"Bankers" gati për kalimin te kompania kineze, merr aprovimin nga bordi

2 Qershor 2016, 12:52Ekonomia TEMA

Kompania Bankers Petrolium ka mare aprovimin e bordit per te shitur aksionet e tyre.

Kompania qe do te bleje aksionet e Bankers Petrolium quhet Geo-Jade dhe do t’i bleje keto aksione me nje cmim $2.20 per aksion.

Aprovimi u bë nga një numër më i madh se 97 përqind e votave.

Marrëveshja pritet të mbyllet brenda qershori ose korrikut të 2016.

Marrëveshja është arritur për një shumë totale prej 575 milionë dollarësh.

Kompania Geo-Jade që këtej e tutje do të ketë kontrollin e naftës në Shqipëri është një nga korporatat më të mëdha kineze të listuara në bursën e Shangait. Kapitali i saj llogaritet në rreth 3.6 miliardë dollarë.

Kjo kompani ka bërë disa investime në Azinë Qendrore, Kinë dhe Amerikën Veriore. Ndërkohë Bankers Petroleum operon prej disa vitesh në vendin tonë. Ajo zotëronte vendburimet e pasura me naftë në Patoz Marinzë, Kuçovë dhe disa zona të tjera.

Largimi i “Bankers” vjen pas marrëdhënieve të acaruara me qeverinë shqiptare pas shpërthimeve në puset e Marinzës vitin e shkuar.

Bankers është akuzuar shpesh se paguante shumë pak tatim fitimi, si dhe i shmangej shumë taksave të tjera. Për 10 vjet në Shqipëri të ardhurat e saj ishin mbi 2 miliardë dollarë. Kontrata me Bankers u lidh në vitin 2004.

1 komente në ““Bankers” gati për kalimin te kompania kineze, merr aprovimin nga bordi”

  1. Guri says:

    Ministri Gjiknuri ka deklaruar kohet e fundit, se me kompanin Bankers po behen negociata, per permiresimin e disa kushteve te kontrates, qe ishin ashiqare ne dem te Shqiperise (“kur te shlyhen investimet do te japim gjysmen e prodhimit te naftes”). Bankers deklaronte cdo vit investime te larta, por pa dokumente (gjoja dilte pa fitim gjate 12 vjetve!!!). Pra, grabiti gjysmen e prodhimit te naftes gjate 12 vjetve!!! A eshte hequr ky kusht ne kontrate, para shitjes tek kompania kineze? Kete kerkon populli, jo perralla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje