashegofshin vetem shqiptaret Shqiperine.
    Tung

  5. E po kjo pune! says:

    po ti akoma e nderon ate qoftelargun duke i shkuar tek konaku per bisedime… nese ka nje faktor konstant 25 vjet mjerimi demokratik eshte qoftelargu dhe ju e sollet dhe ju po e mbani akoma me kimet prandaj nuk po bie besimi tek politika shqiptare se ajo iku qe kur erdhi dhjerokracia por besimi tek perendimi qe si gjithnje na shet tek mafia politike. shprehja eshte kur nuk e kafshon dot, e puth doren por te cudit fakti se c’ne Amerika e fuqishme vazhdon ti serviloset nje qoftelargu, kaq poshte ka rene apo e ka te vetin!!! Se reforma nga ai fillon…

  6. sofokliu nga dhermiu says:

    shif sesi bo ky ambasadori!
    bo gjoja sikur s din gjo se kush osht shqipnija dhe se kush jan shqiptart. medemek tashti po na u zgjoka nga gjumi letargjik ku kishte flejt prej dekadash dhe po e kuptoka se kush osht realiteti!!!
    amerika e ka pas dit qysh para se te ndrrohej sistemi se kush jan shqiptart,kush do vij n pushtet,ca do boj dhe sesi do shkojn hallet me tej. I din t gjitha sepse ka sherbime secrete informative te cilat I din shum mir ambasadori ,shoku Mao Lu Du..
    por ky Du Lu ambasada bo si ato bukuroshet qe e kan qejf hajdarin dhe pasi pallohen dhe I le dashnori qajn gjoja “u mashtruan”,por diten tjeter I shef me kollovar t ri.
    edhe ky po bo sikur po qa,”me genjyen”!
    dhe shife neser duke honger e pi prap me Sal me Lul me Ed e kompani…..
    vrkrt!

  7. Arber says:

    Shteti mbahet me taksa zoti kinez,po te pelqeu ,ndryshe majat nga themrat ,se ju ambasadoret e USA e keni ber lemsh gjithmone kete vend ,ju jeni e keqja njesoj si qelbesira sali !!!

  8. kujdes says:

    fajin e ka saliu…hahahahaaaa

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    @ kujdes pervec teje ceta e kp ( komentuesit me pagese)
    I Jane versule z Lu.
    Po PSE Lu nuk e shikon se na mbyten investimet e patrioteve te Luse.

  10. qifja says:

    Shif mer ej ca bohet!!
    Tani na doli qe fajin e paska Lu-ja!!!! Te drejte kini o shoket e partise, te gjithe i duan te keqen Rilindjes sone te dashur ………….. dhe sic ka thon dhe shoku yne Taulant Balla i pare, Partia mbi te gjitha!!!

  11. maximus says:

    keta i ka bere SALIU , si ushtare, edhe ai i pari njesoj si ky, kaq frike ta kene kete plakun e vicidolit xhanen. per ç’do gje i shkojne ne zyre, sikur te ishte presidenti i amerikes, ne fakt nuk kane faj , se luli i vocer i dergon atje , sepse ai nuk mer asnje vendim pa e konsulltuar me saliun.

  12. enver hoxha says:

    z. lu ku e gjene forcen saleh berisha qe poshteron ambasadoret e amerikes njeri pas tjetrit prej 20 vjetesh qe nga mariza lino e deri te arvizu. te gjithe iken te poshteruar nga enveristi sali berisha. keshtu po vepron edhe me ju. ne grupin parlamentar organizon grupin anti amerike imami-ruli-bylykbashi qe ti vene kufirin te thana presionit te amerikes per reformen ne drejtesi sipas mesimeve te enverit ‘bare hame por parimet nuk shesim’ kupto parimet e enverit a saliut. z. lu c’kerkon ne zyren e saliut te nesermen e perjashtimit te tij nga parlamenti. si te kuptohet kjo nga populli shqipetar. pra ju I thoni vazhdo te dhjeshe e te peshurresh ne parlament se ke mbeshtetjen e amerikes. ne kongresin amerikan nuk flet askush si berisha. pra shohim se berisha gjithe ambasadoret e amerikes I kape per bolesh e I sjell nga te done. tamam si enveri, enveri i poshteronte duke mos i pranuar, saliu i pranon e i poshteron. a e njifni nje tomas qe e bleu berisha me nje decorate nga nishan sakati. grupi anti amerike imami-ruli-bylykbashi edhe ju do te ju nxjerre ne pension e berisha vazhdon te talle bythen me ameriken. berisha nuk ju priti ne grupin palamentar u tha c’ mutin don amerika ketu’ ateher ju shkuat e i rate ne gjunje ne zyre-halen e tij. kjo eshte amerika. pyte tomasin pse e poshtron ameriken per nje decorate te bujarit sakat me porosi te berishes.rrofte berisha, poshte amerika. edhe ty berisha po te be gati pensionin. berisha ju kastron ju po i rruani bythen. me vjen teper inat kaq poshte ka rene amerika.

  13. Bariu says:

    Edi na genjeu kur bente fushate,-do ul energjine elektrike,cfare beri ,me dobicllek “gjeti nje mesatare”,me dy fjale ja u rriti cmimin 75% shqiptareve te varfer(nen 300 kw) ,nga 7 lek ne 9.5 lek,po keshtu edhe pr ndricimin e pompen e shkalleve te pallatit,nga 7 lek e coi 9.5. E rriti pa na njoftuar tatimin mbi devidentin (fitimin edhe te ineresave te lekeve ne banka etj)
    Po mbaron mandati i rilindsave ,-asnje rritje pensioni dhe rroge.Ne 2017 do marre fiqte e Velise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje