Ahmetaj në Berat: Mbështetje të vazhdueshme për fermerët

29 Maj 2016, 13:51Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka qenë në Berat ku ka zhvilluar takime me fermerët në zonën e Kutallisë.

Ai ka deklaruar se do ketë mbështetje të vazhdueshme për fermerët.

“Në Kutalli, Berat, pata kënqësinë e një takimi dhe diskutimi tejet të mirë me fermerë të zonës për të ndarë me ta të gjitha nismat në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që si qeveri kemi dhënë për fermerët, duke filluar nga paketa e bujqësisë, e deri tek skema e garancisë në bashkëpunim me BERZH.

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave për skemën e kompensimit të fermerëve është mirëpritur prej tyre si një lehtësim i drejtpërdrejtë, duke filluar nga rimbursimi i TVSH në masën 20% nga 6% që ishte më parë. Klasifikimi me risk zero i mundëson fermerit rimbursim të TVSH brenda 30 ditëve. Shërbim doganor 24 orë në dogana për eksportuesit e produkteve bujqësore dhe kalimi në kanalin jeshil pa asnjë kontroll. Kryerja e pagesave në cash deri në 30 mijë lekë dhe faturat elektronike janë patjetër lehtësi të rëndësishme.

Ka akoma për të bërë. Takimi i sotëm ishte një rast i mirë për të ndarë ide dhe sugjerime për atë që do të duhet ende të bëjmë në vijim. Shumë mirënjohës për vlerësimin dhe mbështetjen e tyre!” – është shprehur Ministri përmes një postimi në Facebook në përfundim të takimit”, deklaroi Ahmetaj.

3 komente në “Ahmetaj në Berat: Mbështetje të vazhdueshme për fermerët”

  1. Guri says:

    Ky ministër nuk ka idenë se çfare janë fermat bujqësore. Fshataret me pak dynymë tokë i quan fermerë! Ç’mund të presësh nga ky ministër?

  2. sahit politologus says:

    ky eshte bole bualli….

  3. socialisti i tradhetuar says:

    eja eja prape ne tepelene, dhe do ta shohesh.
    i pa bythe e i pa besë
    i shite njesite admistrative te LSI -ja. tradhetar.
    i le socialistet e tepelenes dhe memaliaj, rrugeve. maskara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje