Bankers Petroleum ndërpret përkohësisht prodhimin e naftës në Shqipëri

2 Qershor 2016, 15:49Ekonomia TEMA

Kompania Bankers Petroleum Ltd nisi sot herët në mëngjes mbylljen përkohësisht të prodhimit të naftës në Shqipëri për shkak të ndërprerjes të njoftuar më parë të aktivitetit të terminalit të Petroliferas shqiptaro-italiane në Vlorë.

“Pezullimi i terminalit të eksportit gjatë javës së kaluar ka çuar në një mungesë të magazinimit të naftës së papërpunuar brenda portit por edhe në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

Kompania pret që pezullimi të hiqet në ditët e ardhshme, duke i lejuar Bankers të rifillojë operacionet”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje